JA, PRA TURPI I PSEUDOINTELEKTUALËVE TANË!

zymer_mehani

Shkruan prof. Zymer Mehani

Disa kokave shqipfolësish, si duket u ka marrë koka erë, apo, të themi më mirë, u kanë rrjedhur trutë, nëse kanë pasur ndonjëherë, Ata pretendojnë me kokat e veta boshe se me krijimin e Kosovës si shtet i pavarur është krijuar ose po krijohet edhe i ashtuquajturi kombi Kosovar! Çfarë çudie?!!! Por, jo vetëm çudi….Këtij pretendimi era i ven edhe tradhëti.
Këtyre baballarëve “të kombit Kosovar”, por edhe të disa pushtetarëve tanë të mjerë, kur në mes të atdheut tonë, erdhi një diktator nga larg dhe tha “Kosova është Turqi!”, akush s’ua dëgjoi zërin, madje as një fjalë! E kjo s’ka të bëjë fare me atdhedashuri, por është tradhëti që i bëhet Kosovës dhe shqiptarëve. Edhe emisarët dhe klerikët serbë kur deklaruan e përditë deklarojnë se Kosova është djep i Serbisë, këta shqipfolës të shkretë, që duan të krijojnë identitet artificial “Kosovar”, s’folën as reaguan, por i futën veshët në lesh”! Këtu s’ka atdhedashuri, por tradhëti kombëtare.
Këtyre baballarëve “të kombit Kosovar”, por edhe disa të gjorëve pushtetaxhinj, goja u punoi, dhe zëri i ngjirur iu rrit, tek pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd, e cila nga sytë dhe kokat e këtyre shqipfolësve “kosovarë” dhe të ca pushtetarëve injorantë të Kosovës, është parë si tendencë për përfaqësim të të gjithë shqiptarëve, përfshirë edhe ata të Kosovës. E si reagim, këta të gjorë, atë që s’e bënë ndaj deklaratës së sulltan Erdoganit e të Millanëve e Jovanëve serbë…… e bënë ndaj vëllait të tyre, Edi Ramës….. i cili e mbrojti interesin e Kosovës shumë më mirë dhe më fuqishëm se çdo pushtetar i Kosovës, pa përjashtim.
Në këtë rrafsh, përfaqësues të institucioneve të larta të Kosovës, por të lodhur e të rënë në letargji të plotë, me ndihmën edhe të një numri të ashtuquajturish “opinionistë”, reaguan duke thënë se Kosova i ka institucionet e saj, të cilat e përfaqësojnë atë.
Edhe kjo shumë interesante!!!
Çfarë përfaqësimi???
Përfaqësim në tavolina me serbët, që na dogjën, shkrumbuan, masakruan, shpërngulën etj etj…. E deri sot as falje s’na kërkuan! Përderisa dikush nga të ashtuquajturit “përfaqësues” tanë, shkon e bën homazhe para varreve serbe, që është e dyshimtë mos janë viktima të vetë atyre, dhe përkulet para pllakatave shoviniste, në të cilat fyhen shqiptarët, duke u quajtur TERRORISTË!……..
Ja ky është përfaqësimi institucional i institucioneve tona!!!!
Ky “përfaqësim” s’do të jetë kurrë i shqiptarëve të Kosovës.
I vetëquajturi analist i çështjeve politike, “kosovari” Halil Matoshi, të cilin e pengon tepër shtatorja e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në qendër të Prishtinës, e që qeveritarët tanë arritën t’ia heqin edhe Flamurin Kombëtar, thotë se termi ‘kosovar’ është i papranueshëm për liderët politikë të Serbisë, për faktin se duke mohuar këtë term, e mohojnë edhe shtetin e Kosovës. Në rrjedhën e kësaj, sipas tij, politika serbe i njeh si komb vetëm shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, ndërkaq, shqiptarët e Kosovës, i shohin si pakicë etnike”.
Sipas kësaj logjike të sëmurë të këtij zotëriut, shqiptarët e Kosovës janë pjesëtarë të “kombit Kosovar”….shqiptarët e Maqedonisë, pjesëtarë të kombit maqedon, të preshevës pjesëtarë të kombit serb (nëse mundet Halili me shokë le t’ua formojë “kombin preshevar”!) e këso broqkullash bajate.
Në këtë kurth, siç e quan Matosheviqi, ka rënë edhe kryeministri Rama. Sipas tij, ai ka të drejtë të takohet me zyrtarët serbë, të flas për marrëdhënie bilaterale, të flasë edhe për Kosovën, por, jo në emër të Kosovës.
“Nuk e ka të drejtën që të vendos në emër të Kosovës ose të flas në emër të saj, sepse Kosova tashmë është një shtet i pavarur dhe e ka një qeveri të ligjshme. Kjo do të thotë se duhet ta respektojë sovranitetin e shtetit dhe të mos përzihet në raportet politike, në punët e brendshme, sepse kjo e ka shijen e një paternalizmi ose madje edhe të një imperializmi të vonuar shumë në histori”, thotë Matoshi.
Por, këtë “kokë gjeniale” nuk e lënë të vetëm “analistët” e tjerë!
Një tjetër pseudo-analist, Milazim Krasniqi, profesor në Universitetin e Prishtinës, do të shtojë:
“Deklaratat e Edi Ramës në Beograd se i adhuron Emir Kosturicën (regjisor serb), Ivo Andriqin (shkrimtar serb), pra, figura morbide antishqiptare, me të cilat Kosova ende ka trauma të freskëta, sinqerisht nuk i kontribuojnë mirëbesimit ndërmjet elitave tona – ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”. Kurse për vete harron se çfarë pat bërë duke u çjerrë së shari rilindësin tonë të shquar ÇAJUPIN, në të cilin i mbetet hatri, sepse na i paska sharë rëndë vëllezërit turq!!!!!!
Këta mund të jenë lirisht vëllezërit e tij, por jo të shqiptarëve (sepse turqit ne mund t’i kemi vetëm miq, jo më tepër). E Milazimi njëherë është në hamendje a të futet “në kombin Kosovar” apo ku të strehohet!
Ja, pra, turpi i pseudointelektualëve tanë!
Në vend që ta ngitin zërin, dhe haptas gjithund e kahdo nëpër botë, të thonë të vërtetën se kombit shqiptar iu bë padrejtësi e madhe historike, kur i copëtuan trojet shqiptare në 5-6 shtete, dhe me guxim intelektual dhe dashuri atdhetare haptas ta kërkojnë Ribashkimin e ligjshëm të Shqipërisë dhe të kombit tonë, këta të gjorë, tentojnë që në trupin e kombit ende të fusin pyka të përçarjes dhe idenë për Ribashkim, pa fije turpi, se turp s’kanë fare, e quajnë retorikë.

