Histori Kombëtare: E Drejta Historike e Luginës  për  Liri!

Lugina  e Preshevës, si nocion  gjeografik dhe politik që  përfshinë  komunat  Shqipëtare, ende të mbetura nën okupimin  e Serbisë, kanë të  drejtën historike, gjeografike, etnike-kombëtare,  juridike, politike, ekonomike etj, që të aspirojnë Lirinë. Liri që nënkupton  Bashkim  me  trungun  amtarë- Kosovën, pjesë e së cilës  ishte historikisht, politikisht( para okupimit serbë), gjeografik,  etnik-kombëtar, juridik etj. Këtu do trajtohet   vetëm  nga  koha  e  pushtimit  serbë, e jo më përpara!

Në  vitin 1863-1865, ndërtohet  nga  Perandoria Osmane, rruga e  quajtur “Xhadeja e re e Mithat Pashait”, e  cila  kalonte nga  Vranja, Bujanovci, Presheva dhe kalonte për  në  Grykë të  Vardarit.

Perandoria  Osmane,  në vitet 1866-1869,  u dëshmu që ishte    afër rënijes së  saj,  ndërsa  në   anën tjetër  tashmë  në  vendet   sllave  të Ballkanit kishte  fillu të  shpërthenin    idetë  nacionaliste  të   frymëzuara nga Revolucioni  Francez i 1789.

Traktati i Vëslaut, i cili u lidh  në  mes  Serbisë dhe Greqisë, më 26 korrik 1867, që ishte përfaqësu nga  Ministri grek Petros Zanos dhe   ministri  serbë Jovan Ristiq, Milan  Petronijeviq dhe Ilija  Garashanini. Ky njihet edhe  si traktati i parë  ballkanik kundër  Perandorisë Osmane, që do përfshiheshin në  luftë  tokësore kundër saj.  Princi Serbë Mihal Obrenoviqi kërkoi në marrëveshje që të  merrte Bosnje dhe Hercegovinën, “Serbinë  e Vjetër”( që përfshinë edhe  Kosovën, dhe  Maqedoninë pra  nga Drini, deri në lumin Iskra në  Bullgari!). Grekët kërkuan  që të   përfshinin Thesalin, Epirin, Maqedoninë në mes  Thesalisë dhe Detit, Thrakën dhe malet Ballkan, e që ky propozim u pranu në  fund.

Ndërsa më 28 shkurt 1868, këto dy vende nënshkruan edhe një konventë  ushtarake, mirëpo  më 10 qershor 1868, mbreti i Serbisë, ishte  vrarë, e nga kjo mbarrëveshjet  mbetën  në  letër!

Mirëpo me shpërthimin  e  luftës  ku  Serbia  shpalli pavarësinë mët  30 qershor 1876 në luftë  kundër  Perandorisë Osmane. Forcat  Serbe u shkatërruan keqa, mirëpo pastaj  më 13 dhjetor 1877 dhe  5 shkurt 1878 u rigrupuan forcat serbe, të mbështetura edhe nga Rusia, si dhe  3 mars 1878, që iu  bashku edhe   Mbretëria e Malit të zi, derisa  Rusia  luftonte  kundër Perandorisë Osmane nga 24 prill 1877 deri më  3 mars 1878, në  kaukaz edhe në  Ballkan( ku  kishte përfshirë edhe  Bullgarinë, Rumaninë, Malin e Zi dhe Serbinë)!

Në këtë  fazë ndodhi tragjedia, ngaqë tashmë  trupat  osmane  pësuan  humbje,  ndërsa forcat  serbe morën Nishin, Pirotin, Leskocin dhe  Vranjën. Kryengritja  bullgare, lufta  e Malit të Zi dhe  në  anën  tjetër lufta  ruso-turke, shkaktoi  Krizën e  Madhe  Lindore të vitit 1875-1878. Edhe pse  Mali i zi, nën  mbështetjen  e Rusisë, i kishte  shpallur  luftë  Perandorisë Osmane, që më  1 korrik 1876.

