Dosier: Terrori dhe aktet  terroriste  të Serbisë, mbi  familjen  Jashari të Rahovicës së Preshevës

armata_serbe

Terrori dhe aktet  terroriste  të Serbisë, mbi  familjen  Jashari të Rahovicës së Preshevës.

Shtepia_djegur_dhjetor2013

Familja  Jashari, nga  fshati Rahovicë, komuna e Preshevës, pjesë e  së cilës jam unë(Skender Jashari), deri më sot, nuk ka mbetur asnjë  institucion  vendor( në Republikë të Kosovës) dhe as ndërkombtar ( të akredituar në Republikë të Kosovës), që të mos jenë  informu për çdo rast të terrorit   dhe akteve terroriste- shqipfolës të detyruar a ndërsyer nga  Serbia. Ngaqë e shohë  që ende  vazhdon  terrori dhe aktet  terroriste të Serbisë,  e që nuk ndërhyn asnjë  institucion vendor  a  ndërkombtar për t’a  ndalu këtë, por për më  keq, Fraksioni i EULEX-it, i dirigjuar nga Serbia, më  2012, më  arreston duke  më akuzu dhe gjyku me akuza të prodhuara në Beograd( për luftë  kundër  Serbisë), më imponohet  që  t’i publikoj.
Pasiqë Fraksioni i EULEX-it,  në  vazhdimsi, ka  mbajtur “ Top sekret”( siç edhe në  medie tashmë është  publiku, rastin e Dobrosinit), po aq  “top sekret” i mbajti edhe   aktet tjera që  më  kanë  ngja- p.sh: rasti i tentim-kidnapimit ( që nuk e  arritën, shkaku i kundërveprimit tim) e që pasoi me tentim-vrasje( ku mbetem i plagosur), të kryer nga  Agjentët  Islamik të Serbisë, më 27 maj 2009, në  Prishtinë!
U’a bashkangjes shkresën zyrtare që i’a kam  dërgu : Zyrës së EULEX-it, Zyrës së BE-së,  Institucioneve  tjera kompetente, etj, e që të cilën, shkaku i mosveprimit të  EULEX-it( si institucion  kompetent për raste të  tilla), e publikoj, që të nxjerret  e  VËRTETA NË  SHESH!

Për: Zyrën e  EULEX- Prishtinë

Nga: Skender Jashari, i burgosur politik nga  EULEX, për luftë  guerile  kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë, në Dobrosin komuna e Bujanovcit

                                                         KËRKESË

Zotëri.

Jeni mirë të  informuar tashmë me të gjitha rastet  e terrorit  dhe terrorizmit të Serbisë, kundër meje dhe  familjes time të ngushtë. Derisa jeni në dijeni që kundër meje, një fraksion i EULEX-it, i dirigjuar nga Serbia,  zhvillon  akuza politike, duke  më akuzu ende ( edhe më 13 tetor 2016- me ndryshim  aktakuze PPS. Nr.56/12), për terrorizëm kundër Serbisë. Derisa Serbia ende bën  akte terrori dhe  terroriste!

Më 28 tetor 2016, njoftohem nga fqinjët, që disa kamion dhe një eskavator, kanë  rrafshu dhe hequr muret e  shtëpisë së demoluar disa herë dhe së fundmi të  minuar e  djegur plotësisht  nga  policia dhe xhandarmëria e Serbisë, në fshatin Rahovicë, komuna e Preshevës, me qëllim që t’i zhduk  të  gjitha  gjurmët  e krimit. Më 13 tetor 2016, ndryshoi aktakuza, nga  prokurori politik i fraksionit të EULEX-it, të dirigjuar nga  Serbia, as  disa javë  nuk kaloi, menjëherë Serbia  veproi! Unë jam i sigurtë që shtëpinë  time, e rrafshoi Serbia, përmes shqipfolsve- andaj këtë  akt terrorist duhet ta  keni parasysh, e ta ndjekni. Kjo është  në kundërshtim edhe  me  Konventat  e Gjenevës, dhe më  Ligjin  Humanitar Ndërkombtar të Luftës! Ju, fraksioni politik i EULEX-it, mua (Skender Jasharin), më bëtë edhe më  luftarë  profesionist. Siç ju kam thënë në shkresa disa herë, :” unë isha, jam e do jem  gjithmonë ushtar i vendit tim”! Jam duke  e pritur gjykimin  politik tuaj, në lëndën  time në Gjykatën  Themelore në Gjilan, e pastaj:” unë do jem në Hirin  e shtëpisë time të  djegur, në Rahovicë komuna e Preshevës!”
Ruajeni Paqen  dhe Stabilitetin, ndalone terrorin dhe  aktet  terroriste të  Serbisë, të gjithë e dijmë që ju mund t’a  bëni-fraksioni politik i EULEX-it merrni  porosi prej saj (Serbisë)! Ju e dini, E drejta për  Vetëmbrojtje, më njeh edhe të drejtën për t’a mbrojtur  pronën time, nëse Institucionet  Ndërkombtare nuk e  bëjnë, atëherë  RROFTË  LUFTA  PËR LIRI.
Ju lutem  mos  më fyeni, me  demagogji:” që duhet t’i drejtohem  Institucioneve Kolonialiste të Serbisë  në Preshevë”- për këtë  rast!

