A mos jemi feniksi i fundit ?

feniksi

Zogu i famshëm , legjenda e të cilit   “është  me origjinë nga  Egjypti e që grekët e “ paskan “ sjellë tek ne , është  sot dhe ishte i përfolur gjithashtu që nga Antikiteti. Feniksi i ngjante një shqiponje mbretërore me pendla të shkëlqyera dhe me fluturim  të lehtë dhe madhështor . Ai jetonte me shekuj dhe rilindte .  Përtërihej në një mënyrë të çuditshme duke e thurur çerdhen në bimë magjike ku vendosej në qendrën e saj dhe ia fuste zjarrin . Nga hiri i krijuar lindte feniksi tjetër i cili duhej t`ia dërgonte mbetjet e babait tij Heliopolisit , perëndisë së së Diellit. Sipas antikitetit feniksi ishte simbol i pavdekësisë  së shpirtit , i  cili rilindte  ende pa e përfunduar jetën e tij . Pra Feniksi ishte zogu i rilindur nga hiri i  prindërve të tij.

Thuhej se vinte nga Egjypti i vjetër , ishte sjellë nga grekët si legjendë e kishte , ishte shqiponjë me flatra që shkëlqenin plotë zjarr dhe bukuri të pashembullt . A mos ishim ne ? A mos jemi ne ai trashëgimtari i feniksit i lindur nga hiri i prindërve tanë?

Duke i  studiuar periudhat historike nëpër të cilat kemi kaluar ne si popull parahistorik më duket që  jemi vet feniksi . Pa pike dyshimi jemi vetë feniksi ; pra feniksi është populli shqiptar  i cili lindë rritet dhe zhduket me fajin e tij por pra rilindë nga gabimet e prindërve të tij. Edhe feniksi  sikur ne, lindë ose rilindë jeton dhe në kulmin e shkëlqimit të tij duhet të vdes dhe të digjet në zjarrin e prindërve të vet për të lindur përsëri. Ngjashmëri e madhe në mes të feniksit dhe popullit shqiptar.

Sa periudha të shkëlqimit të flatrave dhe pendlave tona i kemi pasur gjatë historisë ? Të panumërta .Zbulues të  parë të bukës , shkrirës të  parë të metaleve ; ose të lindur si feniksi nga asgjëja , nga hiri .   Edhe perënditë e flitnin  gjuhën tonë e nga feniksi pellazg linden gjuhët tjera , por ne duhej të digjeshim në flakën e madhe për të rilindur përsëri .

Diçka e ngjashme po ndodhë edhe sot , nga zjarri i komunizmit  në një anë dhe nga zjarri robërisë shekullore në anën tjetër lindi feniksi dykrenor , jo aq shumë larg në kohë  por si duket se këtij feniksit të ri Perëndia e Diellit ia ka dhënë jetën më të shkurtër . Mallkim i perëndive ! Po, ç`janë këto çarje të mëdha në mes nesh ?  Po , a e dimë që jemi përgjegjës historik që këtij feniksi  të lindur rishtas t`ia sigurojmë një jetë të gjatë ? Apo është e shkruar prej  perëndive që t`ia zvogëlojmë deri në mundësitë e fundit jetën , perspektivën dhe ardhmërinë ?

Më duket se Feniksi i këtyre dhjetëvjetëshave të fundit  nuk do të shndërrim  me shekuj. Jemi duke ia shkurtuar jetën. Ju lutem , zjarri i ri për djegëjen e Feniksit nuk është i prindërve të tij , por është zjarr i përgatitur nga perenditë e huaj dhe nuk ma merr mendja që nga hiri do të na rilindë po ai feniksi  i pavdekshëm  Atua  po e djegim përgjithmonë !

Fahri_xharra_fjalimi

Fahri Xharra, 18.10.16 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 18 Tetor, 2016 — 15:00

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. Heu,a mos jemi feniksi i fundit;EU,na sos gjemi renfiksi mundit,
    tundit;ore,kemi or jemi,shënjët,qenjët;më të shënjta,shtrënjta,o,
    qe mu prej kësaj shqipje,shkripje,me flatra të zjarrta,ndër vatra
    të Arta;me shkelqime rreze rrezatimi diellore,shpërblime breze or
    brezatime qiellore;qe kjo Shqipe madhështore,shkripe Arbërore,shi
    perendeshë,ore,si,mbretëreshë,mbarë gjallërimit,strallërimit,terë
    fluturimit,kulturimit,mbarë maleve,idealeve,kodrave o,votrave;ore
    vargmale,larg-ideale më t’larta,më t’arta,bjeshkatare,kreshkafare
    më krylegjëndare,më hy-egjëndare;duke krijuar,flijuar,rigufimin o
    triumfimin,terë t’mbarën,gjerë shkripfarën,qe nga zanafillë,ore,o
    dranaprille;duke regjenëruar,kregjezruar,edhe,në ringritjen ore,o
    rilindjen,më njërëzore,më brezore,terë botërore;qe mu si feniksi-
    shqipja,kren-shpikësi shkripja,ndër shekuj o shekuj,ndër tempuj o
    tepuj;vetë në kulmin,ngulmin,e madhërisë,Arbërisë;duke djegur ore
    pjekur,në zjarr or varr;porse,nga timi e flaka,ribindi o rilindi,
    prap dalka,falka;rilindej dhe ringritej,vrap teprap;feniksi shi,o
    duke ringritur,duke rilindur,nga hiri,i miri,Iliri;o,sipas tradi-
    tës,pragdritës,vargrritës;q’të dali,qe fali;zot,si përjetë mot,ou
    siç gjegji mor o sot i terë atdheu,prometheu;mu krylegjenda vetë
    Gjegji-Kastriot-Skendërbeu;si Prometheu;o,shkelqen,shpërblen,ouu,
    bashka,dashka,kry UÇK Hy-egjndarin,ou,Adem Krylegjëndarin;qe tek
    ringritej,ore,të rilindej prap teprap,ou rrap;vëllazëro-rihiro-
    farë shkripka vërria;oreee,Pellazgo-Iliro-mbarë Shqiptaria!!.
    Të fala një refugjat luftës nga Kosova në USA.vetëm njëri nga
    dhjeta milionë,gadi terë Shqiptaria-shkripka vërria;qe nga këso,
    pëso,beso;banda,tranda,terroriste,ferrorpste,nga lufta si futa,
    molkote,golgote,pa kthim,për amshim;terë shqiptaria-shkripkavria
    porse,arritëm,na mbërritëm,momemntët demokratike,kur kontinentët
    memo-antike,si dhe Diaspora-pria dora,mbarë kombëtare,mbarë Shqi-
    ptare,t’rikthehëmi,rishprehëmi,riprehëmi;terë ritrashgimin oreee,
    ribashkimin,mbarë kombëtare,ouuu,mbarë Shqiptare!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.