Mirëpo  derisa  zhvillohej  lufta  Ruso-turke( dmth  1 javë pas fillimit të saj), Austro-Hungaria me Rusinë, bëri një  marrëveshje të  fshehtë, më  8 korrik 1876, e njohur  si  Marrëveshja  e Reichstadt të  Bohemisë, për të  rregullu-coptu gadishullin  Ballkanik sipas interesave të Fuqive të Mëdha.  Me këtë   marrëveshje  për herë të  parë,  nga  Fuqitë  e Mëdha, u trajtu- gjymtu Çështja Shqipëtare, Rusia  tërësisht  mohonte   këtë,  ndërsa  Austro-Hungaria plotësisht  kundërshtonte  këtë.  Ndërsa  më 15 janar 1877, Rusia u detyru të hynte  në  Marrëveshje sekrete  me  Austro-Hungarinë, e njohur si Marrëveshja e Budapeshtit,  ishte  mbi platformën  e  Marrëveshjes së Reichstadt, e që u plotësu edhe  me një  marrëveshje  shtesë të  18 mars 1877, ku theksohej që  Austro-Hungaria  do  qëndronte  neutrale në  luftën  Ruso-Turke, e si shpërblim  do mund ta  pushtonte  Bosnjën dhe Hercegovinën, ndërsa  Sanxhaku i Novi Pazarit do përcaktohej  me një  marrëveshje të  veçantë. Ndërsa Austro-Hungaria, zotohej të mos  e prekte  Serbinë, Rumaninë, Bullgarinë dhe Malin e Zi, të  cilat  Rusia i kishte  si territore të  influencës së saj. Ndërsa do  shembej plotësisht  Perandoria Osmane, thuhej që   do bëheshin të  pavarura Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria.  Kjo luftë  mbaroi me  gjunjëzimin e  Perandorisë Otomane, e që  u nënshkru  Traktati i Shën Stefanit më 3 mars 1878.

Traktati i Shën Stefanit, në  nenin 1, trajtonte Malin  e Zi, që i jepej Nikshiqi, Podgorica dhe Tivari, ndërsa nenin 2 i njihej  pavarsia e Malit të Zi.  Në nenin 3  i jepeshin  Serbisë  qytetet si Nishi, Leskoci dhe   e ashtuquajtura Serbia moraviane dhe  do bëhej  shtet i pavarur( Vllasinë, Vushtrri, Mitrovicë)  – shih fig 1.

Neni 6, rregullonte    Bullgarinë si vasale të Perandorisë Osmane, me qëveri  krishtere, që do përfshinte territorin nga  Danubi, malet  Ballkan, përgjat maleve të vjetra( Stara Planina), Sofjen, Pirotin, Vranjën me luginën  e Moravës,( dmth ku  përfshihet  edhe   Luginën e Preshevës), Thrakën veriore, pjesën e   Thrakës Lindore afërsisht tërë Maqedoninë  -shih fig 2.

Nga ky zgjerim i Rusisë, sidomos  duke  shtri influencën e saj  në Ballkan,  ishte shumë  e pakënaqur sidomos Britania e Madhe, e që kryeministri i saj  Benjamin Disraeli kishte  reagu. Edhe Serbia kishte  shfaqur frikën nga   Bullgaria e Madhe, që mund t’i dëmtonte  interesat  e saj  në territoret  e mbetura të  Perandorisë Osmane. Rumania ishte shumë e   dëshpëruar, po ashtu edhe  Austro-Hungaria ishte   e dëshpëruar që nuk  përfitoi Bosnje dhe Hercegovinën. Ndërsa territoret tjera Shqipëtare  mbetën  ende  nën Perandorinë Osmane,e  hapësira të mëdha ishin   okupu tashmë. Për këto  arsye  fuqitë e mëdha kërkuan   të mblidhej  një  kongres, ku do rishikohej Traktati i Shën Stefanit- ky  kongres do quhej  Kongresi i Berlinit e  nga do dal edhe  Traktati i Berlinit.