Shperndaje ne
Updated: 20 Tetor, 2016 — 08:51

The Author

Prof. Zymer Mehani

1 Comment

Add a Comment
  1. Ja,pra turpi i pseudointelektualëve tanë!;na vra kurpi i fer-
    oridefekt-kanibalëve,katastrofalëve,këtyre,shëmtyre,or,shpirt
    shitur,nxirtëshkitur,kontakte,krrokrratë,ca hisha,bisha,më të
    egëra,fekëra,zekëra;ardhacak,gardhalak,karpatianë,tartarianë,
    sibiriane,zingjir-zgrane,ruse oj puse;q’ua kanë fshirë,shkirë
    edhe trurin,me hurin;qe të behën,dehën,servilë,debilë,sterilë,
    tebtilë;si tërbisht-gjerbë,serbisht-serbë,dhie egër zgjebosur,
    gri e lerbër zgërgosur;qe me vekrrime,ferrkrime,mor,duke renë nxenë,pre e bishës,mu ujk gjakatarit;ati ujku i bardhë sibiri,
    qe të ngopej,kopej,me mish o kocka,trish o rocka,troje o hoje,
    si dhe,nën ploje-prroje,duke masakruar,kasapruar;sepse për dy
    shekuj,tempuj,pak u dukën 80% por,kërkojnë,tentojnë 100% terë
    trojet-hojet tona,zona,mileniume,moj e lume;deng baba deng,or,
    brengë shkaba brengë;mbarë kombëtarie,ou,mbarë Shqiptarie;shi,
    dhe për të na humbur,shkrumbur,fija e fijes,grija e grijes;qe
    permes,terstresë,serbezë,këtyre tartarëve,tradhtarëve,qe t’na
    e ndërrojnë,shndërrojnë;edhe identitetin,integritetin o mbarë
    kombëtare,mbarë Shqiptarë;qe kombi mbarë Shqiptarë,përjetë qe
    mot,edhe nga i madhi zot;edhe sot;ishte,është,dhe,ka me qenë,
    zot,terë gadishullit,ah,ishullit;djepit-kepit më të mirë,për
    dëshirë,Pellazgo-Ilirë-Shqiptarie,ou,vëllazëro-rihirë-shkripka
    vërrie;si dhe,qe gjegji sot o mot,i terë Atdheu;krylegjenda o
    Hy-egjenda,Gjergji-Kastriot-Skendërbeu,mu kry UÇK.Hy-egjndarin
    ore,me Adem Krylegjëndarin;oh,kot së koti,se qe zoti,me mot ke
    moti,ore,more;sot,prej soti,këndej e përtej,anembanë,zanëmzanë
    troje-hoje tona,zona,do të zotërojë i zoti,botërojë si moti;ou
    Krylegjenda,Hy-egjenda mbarë kombi,globi,kombëtarja,globëtarja
    origjinale,logji-ideale;gjene,krene;gjenie,krenie;gjenieale,or
    krenifalë;më njerëzore,ndjerëzore;më humanitare,e lumja ouuu,o
    kombi-globi,mbarë kombëtare,oreee,mbarë Shqipatre!!Të fala një
    refugjat luftë nga Kosova në USA.vetëm njëri,nga dhjeta milio-
    në,gadi terë Shqiptaria,qe nga këso,pëso,beso,banda,tranda,ou
    nën dhunë,furtunë,na përzunë;porse,arritem,na mbërritëm,or,mu
    këto momentë demokratike,qe terë kontinente etno-pragjike terë
    të ribashkohëmi,si dhe Diaspora-pria dora,mbarë kombi,globi,or
    të ribashkohej,ritrashëgohej,si edhe me ringritje,rilindje qe të ribashkohëmi,ritshëgohëmi mbarë kombëtare,mbarë Shqiptare!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.