Reagim: Z. Ilir Meta “ÇËSHTJA ÇAME” EKZISTON, ÇAMËRIA ENDE KULLON GJAK”

zericam_sh_d_holand_fb

Reagim

Reagim kundër Kryetarit  të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta 

si përgjigje e popullit shqiptar Çamë.

E bukura përherë mbahet përmes,- thuhet në një fjalë të urtë popullore. Dhe kështu ngjet edhe me njërën nga perlat joniane shqiptare, krahinën martire të Çamërisë e aneksuar padrejtësisht nga trungu mëmë, ashtu si edhe shumë treva të tjera shqiptare në vendet ish-Jugosllave, por pavarsisht represionit, dhunës, shantazhit, irredentizmit, terrorit, dëbimit, vrasjeve dhe burgosjeve, këto treva dhe popullsia e sajë ruajtën me fanatizëm gjuhën, zakonet, traditat e të parve të tyre , pa lejuar asimilimin nga shtetet ku u aneksuan.

Çamëria ka karakteristika gjeografike të veçanta nga trevat e tjera, gjë që ka çuar në lakminë e shtetve fqinje dhe vendeve të fuqishme që i mbështetën ato. Është pikërisht ky pozicion gjeopolitik që favorizon piklidhjet e rrugve me rajonet përreth, që kjo trevë ka zgjuar interes duke e çoptuar nga trungu Shqiptar.Është një dhuratë e nytyrës në mesdhe. Kjo xhelozi ka sjellur në vite e shekuj, vazhdon edhe sot, përpjekjet e Greqisë për ameksimin e trojeve të kësajë perle me veçori të çuditshme natyrore me një popullsi të përhershme autoktone duke i rezistuar spastrimit etnik në forma e mënyra të ndryshme, duke shpërngulur popullsinë shqiptare, kryesisht myslimane dhe popullimin me banorë të racave të ndryshme, por edhe përpjekjet për asimilimin e popullsisë çame me besim ortodoks. Popullsia shqiptare në Greqi në fillimshekullin e XX përbënte 90% në trevat e tyre, ndërsa sot, sipas statistikave të botuara edhe nga historianë dhe studjues të ndryshëm, popullsia çame në Greqi llogaritet rreth 165 mijë, ndërsa në Shqipëri rreth250 mijë.

Por të mos harrojmë edhe një mënyrë tjetër të boshatisjes së këtyre trojeve nga popullsia çame, atë të joshjes së lëvizjes demografike nëpër qytete të tjera të Greqisë, kryesisht Athinë. Burime shkencore dhe statistikore bëjnë me dije se sot ka rreth 1 milonë e gjysëm arvanitas në Greqi. Konkretizimi i qëllimeve aneksioniste të Greqisë ndaj trojeve të Çamërisë mori formë aty nga messhekulli XIX kur filloi të zbatohej plani i fshehtë. “Në pranverën e vitit 1854, -shkruan studjuesi Selman Sheme në monografinë”Çamëria”, filati ra në duart e bandave greke dhe shumë familje çame u masakruan…Planet për coptimin e Shqipërisë filluan të viheshin në jetë gjatë krizës lindore të viteve ’70, veçanërisht pas luftës ruso-turke të vitit 1887 dhe kongresit të Berlinit të vitit 1878. Për ti bërë ballë këtij rreziku të Traktatit të Shën-Stefanit që parashikonte coptimin e trojeve shqiptare, u temelua në Stamboll Komiteti Qëndror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë shqiptare. Më 1887 ky komitet kërkoi nga Greqia të jepte siguri formale për njohjen e tërësisë tokësore dhe të ekzistencës së një shteti shqiptar të pavarur .

Kufijtë jugor të këtij shteti duhej të përfshinin të gjitha krahinat shqiptare të vilajetit të Janinës, bashkë me Çamërinë deri në Prevezë. Qeveria greke nga ana e sajë ngulte këmbë që kufiri mes dy shteteve të përbënte një vijë që nisej në jug të Vlorës duke i lënë Greqisë gjithë krahinat e Epirit të jugut(Çamërinë) dhe Vorio-Epirin(Gjirokastrën, Delvinën dhe Përmetin). Me përkrahjen e diplomacisë angleze dhe franceze, këto kërkesa aneksioniste Greqia i paraqiti në Kongresin e Berlinit.-(Selman Sheme,”Çamëria”-monografi, faqe 12-13).Por do të vinin vitet e para të shekullit të XX kur banditizmi do të ngrinte krye mes terrorit, vrasjeve dhe përndjekjeve të popullsisë çame. Jemi pikërisht në vitin 1913 kur bandat greke realizuan masakrën e parë afër Paramithisë duke ekzekutuar në mënyrë kriminale 72 persona kryesorë të çamërisë dhe qindra të tjerë nga popullata e thjeshtë.