Konferenca Ndërkombëtare  e Londrës, e nënshkruar në një  protokoll,  në   mars 1877, fare  nuk  e trajtoi  çështjen  Shqipëtare si komb i  veçantë! Ky protokoll  rregullonte   bullgarinë, e cila  përfshinte edhe territoret  Shqipëtare si krahinat e Kaçanikun, Tetovën, Gostivarit, Kërçovës, Dibrës deri në Drin.

Shqipëtarët  edhe  pse shumë  kryengritje kishin bërë, madje edhe  në Luginë të Preshevës në vitet 1843, e më  pas po ashtu, nuk  ishin  të  organizuar mirëfilli për  Çlirim Kombëtar, por më shumë  bënin  lloj kryengritjesh, madje edhe  duke  kërku  bashkimin e  Vilajeteve  Shqipëtare  brenda  Perandorisë Osmane!

Ndërsa Komiteti i Janinës u  formu  në maj 1877, në krye të  të cilit  ishte  Abdyl Frashëri, ku   biseduan  me  Greqinë, që të  krijonin  aleancë- e cila nuk u arritë shkaku i  qëllimeve ekspansioniste  greke. Nga  ky komitet, lind edhe  idea për  Çlirim të  Kombit Shqipëtar- e që jo pak   nga   turkofilët  u kundërshtu!

Ndërsa në 18 dhjetor 1877, në  Stamboll, u kriju Komiteti Qendror për  Mbrojtjen e të  Drejtave të Kombësisë Shqiptare- shkurt  quhej  Komiteti i Stambollit, kërkonte  sërish  një  shtet  Shqipëtarë nën  vasalitetin  e Sulltanit- derisa  Greqia tashmë ishte   nga  1832 si shtet  i pavarur, kurse  1867 asnjë ushtar  turk nuk  mbeti në Serbi.

Ndërsa më 10 qershor 1878,  formohet  Lidhja  e Prizrenit,  në të  cilin u miratu Kanuni- Akti i Vendimeve( Kararnameja) dhe Urdhëresa ( Talimati), më 17 qershor 1878.

Neni 1 i Kararnamesë, theksonte se qëllimi i Lidhjes  së Prizrenit ishte  mbrojtja e tërësisë tokësore të Perandorisë Osmane.  Në nenin 2 thuhej  që Lidhja e Prizrenit do e shihte  si armik çdokë që do përpiqej ta  dobësonte  autoritetin e qeverisë osmane! Ndërsa në nenin 6, thuhej që  Lidhja e Prizrenit   kundërshtonte vetëm lëshimin e  tokave Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi.  Në nenin 14, Lidhja e Prizrenit e veshte  veten  me  autoritete që  e  dobësonin  autoritetin e  qeverisë së  Perandorisë Osmane.

Ndërsa më 13 qershor deri më 13 korrik 1878, u mbajt  Kongresi i Berlinit, ku  përfaqësoheshin Fuqitë  e Mëdha: Britania e Madhe,  Rusia, Franca, Austro-Hungaria, Italia, Gjermania dhe Perandoria Osmane,  si dhe  4 shtetet  ballkanike Greqia, Serbia, Romania dhe Mali i zi,  ndërsa Shqipëtarët nuk përfaqësoheshim, porse dërguan  me dhjetra peticione.  Edhe  Bullgaria ishte përjashtu  nga përfaqësimi edhe pse Rusia këmbëngulte  për të!  Njëashtu as Maqedonia nuk përfillej!  Në Kongresin e   Berlinit nuk u morën parasysh aspak të drejtat  e  popujve, por u  sheshuan  interesat  e Fuqive të Mëdha, ku  Britania, Austro-Hungaria   tentonin ta  minimizonin  influencën  ruse në Ballkan, kurse   Gjermania e  mbështeste  Austro-Hungarinë, ndërsa  Francës i interesonte  vetëm izolimi i Gjermanisë, kurse  Italia dëshironte  zvogëlimin e  influencës së Austro-Hungarisë.

