KOSOVA U “ÇLIRUA” E U “PAVARËSUA”, POR AJO VAZHDON TË SUNDOHET NGA SHËRBËTORËT E SLLOBODAN MILLOSHEVIQIT

plisi_voglushja(Ky shkrim ribotohet me kërkesën e lexuesve dhe me titull të përshtatur nga ana e autorit)

flamuri_valvitet

Shkruan:  Azem MUSLIU

Kur lexova lajmin për dorëheqjen e Profesorit të nderuar, Ramadan Zejnullahu nga pozita e rektorit të UP në fillim ndjeva një keqardhje të theksuar. Një kuadër i tillë i lartë arsimor ( kam patur rastin ta njoh figurën e tij të fuqishme të studiuesit të shkencës qysh në shkollën e mesme ) të tërhiqet nga ai pozicion strategjik i arsimit,-shtyllës së kombit e shtetit shqiptar të Kosovës?!… Kjo nuk tingëllon mirë aspak!
Por, kur e lexova arsyetimin e dorëheqjes së këtij shkencëtari të vërtetë, atëherë, shpirti mu mbush me një optimizëm te fuqishëm. Kjo është e natyrshme, sepse intelektuali i vërtetë me çdo vepër të tij i ndihmon njeriut, kombit dhe njerëzimit.
Aq sa kam patur mundësi të informohem, profesori, Ramadan ka luftuar dukuritë negative në UP, sidomos pas ardhjes ne pozitën e rektorit. Dhe, është krejt e natyrshme kjo, për një shkencëtar te mirëfilltë.
Sepse, shkenca e vërtetë dhe përparimi i vërtetë arsimor s´ka sesi të pajtohet me gënjeshtrën, injorancën, amoralitetin, nepotizmin e korrupsionin, tipare këto që fatkeqësisht e kanë mbërthyer pothuajse çdo institucion shtetëror e publik në Kosovë!
Dhe, të gjitha këto tipare te shëmtuara të katastrofës (jo vetëm arsimore) në Kosovë, profesori i nderuar i ka përmbledhur mjeshtërisht në një emërtim: DEGRADIM AKADEMIK!                                 
Dhe, kur një gjë e tillë ndodhë në universitet atëherë mund ta marrim me mend se çka ndodhë në shkollat e mesme dhe ato fillore anembanë Kosovës!
Do ta ilustroj këtë, me një ngjarje të vërtetë:
Një shok i imi nga Drenica, veteran i orëve të para të UÇK-së, me gjithë gjendjen e vështirë shëndetësore, ka disa vite qe u detyrua te emigrojë jashtë Kosovës, sepse shteti i Kosovës, nuk i kreu obligimet ndaj tij.
Para një jave kur po bisedoja me të me tha: Më ka kërkuar nëna ca para një ditë (nëna e tij ende jeton ne Drenicë dhe është analfabete). Qomi do pare, o bir!-më tha. Pse të duhen ato para oj nënë?-e pyeta.
-Dua ta kryej edhe unë një fakultet!-më tha. Dhe krisi gazi mes nesh!
Unë e dijë se nëna e tij bën shumë humor, por edhe është shume e mençur, bile edhe humorin e ka me thumba! …Biseda me batuta( mesele)  ka traditë në Drenicë.
E ju, mund ta merrni këtë vetëm si humor, por populli thotë: Hajgarja (humori) është gjysma e së  vërtetës!
Me këtë, desha te ilustroj një dukuri-pasojë të degradimit akademik në Kosovë,-dukurinë e shitjes se diplomave të shkollimit (jo vetëm) universitar! Kjo, dihet botërisht se është duke ndodhur jo vetëm ne Kosovën e “pasçlirimit” por edhe në Shqipërinë Administrative në këto vitet e demon-kracisë!
Dmth. edhe analfabetët mund të bëhen akademikë në vendin tonë!!!
Të barazohet i shkolluari, me të pashkolluarin…!I dituri me të paditurin…!
 Kjo është katastrofalë për kombin tonë!…Dhe për çdo komb tjetër ( në këso gjendje) në botë!