Bandat drejtoheshin nga hajduti dhe krimineli i pashoq, Deli Janaqi. Këtu merr udhë dhuna, krimi, terrori, genocidi, përndjekja dhe boshatisja etnike e viseve të çamërisë nga popullsia e sajë autoktone çame, fushatë që zgjati pa luhatje terroriste nga viti 1913-1945 me një shovinizëm të paparë në historinë e njerëzimit. Në këto kushte, viti 1913 shënon edhe emigrimin drejt Turqisë të një pjese të popullsisë çame, kryesisht asajë me besim mysliman. Por edhe pas përfundimit të Luftës së Parë botrore, më 1918, kemi përsëri një plan të detajuar për grabitjen e trojeve tokësore të popullsisë çame me ligjin e ashtuquajtur “reformë agrare”, ku shqiptarët humbën me mijra hektarë tokë nga pronat e tyre dhe nën trysninë dhe shantazhin e çetave terroriste që vepronin në zonën dhe fshatrat e çamërisë. Fillon përsëri emigrimi nga pamundësia e jetesës në Greqi edhe për shkak të sanksioneve dhe taksave të larta. Por shovinizmi nuk njeh të ndalur. Kemi dhunën e ushtruar për asimilim në vitet 1923-1926 dhe shpërnguljen me forcë të popullsisë çame drejt Turqisë, e mundësuar edhe nga Konferenca e Lozanës më 30 janar 1923 për shkëmbimet e popullsisë greke dhe turke. Si rezultat kemi rreth 25 mijë shqiptarë të shpërngulur me dhunë nga zona e Kosturit dhe Follorinës dhe dhe 55 mijë shqiptarë myslimanë të Çamërisë deri sa në vitin 1926 qeveria greke shpalli se proçesi i shkëmbimit të popullsisë kishte marrë fund. Në vitin 1928 kemi një notë proteste të qeverisë shqiptare për dhunën dhe masat e ashpra të ushtruara kundër popullsisë çame.

Viti 1936 vështirëson së tepërmi gjendjen e popullsisë në çamëri dhe kjo popuullsi qe e para që provoi viktimizimin nga pushtuesit italianë. Në luftën dhe konfliktin italo-greke, qeveria e metaksait burgosi mbi 8 mijë meshkuj nga 16-70 vjeç, një rast i papreçedent ku 600 vetë u masakruan dhe 300 u hodhën në det. Një nga akuzat më të pabaza ku bazohet propaganda greke sot , është ajo e bashkëpunimit me nazi-fashistat gjatë luftës së dytë botrore, gjë e cila nuk është aspak e vërtetë dhe faktet e rrëzojnë këtë argument të pabazë, por thjeshtë justifikues. Në Janar 1943 në Filat krijohet çeta e parë partizane, bashkëpuntore me EAM-in. Kjo çetë u bë formacion i rregullt ushtarak në rregjimentinXV të ELLAS-it. Në qershor të vitit 1943 u formua batalini”Çamëria” i njihur për betejën e rrezistencës 55 ditore në Bogaz të Konispolit. Në pranverë 1944 u formua batalioni i katërt”Ali Demi” me mbi 500 luftëtarë. Pra asgjë nuk qëndron nga pretendimet justifikuese të persekutorve të çamërisë.

Famëkeqi Zerva më 27 qershor 1944 mësyn në qytetin e Paramithisë dhe vranë mbi 600 shqiptarë të besimit mysliman; gra , burra, fëmijë, duke i torturuar dhe përdhunuar para ekzekutimit. Më pas shkuan në Pargë ku vranë52 shqiptarë.Më 23 shtator 1944 u plaçkit fshati Spathar dhe u vranë 157 shqiptar. Gratë dhe vajzat u përdhunuan dhe të tjerët u internuan në Egje. Gjatë kësajë fushate spastruese etnike nga ushtria e Napolon Zervës i njohur EDES, në vitet 1944-1945 , sipas statistikave zyrtare, u vranë 2771 persona, 68 fshatra dhe 5800 shtëpi u plaçkitën dhe u dogjën, u morën 110 mijë bagëti të imta, 2400 gjedhë, 21 mijë kuintal vaj ulliri, dhe mijra kuintal drith e produkte të tjera bujqësore dhe blektorale. Nga ky terror i papreçedent 35 mijë shqiptar erdhën në Shqipëri ku shumë prej tyre vdiqën rrugës nga sëmundjet.

Shperndaje ne
Updated: 11 Tetor, 2016 — 06:35

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.