Në Traktatin e Berlinit  në nenin 1, theksohej  Bullgaria nën  vazalitetin e  Sulltanit, me qeverisje të krishtere dhe  milici kombëtare, ndërsa në nenin 2, definohej  territori i saj, i cili ishte  dukshëm më i vogël, përfshinte afërsisht territorin e  sotëm që ka- pra nuk e përfshinte Luginën  e Preshevës dhe as territore të tjera Shqipëtare!  Në  nenin 26, i njihej  Pavarësia Malit të zi, ndërsa në  nenin 27  siguroheshin vetëm  liritë  fetare në  Malin e Zi.  Në nenin 28 Malit të zi definohej  vija  kufitare, ku përfshiheshin edhe territoret  Shqipëtare.  Në nenin 29, përmendej  tivari që  i  jepej  Malit të zi!  Ndërsa në  nenin 35 rregulloheshin të  drejtat fetare dhe politike nën Serbi, ndërsa në  nenin 36 kufizohej  territori i shtetit serbë, që përfshinte  mes tyre deri në malet  e Kopaonikut, në malet  Merdar mes lumit Ibër dhe Sitnica,… pastaj dalja në  Medvegjë…,  që  sërish  mbetej   e Lirë  Lugina e Preshevës( përjashto  Medvegjën) nga okupimi i Serbisë, ndërsa kufiri ishte  tek  mali Shën Ilia!  Ndërsa në nenin 39,  trajtohej  çështja e pronësisë së muslimanve në territoret  e okupuara nga  Serbia,  ndërsa askund  aspak  nuk  trajtohet  çështje të Shqipëtarve!

Serbia_graqia_bullgaria_ne_kongres_te_berlinit_1878

Fig. 3 Kujift  sipas  Traktatit të Berlinit.

Në Kongresin e  Berlinit, krahina e Vranjës, Nishit, iu  dhanë  Serbisë,  derisa  me  Traktatin e Shën Stefanit ato i ishin premtu Bullgarisë së Madhe, madje iu  dha edhe Medvegja, deri afër Bujanocit ( tek Mali Shën Ilia)! 

Nga ky rast   niset  të  rrjedhë  koha, prej  kur ishte  pushtu  nga Serbia   komuna  e Medvegjës.

Shqipëtarët që  shpërnguleshin  nga shteti serbë, në vitet përpara Kongresin  të Berlinit,  cilësoheshin  si  turq, madje edhe  nga faktori ndërkombëtarë, regjistroheshin si musliman! Këta  nga Sanxhaku i Nishit, Leskocit, Prokuples, Vranjës etj  shpërnguleshin plotësisht, duke ushtru  plotësisht  akt gjenocidi, spastrimi  etnik( prej  nga edhe  lindën  këto  nocione  e institucione juridike)! Refugjatët  e shpërngulur një  pjesë  kaluan   nëpër Luginë për të vazhdu ikjen për në Turqi, e ca  u vendosën  nëpër  Luginë  apo në pjesët tjera të Trojeve  Shqipëtare!

Nga viti 1878 deri 1912,  Serbia   nuk  okupoi më territore- por  gjatë tërë kësaj kohe, nixste, financonte Shqipëtarë për kryengritje  kundër  Perandorisë Osmane, që  maksimalisht të  dobësoheshin   forcat luftarake  Shqipëatare, që  në një të  ardhme  pastaj të  arrinte të okuponte territoret  tonë më me  lehtësi-gjë edhe siç ndodhi realisht! -shih  fig 4.

Gjatë  kësaj periudhe Shqipëtarët  zhvillonin  kryengritje  kundër  Perandorisë  osmane! Në Trojet  tona( Shqipëtare), vetëm në  vitet 1896-1897 e këndej, filluan  Lëvizjet  për  autonomi, pasiqë në Ballkan  kishin mbetur vetëm  Shqipëtarët dhe  çështja e Maqedonve, ishte  po ashtu e  njejtë, si në  arenën  rajonale ashtu edhe  botërore, pasiqë  fqinjët  tentonin të  coptonin për  vete, sa më shumë që  mundnin  nga  këto territore. Derisa tashmë njihet  që  në Trojet tona, filloi rilindja  kombëtare  në vitet e 80 të shekullit  të XIX, e  veçmas kjo  u kristalizu gjatë viteve 1905  derisa kulmoi me  Shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë Londineze.

