Letërsi Kombëtare: TY, HASMI I KOMBIT TIM

piktura_murit_zymerit

flamuri_023

T’u mbylltë goja me kapak
T’u ngoptë shpina me dajak
Sytë t’u mbushëshin përplot gjak
Se ne kurrë s’të patëm hak

Lumturinë seç na e ndërpreve
Zemrat tona ti na i theve
Prapa n’kohë vetë ti na ktheve
Dhe fuqishëm na urreve

Sytë e tu dritë kurrë mos pafshin
Rrufetë n’kokë ty të rafshin
Zemra jote t’u bëftë hi
N’votër kurrë mos t’leftë fëmi’

Zemrat tona na i lëndove
Fëmijët në shkolla na i helmove
Kurrë mos paç në sofrën tënde
Ujë as bukë, as për sonte

Shkollat tona na i mbylle
Shpirtin tone ti na e ndrydhe
Ajo dorë ty krejt t’u thaftë
Për së kthjellti Zoti t’vraftë

Sytë e tu krejt t’u verbofshin
Veshët tu krejt t’u shurdhofshin
Ty të rroktë e rëndë damllaja
E të zëntë, mos t’l’shoftë belaja

Sepse na e rrëmbeve paqen
Sepse na e nxive faqen
Pandërprerë na hape varre
Nëpër fusha, nëpër male

Prandaj, hasmi i kombit tim
Kurrë në jetë mos paç gëzim
Mos pafsh ditë as edhe një grimë
Ty të rëntë një vetëtimë

zymer_mehani

Poezi nga Zymer Mehani

 

Shperndaje ne
Updated: 22 Tetor, 2016 — 09:04

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.