Letërsi Kombëtare: ATDHEU…

zahir_pajaziti_fb

ATDHEU…

Ti Atdhe i shtrenjtë
I dashur sa më s’ka
Dashuri mbi dashuritë
Të duam pa ia nda

Ty të doli zot
Skënderbeu trim
E Adem Jashari
Heronj t’popullit tim

Me shekuj qëndrove
N’stuhi dhe rrebeshe
Për armiq të shumtë
Shpesh armët i ngjeshe

Atdhe më je i dashur
I Shqipes je çerdhe
Prej gjakut t’dëshmorëve
Liri mirë se erdhe

Sa hije t’ka gjaku
Në t’flamurit fushë
Shqipe dykrenare
Të puth sy dhe gushë

T’ka simbol lirie
Kudo çdo shqiptar
Valo i lirë flamur
Me ty jem krenarë

prof_Zymer Mehani

Poezi: Zymer Mehani

Shperndaje ne
Updated: 23 Tetor, 2016 — 20:41

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.