Periudha në  mes  viteve  1878 deri 1912, në Trojet  tona  Shqipëtare, u zhvilluan  me qindra e qindra  kyrengritje kundër Perandorisë Osmane, që nga   gusht-shtator 1878, menjëherë filluan  konfrontimet  ushtarake. Derisa edhe në  Janar 1879,  bëhej  mbrojtja e  Prevezës, që po ashtu nga Kongresi i Berlinit,  Perandoria Osmane ia  falte  Greqisë! Ngaqë edhe  Perandoria Osmane  tentonte  me  forcën ushtarake, t’ia  falte tokat  Shqipëtare si Plavën, Gusinë, Grudën, Hotin, Kelmendin etj Malit të Zi ( Tetor 1879- janar 1880), të  njejtin  fat pati edhe Ulqini gjatë  gusht-nëntor 1880, për t’ia dhënë-dorëzu Malit të zi, beteja  e Slivovës( 1881),  Besëlidhja Shqiptare e vitit 1897, Lidhja e Pejsës, kryengritja Shqiptare  e 1904,  Komiteti për Lirinë e Shqipërisë dhe  lufta e armatosur e çetave 1905-1908, revolucioni  xhonturk si dhe kundër-revolucioni, kryengritjet  Shqipëtare të viteve 1909, e pasuar me  kryengritjen  e 1910 po ashtu edhe  në  kryengritjen  e përgjithshme të  vitit 1912 etj. E që në të  gjitha  këto përpjekje, edhe  Shqipëtarët  e Luginës së Preshevës ishin  përfshi.

Lugina e Preshevës, pra Presheva dhe  Bujanoci, mbetën  deri më  Luftën e  parë  Ballkanike  nën  okupimin  e Perandorisë osmane, tashmë  Medvegja ishte  nën okupimin serbë  që nga Kongresi i Berlinit!

Derisa  në 29 shtator 1911, Italia i kishte  shpall luftë Perandorisë Osmane në Libi( që ishte  territor i okupuar), po ashtu edhe  ishujt  Dodekanez i kishte pushtu  tashmë  Italia,  në rrethana të  këtilla të favorshme,  s’do e linin t’i humbiste, pa e shfrytëzu edhe   sllavët e jugut për  interesat  e veta.  Lidhja Ballkanike,  u  bë, me  marrëveshje  sekrete  në  mes të Greqisë që i propozoi Bullgarisë që në  tetor 1910,  ndërsa gjatë  luftës  Italo-Osmane, në  shtator 1911 filluan  negociatat  mes Bullgarisë dhe Serbisë, që u nënshkru në  29 shkur dhe më 13 mars 1912 nga  monarkia  Bullgare, respektivisht ajo serbe,  mirëpo marrëveshja mes  Bullgarisë dhe Greqisë u realizu  javën  e fundit të shkurtit 1912, e që  u  nënshkru  më 29 maj 1912, edhe  mbreti i Malit të Zi, Nikolla, i shtyrë  nga propozimi  për  ndihmën ruse, që  pranë  mesit të prillit 1912 nënshkroi  marrëveshje me  Bullgarinë, derisa  marrëveshjen me  Serbinë  e kishte  më të  vështirë, e që u arrit në  fund të majit 1912 me ndërmjetësimin e  zyrtarve bullgar, me këtë  njihet edhe  si formim i Lidhjes së ballkanit.  Lidhja  Ballkanike mes vete  nënshkruan  edhe  një  konventë  ushtarake  sekrete  kundër Perandorisë Osmane( gjë që  realisht  ishte   më  e dëmshme  për  Trojet  Shqipëtare  sesa për  Perandorinë  Osmane)!

Në  tetor 1912, derisa Perandoria Osmane e   pa me  vonesë organizimet-aleancat  e Lidhjes Ballkanike,  iu  imponu  të   pranonte paqe  me Itali, e këtë  e  nënshkroi më 18 tetor 1912, në Lozan të  Zvicrrës.