Nuk thotë kot populli: I padijshmi të tradhton nga padija!
Tash e kam me të qartë se:
-pse deputetet e Kuvendit të Kosovës votuan për Kushtetutën e antishqiptarit (Ahtisarit),  pa e  lexuar dhe kuptuar fare!!!
– pse deputetët e Kuvendit të Kosovës ne vitin 2013-të, votuan për bisedime pa kushte me Serbinë dhe për marrëveshje me të, pa e njohur fare thelbin e atyre marrëveshjeve!!!
-Bile, po të mos ishte gazi lotsjellës i opozitës, ata do të na kishin bërë “gazin e botës”!!!…
-Do të kishin votuar për 23 shkeljet e Kushtetutës së Kosovës!!!(Ohahahahahahohohohoho!)
Shkelje,  që u kryen nga Isa-kryeministri akademik(!!!)(mos qeshni-është anëtar i ASHAK!!!) dhe nga Hashim-studenti i Historisë!( Nuk e dijë sa diploma fakulteti i ka ble deri sot, por një gjë të gjithë e kemi pa qartë: Ai, s´ka haber me Histori!)
Bile, çka është edhe me keq; analfabetë akademikë po del të jenë edhe këshilltarët e tyre! (Ahahahahohoho!
-Po qeshi nga zori!…Medet për ne, kush po na udhëheq!)
Shihet pra qartë se, degradimi akademik paska kapluar plotësisht qeverinë e Kosovës!!!…
Historikisht dihet se, klasa sunduese përcakton kulturën sunduese të një populli.
Prandaj, mos u çuditni që një pjesë e popullit ka filluar të degradohet (degjenerohet) poashtu!
Tani çështja është, si të dilet nga kjo gjendje katastrofale?!
Së pari duhet gjetur shkaktari i kësaj gjendje.
-Dhe, këtu na ndihmon shume profesori i nderuar, Ramadan Zejnullahu kur na sqaron se prapa këtij degradimi qëndron klani i keqbërësve te fuqishëm.
Çdokush lehtësisht konstaton se në Kosove janë dy lloje njerëzish të fuqishëm.
Një lloj që fuqinë e marrin nga puna dhe dija dhe e, një lloj që fuqinë e marrin nga pushteti ose në bashkëpunim me pushtetin.
Tani, po shihet se kush janë keqbërësit,-apo jo?
O vëllezër shqiptarë!
A po e shihni se, po na udhëheqin qeveritarët akademikë analfabetë?!
Mos u çuditni pra, pse këta po na e sjellin Serbinë fashiste brenda në Kosovë me anën e “Zajednices”!
Mos u çuditni pra, pse këta po ia falin Malit te Zi  9000 hektarë tokë të Kosovës!
Mos u çuditni pra, pse ikën 100.000 shqiptarë nga Kosova brenda një natë!
Mos u çuditni pra, pse shqiptarët në Kosovë po vuajnë kaq shumë!
Mos u çuditni pra, pse Kosova qysh nga viti 1989-të, po shkon prapa!
Bile, se paku pas luftës së UÇK-së,  është dashtë të shkojë përpara!…
…Sepse, si para luftës edhe pas luftës po na udhëheqin ish-shërbëtorët e Sllobodan Millosheviqit!
Për Isën e LDK-se e kemi ditur! Për Hashën e PDK-se e mësuam tash vonë (ma mirë vone se kurrë)!
 Një gjë është e qartë tani si drita: Populli shqiptar dhe kjo qeveri e Kosovës nuk shkojnë bashkë kurrë!
Kurrë nuk kanë qenë bashkë në të kaluarën dhe kurrë nuk do të pajtohen sot,  as në të ardhmen!
Siç e pohon edhe opozita, krerët e qeverisë kanë bërë aq shume krime ndaj kombit shqiptar; prandaj frikësohen të japin dorëheqjen, sepse e dinë që  i pret burgu!
Prandaj, o popull, mos kujtoni se, ata do të dorëhiqen ndonjëherë!
Nëse doni të jetoni si njerëz të lirë e të barabartë-rrezojeni këtë qeveri tradhtare!
Nëse doni te vazhdoni të vdisni për së gjalli-mbajeni këtë qeveri tradhtare!

