Prej Indisë deri në Serbi – hisoria serbe

rraca_serbe_iraniane_perse_Fb

Ikni se Serbët e morën historinë botërore. “ Duke kërkuar për rrënjët serbe Ognjen Raduloviq shkruan se Gadishullin Ballkanik së pari e kishin banuar serbët të cilët pastaj e vërshuan Europën. Serbët sipas tij nuk erdhën këtu , por që nga këtu e filluan jetën, Nëndanubi është djepi i civilizimit europian e pastaj edhe i atij botëror.” Kështu ,pra fillon historia sipas tyre . Njerëzimi i ka “borgj”të madh civilizimit 8000 vjeçar serb !!! Nuk është për tu qeshur kjo tentative serbe për gjetjen e rrënjëve të saja të lashta historike në trollin e Ballkanit e më shumë. Atyre iu duhet autoktonia ( edhe pse e falsifikuar ) që të mbrohen karshi botës që ne shqiptarët jemi të ardhur . Të ardhur , bile rishtas.

Serbët derdhin  mjete të mëdha financiare për të “ shkruar historinë “ e tyre; numri i studjuesve është përditë e më i madh . Po iu lexoj disa emra : Olga Luković-Pjanović, Jovan Deretić, Ranka Kuić, Miloš Milojević, Sima Lukin-Lazić, Laza Kostić, Pavel Šafarik, Ilija Živančević, Svetislav Bilbija, Milan Budimir, Dragoslav Srejović  , Siprijan Rober, Emil Birnuf, Adolf Pikte, Ami Bue, Lorenc Surovjecki, Fransis-Maria Apendini Kazimir Šulc Adam Mickijević dhe  të tjerë.

Serbët shkojnë aq large gjetur veten edh në historinë e Kinës; në” “Istoriji naroda srednje Azije” ( Historia e Azisë së Mesme ) njëfarë Joachim ii paska gjetur dhe shënuar fjalët e guvernerit Hju-Ju  ( viti 160 prKR) ;”  Serbët na sulmuan 30 herë nga pranvera deri në vjeshtë. Kurse një burrë shteti kinez i kohës Çaj Jun shkruante :” Që kur u larguan Hunët (Yunët) na u vërsulën serbët dhe na pushtuan tokat tona . Janë me mijëra ushtarë , të arsimuar, të forte e të përgatitur dhe vështirë e kemi me ta që t`iu kundërvihemi “

Serbët shkruajnë që edhe në Tibet edhe ende ekzistojnë fjalët e tyre të pastra serbe si:” čedo, jarak, sila, čiča, rudnik, gora, luč “ si dhe emrat “Božan, Milovan, Srbica dhe tjerë  , Miloš Milojević  i paska gjetur mbi 710 emra dhe fjalë serbe që përdorën në Tibet . Jakob Grim paska shkruar: … nuk ka emer më të famshem se sa emir serb “ Serbet e citojnë edhe Herodotin i cili paska shkruar :” Të gjithë Thrakasit, Skithet ,Vendet , Tribalet dhe Iliret janë serb. Bile e bëjnë një korrigjim të gjuhës greke se thrakasit  është shkruar gabimisht , se ata ishin raset  ( e Rashkes )

Edhe një histori e lezetshme serbe “ Serbët po u përmendkan edhe në librin e shenjt “Ungjillin e vjetër “. {pr mos të harroj të shkruaj se serbët që 2000 vjet pr Kr qenkan nisur për Indi, nga Nishi i sotëm me qëllim Indinë. dhe ky ishte  se depërtimi i parë I arianëve atje sipas Perëndisë Aron, gjurmët e kultit e të cilin po u gjendkan edhe sot në Kosmet ( Kosovë )

Serbët sipas Herodotit  paskan qenë pas indusëve populli më i madh në botë.  Dr.Rački në librin e tij “Historia e sllavëve “ shkruan  : Në fillim sllavët janë quajtur Serb , kurse gjermanët i paskan quajtur edhe Vend (? ) . E shihni se si shkruhet historia nga serbët!

Historian gjerman i paskan gjetur varrezat serbe në Spanjë , Portugali dhe në Britani , të vjetër 3000 vjet para KR.

 Dhe gjëja më interesante është kjo : “Po Iliji Živančeviću Dušanov Zakonik predstavlja samo kontinuitet tradicionalnog vendskog porekla, a Valter Vist (Walter Wuest) piše da je sanskritski jezik nastao iz vendskog, ali mu ne moze odrediti vreme. On tvrdi da je u Indiju došao sa severozapada, a po svim upoređivanjima jedina je mogućnost da je to bio srpski jezik. “

Pra sipas Zhivanoviqit kanuni i Dushanit paraqet vazhdimësi të origjines tradicionale VENDE, kurse Walter Wuest paska shkruar se gjuha sanskrishte ka lindur nga gjuha vende . Gjuha  sanskrite arriti në Indi nga Veriperëndimi i saj dhe sipas të gjitha gjasave duhej të ishte gjuha serbe “ Edhe kjo : “Emil Burnouff  nalazi da je to bilo daleko pre, čak u doba “mrače praistorije”. On nije usamljen u tvrdnji da su grči i latinski jezici nastali iz pelazgijskog jezika. A za narod Pelazga kaže da su živeli u Sredozemlju i po Alpima. Pelazge su mnogi proslovekovni autori identifikovali sa starovekovnim Srbima.”

Studjusi Emil Burnouff  paska thënë se gjuha greke dhe latine kanë lindur nga pellazgjishtja , dhe se pellazgët ishin serbët e vjetër të Mesdheut dhe Alpeve .

Cilët ishin Vendet? , një pyetje për ne .

Fahri_xharra_fjalimi

Fahri Xharra,23.10.16
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 23 Tetor, 2016 — 03:35

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.