Edhe ne, Shqipëtarët,  e  shfrytëzuam  këtë  rast, por jo në  kohën  e  duhur( u nis  përpara vendeve  tjera  ballkanike dhe në  çastin që  e  nisën luftën  vendet tjera  sllave të  Ballkanit,   shumica e Luftëtarve  Shqipëtarë, ishin  kthy nëpër shtëpitë  e tyre!).

Kryengritja  shpërtheu më 7 mars 1912, derisa dy batalione turke  bashkë me  ministrin  truk kalonin  nga  Peja për në Gjakovë, u sulmuan  nga  Shqipëtarët, afër  fshatit Strellc.  Derisa kjo  kryengritje u zgjeru, derisa nga 31 maj-qershor 1912, ndodhi  Kryengritja e Përgjithshme edhe  në të  gjitha Trevat tjera,  mes tyre edhe  në Luginën e  Preshevës, por edhe  në  Vilajetet tjera Shqipëtare.  Derisa u çliruan  territore të  shumta  Shqipëtare, nga  thundrra osmane  gjatë  korrikut 1912  Qeveria e Stambollit,  tradhëtoi  palën  Shqipëtare, duke  pranu kinse  marrëveshje, ku do i plotësoheshin  kërkesat  Shqipëtare  derisa luftimet  çuan  edhe  në Çlirimin  e Kryeqytetit të  Shqipëtarve ( Shkupit) më  11 gusht 1912.  Më 18 gusht 1912,  u  firmos, një  marrëveshje  Shqiptaro-turke, e që edhe  këtë  marrëveshje   autoritetet  turke e  shtrembëruan duke  e  mashtru palën Shqipëtare!  Kryengritësit  Shqipëtar, pas  marrëveshjes, u  kthyen  nëpër  shtëpitë  e tyre,  ndërsa Ushtri të Rregullt  Shqipëtare, nuk kishte, madje as nuk   kishte   mendime për një   organizim serioz të tillë!( ushtri të vogël,  që nga  Lidhja e  Prizrenit pretendohej, madje edhe   vullnetare!).

Serbët dhe Malazezët, tashmë edhe  historiografia jonë,  flet   hapur, qartë madje edhe  me  emra dhe  mbiemra  konkret, që kishte  nxitur shpërthimin  e parakohshëm të Kryengritjes Shqipëtare të vitit 1912, me qëllim të  shterrjes së forcës luftarake të Kombit Shqipëtarë, si dhe   dobësimit sa më të madh të  forcës ushtarake  të Perandorisë  Osmane, duke  e ruajtur pastaj për vete këto vende( sllavët e Ballkanit),që  ta korrnin  fitoren( në  aspektin  ushtarak, sllavët  vërtetë ia  arritën ta realizonin këtë skenar)!-shih  Fig 5.

Lufta e Parë  Ballkanike, shpërtheu më 8 tetor nga Mali i zi, më 17  tetor   Serbia dhe  Bullgaria,  kurse  më 18 tetor edhe  Greqia.  Derisa Shkupi,  më 16 tetor 1912, iu ishte  dorëzu  Fuqive të huaja.

Mbreti Serb, Pjetri, pasi  kishte   dhën armë për popullsinë  serbë, si në  Kosovë,  Iliridë( Maqedoni), kishte  shpallur edhe  një  dekret ku  thërriste që  ushtrisë serbe që t’i bashkoheshin  edhe Shqipëtarët, e që  këtë  ushtri, most a shikonin si pushtuese, por si  çlirimtare nga  thundrra Osmane!

Më 15 tetor ushtria serbe  kishte  msy, në rajonin  e  Vranjës, ndërsa më 18  tetor tërë 286.000 ushtarët  serbë( numri total i ushtrisë ishte  318.000 ushtar dhe 450 topa)  ishin në  sulm  në  drejtimin  Nish-Manastir-Elbasan, Nish-Manastir-Selanik, Kurshumli-Prizren-Durrës, Rashkë-Mitrovicë-Pejë dhe Javor-Prijepole.  Si ushtria serbe, ashtu edhe  ajo Malazeze kishin sulmu vetëm  Trojet Shqipëtare,  ndërsa  edhe një pjesë e ushtrisë greke kishte  sulmu Trojet   jugore Shqipëtare!