Arsyetimi

Më 10 korrik 2003, polici serbë përgjegjës( mbikqyrës) lagjes time, në fshatin Rahovicë komuna e Preshevës, e djegë  shtëpinë time të re!

Më 8 gusht 2003, jam  detyru të  ikë unë dhe  dy vllezërit e mi,  nga  vendlindja  ime, shkaku i  terrorit dhe terrorizmit(  terrorizëm  Serbia bënte  përmes bashkëpuntorve të saj!). Arrestime( dhjetra herë si mua dhe  antarët  e  ngushtë  të  familjes); paraburgosje( vëllau i tretë); bastisje( brenda periudhës 2001 deri 2010, kur kanë ikur edhe   antarët tjerë të familjes së  ngushtë  nga  vendlindja); kërcënime përmes  telekomunikimeve-telefonave( në periudhën 1996- 2003); kërcënime telefonike dhe  përmes netit në Terriror të Republikës së Kosovës( 2003-deri sot!); kërcënimeve të drejtëpërdrejta( në vendlindje, si dhe  në territor të Republikës së Kosovës); fyerjeve publike( sidomos ndaj  antarve të mitur të familjes); fyerjeve kundër meje dhe  antarve  të  familjes time të ngushtë qoftë publikisht të  bëra por edhe  me anonimitet; sulmeve  fizike ( kundër meje dhe  antarve të ngushtë  të  familjes, në vendlindje dhe  në  Territor të Republikës së Kosovës); aksioneve policore-speciale( në  vendlindjen time duke i terrorizu  familjarët  vazhdimisht); rrethimet policore në vendlindje dhe  në fushat  e  vendlindjes; shtëpinë e  djegur më 10 korrik 2003( vendlindje- që thash më lartë); etj etj që jeni të njoftuar  edhe ju! Ndërsa shkaku i po këtij terrori dhe terrorizmi janë  detyru të ikin edhe  gjithë  familja ime  e ngushtë!

Në 29 prill 2004, në Prishtinë, agjenti i Serbisë Fuad Islami, kryen tentativën për  të më vra, së bashku me dy persona tjerë. Vetëm disa ditë  më parë, kishte  tentu të  vriste  dy  vllezërit e mi( Valon dhe Luan Jashari i cili mbetet  i plagosur rëndë).

Më 27 maj 2009, në Prishtinë, nga  agjentët islamik të Serbisë, kanë tentu të  më kidnaponin, pasi  s’kanë  arritur kanë  gjuajt  për  të më vra- kam  marrë plagë të lehtë! Këtë rast ju ( EULEX) e keni, por që :”shkaku i implikimit  të Serbisë, ju  e  heshtni, për të mos   u rreziku  stabiliteti në  Ballkan” ( njerëzit e juaj më kanë  thënë kështu!).

Më 19 shtator 2011, në Gërmi, kam  qenë  viktimë   e atentatit! Ju jeni  njoftu, por asgjë nuk keni ndërmarr!

Në natën  e Pashkëve, 1 orë para  Meshës së  Pashkëve të  vitit 2012, kërcënime nga Agjentët islamik të  dirigjuar nga Serbia, përmes email dhe facebook-ut, më janë  bë! Ju EULEX, jeni  njoftu- asgjë nuk keni  bë!

