Letërsi Kombëtare: JAM SHQIPËTARE E SHQIPËRISË SË VJETËR (Poezi)

maki_usa

JAM SHQIPËTARE E SHQIPËRISË SË VJETËR

Një ditë një mike amerikane
më luti t’i flasë për historinë shqiptare,
donte mikja të na e njohë historinë
bashkë me prejardhjen prej nga vimë!

Patjetër i thashë me lot në sy
të tregoj moj mike me shumë krenari,
jam një shqiptare e Shqipërisë së vjetër
paçka se amerikane më quani në letër.

Nënë Terezën qe nënë i thotë mbarë njerëzia
e lindi dhe e rriti e jona Shqipëria!
Atje në trojet tona lindi Gjergj Kastriota
qe trimërinë e tij e njohu tanë bota!

Atje plot pesë shekuj qëndroi Turqia,
atje masakra e krime me shekuj bëri Serbia,
por popullin tim të urtë e bujarë
kurrë nuk e mposhti asnjë barbarë.

Unë këtu në tokën Amerikane
nuk erdha nga qefi por më dëboi dora sllave,,
sepse gjithmonë ata barbarë
dëbuan shqiptarë breza me radhë..

E di se ju s’më merrni për të huaj
por me shpirtë e zemër unë gjithmonë vuaj,
atje na rrin shpirti, mendja e zemra
këtu trupat tonë mbajnë vetëm emra!

Atje ajo tokë me emrin Shqipëri
e vdekur me qenë e gjallë më bën me u ndi,
këtu në tokën e Amerikës
terri i natës më vjen në mes të ditës.

E di moj mikja ime dhe mirë të kuptoj
fjalët t’ua më bën të lotoj,
kështu më thoshin edhe gjyshërit e mi
se ishin emigrantë njësoj sikur ti!

Pavarësisht të mirave qe t’i jep kjo tokë
mallin e Atdheut nuk e tretë dotë,
faleminderit amerikanja e shkruar në letër
moj shqiptarja e bukur nga Shqipëria e vjetër!

mikja_me_flamur

©Maki M Canolli

Shperndaje ne

The Author

Maki Canolli

Makfire Maqedonci – Canolli lindi në Prishtinë. Fëmijërinë dhe rininë e hershme i kaloi në vendlindje. Është shkolluar në fushën e pedagogjisë, që e ka bërë më të ndjeshme e më njerëzore edhe në poezi. Me këtë art të vështirë ka filluar të merret që kur ishte nxënëse e klasës së dytë fillore. ”Gjeli im plak” ka titullin vjersha e saj e parë. E ka botuar 30 vjet e sa më parë në shtojcën për fëmijë të gazetës ”Rilindja” (1978/79), e cila botohej çdo të martë, në kohën e artë të kësaj të së përdishmeje të shuar shqiptare në Kosovën e pushtimit serb. Makfire M Canolli i përket brezit të rinisë ”së padisiplinuar”, e cila sfidonte pushtetin antipopullor të asaj kohe. Ky pushtet të rinjtë shqiptarë i quante ”irredentistë” e ”seperatistë” dhe me nofka të tjera më poshtëruese, vetëm e vetëm pse deshi të mbante gjallë gjuhën, traditën e kulturën shqiptare, të qenit shqiptar të shqiptarëve në vendin e tyre. Makfires, si motër e vëllezërve ”irredentistë”, iu mohua çdo e drejtë: të regjistrohej në fakultet, të punojë me nxënës, si dhe e drejta për të botuar. E ka vragë të pashlyeshme në zemër këtë kohë, aq më parë, pasi krijimet e saj të hershme ia konfiskuan punëtorët e shërbimit sekret serb, gjatë një bastisjeje në shtëpinë e saj. Në vitet e ‘80-ta, kur ajo ishte vetëm 11 vjeçe si shumë familje shqiptare, edhe familja e Makfires ishte në shënjestër të UDB-së famëkeqe serbe, e cila në vitin 1982 ia burgosi të tre vëllezërit. Ishte kjo koha kur shpirti i saj sa fëmijërorë aq poetik po këndonte nga brenda, pa u shfaqur për lexues. Në vitet e ‘90-ta emigron në Gjermani, ku qëndroi deri më 1998. Kthehet në Kosovë bashkë me familjen e saj dhe më pas, më 1999, kalon oqeanin për të vazhduar jetën në New York. Aty jeton ende.Zëri i saj dëgjohet çdo të premte në valët e Radio – Diasporës, ku si moderator e udhëheq rubrikën “Heroizmi i popullit tonë në shekuj”. Poezitë e saj janë prezantuar nëpër disa faqe të internetit, të cilat botojnë krijime artistike, si “Teutat shqiptare nëpër botë”, “Agjencioni Floart-Press”, “Tribuna shqiptare”, “Bota e re”, “Stërkala”, si dhe “Qeparoi”.Gjer tani ka botuar përmbledhjen poetike për të rritur “Gjurmë nëpër flakë” (2010) dhe një tjetër për fëmijë “I shes diellit akullore” (2010). Po ashtu është pjesë e disa antologjive si dhe në librin e përbashkët me teutat shqiptare nëpër botë me titull "Në sytë e nënave". Në një të ardhme të afërt lexuesit do të kenë ne duart e tyre shkrimet tjera qe presin botimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.