Më 14-16 tetor në Grykën e  Merdarit u zhvilluan  luftimet, më 20 tetor u sulmu  Prishtina, më 23 tetor Mitrovica dhe Vushtria!

Në Zonën  e Karadakut,  Idriz Seferi, prijës tashmë  i mirënjohur  për  udhëheqjen   epike të  luftës në  Grykë të Kaçanikut kundër  hordhive barbare Otomane, grumbulloi  6000 luftëtarë. Me këto  forca i përballoi sulmet e  ushtrisë së III serbe( i komanduar nga gjeneral Bozhidar Jankoviqi, me 72.800 ushtar dhe 96 topa) , në drejtimin e  Vranjës, nga  15 tetori deri më 22 tetor, kur u detyru të tërhiqej!  Përmes luginës së Moravës, ushtria e III serbe, synonte të kalonte  në luginën  e Vardarit.  Ndërsa më 24 tetor  pushtoi Gjilanin, derisa me 23 tetor  pushtuan Vushtrrinë dhe  Mitrovicën.

Ushtria e III serbe, msyu në  drejtim të Kumanovës, po ashtu edhe  ushtria I serbe nga  Kosova  kaloi  në Kumanovë,  ku  më 22-24 tetor u zhvillu  beteja  më  e  madhe, ku ushtria I  serbe kishte  126.000 ushtarë, ndërsa ushtria turke kishte rreth 50.000 ushtar, mes tyre mijëra ishin Shqipëtarë, më  26 tetor u  pushtu  Kumanova, e që u pushtu pa  luftime dhe  Shkupi( ushtritë  turke ishin  dekompozu plotësisht tashmë)!  Në këtë  betejë u vra i tërë  batalioni i Shqipëtarve të Gjilanit.   Ndërsa shifrat  e Shqipëtarve të vrarë në këtë  betejë ishin deri 10.000 veta!  Me pushtimin e  Shkupit njihet si fund i fazës së parë të  luftës së I ballkanike. Ushtarët  turq braktisnin  frontin, derisa ushtarët Shqipëtar vazhdonin të   luftonin kundër ushtrive të Lidhjes Ballkanike!

Edhe pse Shqipëtarët  që ishin ushtar  në  Ushtrinë  Osmane,  braktisën  këtë  ushtri, ndërsa  vazhdonin  luftën.  Kjo dukuri  në  aspektin  ushtarak  kuptohet  qartë, mos kordinim, organizim  të duhur,  bëri që  të   pësonim edhe  më shumë  në jetët  e ushtarve tonë, si në  shërbim të  Atdheut dhe të atyre që i shërbyen  Perandorisë Osmane( pushtuesit të vjetër)!-shih Fig 6.

Menjëherë pas mbarimit të  fazës së parë të  luftës së I Ballkanike,  mediet  sllave madje edhe në  mediet  ndërkombëtare  filosllave,  dolën   propaganda denigruese për Shqipëtarët si “fise ende të  egra”,  “barbare,  të  paaftë për të  formu  shtet të  tyre!  Po këto propaganda u shoqëruan  edhe  me  gjenocid, spastrime  etnike, terror, masakra  brutale.
Nga kjo periudhë historike, pra në  tetor 1912, Lugina e Preshevës( Bujanovci dhe Presheva, ndërsa Medvegja që nga  Kongresi i Berlinit,  1878) u pushtuan  ushtarakisht  nga Serbia,  në kundërshtim  me  çdo ligj vendor. Siç do quhej  sot,  agresion ushtarak një  veprim i tillë!

-shih fig 7.

Të gjithë  e dijmë, se  si u shpall Pavarësia e Shqipërisë  Londineze,  pjesa më  e  madhe  e territorit të saj të pushtuar  tashmë  nga   vendet  sllavo-ortodokse të Ballkanit. Në këtë   ngjarje  historike, sërish  nuk  munguan  as luftëtarë e  as personalitete të shquara edhe nga  Lugina  e Preshevës.

