ARMIQTË
Në mugëtirë arritën
Me një tjetër gjuhë
Me të tjera veshje
Me litar e hu
Arritën një natë
Të bëjnë dhunë kudo
Këngët na i bënë vaj
Lojën tmerr pastaj
Në mugëtirë arritën
E gjuhën s‟ua ditëm
Shpinën s‟e përulëm
Në gjunjë s‟u përkulëm
Me grushtat çelik
Me heshta, terlik
Me kobure, thika
U dolëm në prita
Ngado i dërrmuam
I vramë, i copëtuam
Me turp i dëbuam
Nga kanë ardhur, shkuan