18,  Tetor, 2106

Shperndaje ne

The Author

Azem MUSLIU

1 Comment

Add a Comment
  1. Heu,Kosova u”çlirua”e u”pavarësua”,por ajo vazhdon të sundohet
    nga shërbëtorët e Sllobodan Millosheviçit;EU,ropova u shqirua,
    por,qalo-grazhdon,turpërohet hazerbëvorret Sllobodan Milloshe-
    viçit,hiçit,kiçit,kriçit;krykriminelit,fry-shfrimi-ngelit,mor,
    or,kundër,thundër tera kombeve,zgjëra korbevë,kobeve,robërvë,
    mor,ropervë,qe përmes,kërmez,shërbëtorëve,gjerbekorbëve,o,moj
    e zeza,qe me breza,o breza;ah,këta futa,huta,tuta,kakuda,lla-
    buda;qe nga sorrat o horrat dhe,nga korbat-horbat,gjëja,preja fallce,tallce,prrallce;zgjidhën,ngridhën,pëdridhën,terkridhën
    në qeveri-neveri,presidencë-tersirrence,ferrzigrence;si dhe o,
    duke përcaktuar,ferrfaktuar,se qenkan,zenkan,farën,zvarren,si
    trashëkrimi,drashëbrimi;qe hut-hutaçi,ou fut futaçi,na u bëka,
    na qenka berë,vlerë;shqip-shqipe,shtip-shtipe;dhe,emërohej,or,
    lëmërohej,si mbret shpendie bjeshkatare,rreshkashkare,zvarre,o
    barre,marre;qe me urdhëresë,kurdhepresë,nga mbreti hut-hutaçi o fut-futaçi,qe çdo ditë të lume,moj pritë llume,t’ia sjellin
    mbështjellin,në zgor lisi,shkor pis;o,nga një zog bilbili o të
    gjallë,he vallë;ai hut hutaçi,fut futaçi,sëpari,barbari,dhunon
    gjer për vdekje,prekje;a,tani e gallabëron zog bilbilin;porse,
    ose,kur këto masakra,kasapra,kuptojnë shpendë,vendë,malësia or
    malëvria;atëherë,kratherë,urgjentë,kurgjentë;thirrin,qirrin,oh
    qe të kthehëj,shprehëj Shqip-shqipja origjinalë,or,më idealë a
    vetë Shqip-Shqipja kur kuptojë,urdhërojë,hut-hutaç,fut-futaç,o
    or,qe të dy sytë t’i plaçi,posi me masakruar,kasapruar,gadi or
    me çfaruar,çvarruar,zog bilbilat,log zimbilat,ter rigjallrimin
    gjerë,priballërimin të rzgjimit,rishqimit pranverë,kraherë,qe
    nga ligjërimi,grigjërimi,lulëzimi,bulëzimi,na falën,më idealën
    terë lirinë,pavarësinë,demokracinë me terë gjenë,krenë;krenie,
    gjenie,vllëzëro-rihiro-farë shkripka vërria,ouu,Pellazgo-Iliro
    mbarë Shqiptaria;dhe,nga mallkimi,shkallmimi,hut-hutaçi,o,fut-
    futaçi,qorr o horr,dy sytë,nuk njeh as preh,as ditë as dritë,o
    as qiellit,or as diellit;porse,vetëm terrin o ferrin natës,or,
    zhgatës;duke hukatur,kukatur,nepër terrin,o,ferrin t’ferrit,o,
    territ,qe ta vuaj o,vuaj tmerrin e ferrit;nuk ka gjak or prag
    pa u kthy;o,me fark,o çrak,or me kry!!.Të fala një refugjat i
    luftës nga Kosova në USA.vetëm njëri nga dheta,dheta milionë o
    gadi terë Shqiptaria-shkripka vërria,nga këso,pëso,beso,banda,
    tranda,koloniste,horrorpiste,nën dhunë,futrunë,na përzunë,o,pa
    kthim,për amshim;porsa,mbërritën,arriten,momentë demokratike,
    terë kontinentë kombe etike;duke ribashkuar,ritrashëguar,edhe,
    diaspora-priadora,mbarë kombëtare,mbarë Shqipatre;do kthehëmi,
    shprehëmi,prehëmi,për ribashkimin,ritrahsëgimin,ringritje,ore,
    rilindje,mbarë kombëtarie,mbarë Shqipatrie!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.