Pse Kargjorgje tani shahet nga serbët ? Pse i mohohet prejardhja ?

sharja_e_gjergjit_zeshkan

Ju kujtohet Jani Kondo ( Kondo Bimbashi ) i cili  bashkë me luftëtarët e tij, kryesisht çamë, hyri i pari në kalanë e Beogradit  ( !802 ) ? . Një tjetër luftëtar çam, Gjergj Olimpiasi, me 300 vullnetarë të tij shqiptarë luftoi për çlirimin e Serbisë, (Arbën Xhaferri, “Legalizimi i krimit)   Fryti historik i kohës së caktuar ka qenë gjithmonë i klonuar sipas dëshirës së të tjerëve e aspak e as një fije nuk i ka ngjarë të vërtetës.  Historia ,e më këtë edhe e vërteta është mëshefur.

Por ,Kondoja nuk durohet si shqiptar. Edhe pse Kondo, para dy shekujsh ishte ai që ishte, sipas mentalitetit serb, kishte për të qenë më mirë sikur Kondo të mos kishte lindur kurrë. Ose sikur mos të kishte bërë atë që e ka bërë, sepse serbët “më lehtë e kishin pasur të mbeteshin pa Beogradin se sa të përmendin shqiptarin -armikun, çlirimtarin e Beogradit”.

 Fryti historik i kohës së Kryengritjes  “Serbe” ( 1804 )  Karagjorgje , nipi i Gjin Marash Kelmendit pasi që doli në dritë se ishte shqiptar , serbëve filloi t`iu “ turbullohet “ . Si në rastin e Kondos që thonë “ më mirë të mos kishte lindur kurrë “se sa ai të na çlirojë Beogradin; tani me Kargjorgjen është taktikë tjetër e refuzimit,  mu për atë pse ishte shqiptar .  

Pra ishte shqiptar nga fisi katolik Kelmendas nga rrethi i Shkodrës  . Por tani demantin të cilin po e shkruaj në origjinal     (Istoričar Radoš Ljušić rekao je agenciji Beta da ne postoje pouzdani podaci o Karađorđevim precima, niti o tome kada su oni došli u Srbiju. – Za to nemamo pouzdanih istorijskih izvora, dokumenata, sve je u narodnom predanju. Postoje razne verzije o Karađorđevim precima – da su iz Francuske, Hercegovine, Crne Gore ili Albanije, ali nijedna teorija još nije dokazana – rekao je Ljušić. LJUŠIĆ: NEMA DOKAZA)

“Historiani Radosh Lushiq i thotë agjencisë Beta , se nuk ka dokumente bindëse për Karagjorgjen dhe të parët e tij si dhe se kur erdhën në Serbi : “ Nuk ka fakte burimore  eas dokumente , të tërat janë në gojëdhëna të popullit. Ka gjithfarë versione për prejardhjen e Karagjorgjëve – se kanë ardhur nga Franca, Hercegovina , Mali i Zi apo Shqipëria , por asnjë teori nuk është e vërtetuar-Nema Dokaza .”

Sa mirë që mos t`ishte shqiptar, par frytit historik të kohës duhet pa tjetër t`i humbasin gjurmët. Mund të jetë kushdo ,por shqiptar jo.

Por nuk është vetëm origjina që iu pengon , tani kanë filluar ta përshkruajnë si njeri që i turpërohej prindit të tij babait Pjetrit  , bile duke shkruar se ai nuk ishte babai por thjeshtri (Dobrica Jovičić, historian nga  Smedereva.) Shkohet aq larg e thuhet se ai bile edhe e kishte vrarë (Priča kaže da je na odlasku pucao ocu u leđa, a da je ovoga dotukao neko iz Karađorđeve pratnje. Postoji i verzija po kojoj Karađorđe nije lično učestvovao u ubistvu, već ga je samo naredio. Po povratku u Srbiju, 1796. godine, vožd se ispovedio i zamolio za oproštaj, koji je od crkve dobio.)

Të ulet personaliteti i tij e shtojnë qe Karagjorgje e paska vrarë edhe të vëllanë Marinin, 1806 (? ) ( asgjë e vërtetuar) 

“Gjatë kohës së Kryengritjes , qenka folur që i vëllai i paska ngucur femrat e Topolës. Karagjorgje me karakterin e tij prej vrasësi shkon në shtëpi e rrah të vëllanë dhe e varë .”  

Tjetra :  “ Shefi Kryengritjes së parë ishte i ashpër dhe  i llojit të bishës , në kushte të sotit  shkruan historiani   Joviqiç , kishim me e quajtur  të sëmur psikik.. Vriste pa gjyq , nga afekti dhe zemërimi “ 

 Pra : “ Serbët nuk flasin për këtë sepse kishte me hedhë hije në veprën e madhe të Kargjorgjës “  ( Srbi ne pričaju o ovome jer bi to bacilo senku na sve što je Karađorđe uradio kao vojskovođa i ustanik. Ja o tome ne predajem đacima u školi, a toga nema ni u udžbenicima. Bilo šta negativno o njemu naružilo bi mit koji se vekovima stvarao – zaključuje Dobrica Jovičić. ) 

Pra  duhet pa tjetër që me një shikim të ri historik të njolloset figura e Kargjorgjes , vetëm e vetëm pse ishte me prejardhje shqiptare. E pa mohueshme është edhe përmbledhja e këngëve nga Andrija Luburiqi , i cili në vitin 1937 i botoi të gjitha këngët popullore për Karagjorgjen dhe familjen e tij të kënduar që nga viti 1698 “ Vojvoda Jovan Mërshiq Kliment  Kragjorgjeb djed i plavski turci “ ( Vojvoda  Gjin Marash Kelmendi dhe turqit e Plavës ).

Pra ne shqiptarët i bëmë serbet me shtet dhe iu mësuam shkrim -këndim ( Vuk Karagjiqi )

 

Referencat :

http://arhiva.glas-javnosti.rs/arhiva/2006/10/24/srpski/T06102303.shtml

http://www.dnevno.rs/istorijski-zabavnik/zanimljivosti-iz-istorije/1611/mracna-strana-karadorda-srpski-vozd-ubio-i-oca-i-brata-i-svakog-ko-mu-je-stajao-na-putu

https://www.scribd.com/doc/233285064/Milorad-Bo%C5%A1njak-Slobodan-Jakovljevi%C4%87-KARA%C4%90OR%C4%90EVI%C4%86I-skrivena-istorija

 

fahriu_ri_09_fb

22.10.16 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 22 Tetor, 2016 — 15:55

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.