Lufta e  dytë  Ballkanike  nuk kishte  asnjë  ndryshim  okupatorësh  mbi Trojet  Shqipëtare,  në këtë  rast  as  mbi   Luginën  e Preshevës. Sepse kjo  luftë kishte  të  bënte  mes  Serbisë-Greqisë dhe Bullgarisë! E cila mbaroi  me  Traktatin e Bukureshtit të  19 gusht 1913.
Fuqitë e mëdha duke e  pa, realitetin e  ndryshuar në  Ballkan, kërkuan  mbledhje të një  Konference të re, ku u  ftuan anëtarët  e Lidhjes Ballkanike( Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Bullgaria) si dhe Perandoria Osmane, kurse  Fuqitë  e  mëdha,  përfaqësoheshin nga  Britania e Madhe, Gjermania, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Konferenca filloi më 2 dhjetor 1912, trajtohej :
A)      territori i pushtuar i Shqipërisë Londineze nga Serbia, Mali i zi dhe Greqia
B)      statusi i sanxhakut të Tregut të ri që ishte  formalisht  nga Kongresi i Berlinit nën  protektoratin e Austro-Hungarisë, si dhe
C)      statusin e territoreve tjera  të pushtuara si Kosovës, Maqedonisë, Thrakës etj
Austro-Hungaria dhe Italia mbronin Pavarësinë e  Shqipërisë Londineze, Gjermania dhe  Britania e Madhe mbetën   neutrale,Rusia mbështeste Serbinë dhe Malin e Zi, që të  coptonin  edhe Shqipërinë  Londineze mes  aleatëve të Lidhjes Ballkanike.

Traktati i londrës,  njohu kufijt e Shqipërisë Londineze,  ndërsa në  nenin 6 Serbisë i kërkohet të  ratifikoj  kufirin  me Bullgarin,  mirëpo  askund  aspak nuk trajtohet  kufiri  mes Serbisë dhe Okupatorit Otoman, që ishte  vendosur  në Kongresin e Berlinit( 1878), ku  vetëm  Medvegja ishte  e pushtuar nga Serbia. Ndërsa në këtë  Konferencë, Serbia, pos që  pushtoi Luginën  e Preshevës,  ajo u zgjeru territorialisht deri duke  pushtu edhe   territoret  e Shqipërisë Londineze-shih fig 6 dhe 7.

Periudha historike, e fatkeqësisë Kombëtare Shqipëtare,  e në këtë  rast edhe për Luginën  e Preshevës,  më  konkretisht për  Medvegjën, sanxhakun e Nishit, Vranjën, Leskocin etj ishte Kongresi i Berlinit  i qershorit 1878, kurse për  Preshevën, Bujanocin, por edhe  për  territorin e sotëm të Republikës së Kosovës, Republikës  së Shqipërisë Londineze, Iliridës( dhe Maqedonisë si tërsi) etj, ishte lufta e I Ballkanike, më sakt muaji tetor 1912.

Më:21 tetor 2016

Bashkëshkruar  nga:
1.Skender Jashari- Master në  drejtësi dhe shkollim joformal ushtark
2.Bardhyl Jashari – student në  Fakultetin juridik
                                                     

SHTOJCË- HARTAT
 
Figure 1. Harta e Bullgarisë së Madhe sipas  Traktatit të Shën Stefanit. 

Figure 2. Harta e Serbisë, sipas Traktatit të Shën  Stefanit. 

Figure 3. Kujift  sipas  Traktatit të Berlinit. 

Figure 4. Harta gjeografike e   Gadishullit  Ballkanik  përpara shpërthimit të Luftës së I Ballkanike.
 
Figure 5. Drejtimet  e sulmit të  Forcave të Aleancës Ballkanike, në  luftën e  I Ballkanike. 

Figure 6. Territori  i Trojeve Shqipëtare i pushtuar në Luftën e I Ballkanike.
 
Figure 7.Harta që tregon modifikimin e  territoreve  si pasojë e Luftës së I Ballkanike.

Shperndaje ne
Updated: 23 Tetor, 2016 — 06:04

The Author

Skender Jashari

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.