FLUTURONI…

libri_gjuha_jone

     FLUTURONI…

O vargjet e mia të freskëta
Shkoni, udhëtoni fluturim
Nëpër viset e atdheut kaloni
”Shumë i shtrenjtë je ti kombi im”

O fjalët e mia të flakta
Të ngrohta o vargjet e mia
Nëpër atdheun tim kaloni
”Shumë e shtrenjtë është Shqipëria ”

Shkoni, në vrap, mos u ndalni
Të nxehta o vargjet e mia
Tregoni ngado që kaloni
”Shumë e shtrenjtë është shqiptaria”

Me re fluturoni pa u ndalë
Me dritë me avull ngadalë
As e shihni o vargje të zjarrta
”Atdheu cep më cep me lapidarë”

prof_Zymer Mehani

Poezi: Zymer Mehani

Shperndaje ne
Updated: 25 Tetor, 2016 — 15:04

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.