Me porosi të  Serbisë, Fraksioni i EULEX-it, i dirigjuar  nga Serbia, më arrestoi më 1 korrik 2012 dhe 16 tetor 2012, më  akuzoi  me  akuza politike dhe  më dënoi politikisht( edhe  gjyqtari Arkadeusz Sedek e tha:” dënoheni për shkak të ruajtjes së Paqes dhe Stabilitetit  në  Ballkan”). Më akuzuan për terrorizëm  kundër policisë dhe  xhandarmërisë së Serbisë, në Dobrosin  komuna e  Bujanovcit, e që  Gjykata  Supreme  në lëndën PML.241/15, më  shpalli të pafajshëm!
Derisa ju bënit  spektaklet në Gjykatën  Themelore në Gjilan në  lëndën  PKR.nr. 56/12, policia dhe xhandarmëria e Serbisë, në dhjetor 2012 demoloi shtëpinë time në fshatin  Rahovicë, komuna e  Preshevës! Ndërsa sërish  më 7 korrik 2012, policia dhe xhandarmëria e Serbisë, demolojnë  shtëpinë  e njejtë për herë të dytë, duke  lënë  edhe  grafite shoveniste nëpër muret  e shtëpisë!

Ndërsa më 18 dhjetor 2013( vetëm 2 muaj pasi  dënohem  me  dënime politike nga  Fraksioni i EULEX-it i dirigjuar nga Serbia, më  16 tetor 2013), policia dhe xhandarmëria e Serbisë,  minojnë dhe  detonojnë  eksploziv, duke  shkaktu djegëjen  e tërsishme të  shtëpisë në  fshatin Rahovicë, komuna  e Preshevës. Për këtë më dëshmojnë   disa dhjetra  fshatarë të vendlindjes time.
Madje edhe  në gusht 2013, në Prishtinë, në banesë, sulmohen  familja  ime  e ngushtë! Ju jeni të  njoftuar, por asgjë  s’keni  ndërmarr!

Po ashtu  vëllau im  Luan  Jashari,  në Prishtinë në muajt e fillim vitit 2013( kur edhe  është ngritur  aktakuza politike e Fraksionit të EULEX-it, të dirigjuar nga Serbia, kundër meje), është përcjell dhe kërcënu. Njejtë i ka ngja edhe  në muajt shtator-tetor 2013( kur dënohem  me dënim politik)! Ju keni  dhjetra shkresa që u’a kam dorëzu, por  keni heshtë!

Më 19 dhjetor 2013, derisa isha  në  Qendrën Korrektuese në Dubravë, pra vetëm një ditë  pasi ishte  minu e djegur  shtëpia  ime  në  vendlindje( Rahovicë-Preshevë), më vijnë  kërcënimet, që : “edhe në burgun e  Dubravës kemi me ju sulmu  a me ju helmu”-nga agjentët  e Serbisë! Unë jam  sulmu  më 7 shkurt 2014, nga  dy persona kriminelë  ordinerë, të cilët  vetëpublikuan  që ishin  dorë e Serbisë! Keni qenë  mirë të informuar dhe me kohë, por keni lënë  të rrezikohej  jeta ime dhe  e vëllaut tim! Kërcënohem më 25.08.2014, në Pavionin e Sigurisë së Lartë( Pavioni VIII) të Qendrës Korrektuese të Dubravës, nga  dy kriminelë ordiner, të  cilët  agjenti i Serbisë( drejtori i pavionit VIII, Agron Rexhaj), i kishte  rekrutu në celulat e vehabistëve që ekzistojnë në  këtë  institucion! Ju i keni heshtur jo vetëm  aktet kundër  jetës sime, por edhe  kundër Sigurisë dhe  stabilitetit të Republikës së Kosovës. Më  26 gusht 2014, Ministria e Drejtësisë të Republikës së Kosovës( Shërbimi Korrektues), më dërgon në Qendrën e Paraburgimit në  Gjilan, për shkaqe sigurie, që  mos të rrezikoheshim  nga  njerëzit e Serbisë- mirëpo siç ju e keni kërcënu, që asesi mos të pranohet  publikisht që  Serbia është  duke  më rreziku( këtë njerzit tuaj, ma thanë!). Më 31 tetor 2014, edhe  në  Qendrën e Paraburgimit  në Gjilan, kërcënohem. Shkaku i rrezikut që më bëhej,  Shërbimi Korrektues( Ministria e Drejtësisë), na  vendos  në  Qendrën e Paraburgimit në Lipjan! Ju jeni në dijeni, ngaqë edhe unë,  vëllau ( Valon Jashari) dhe  familjarët  i’u kemi njoftu, por s’keni ndërmarr asgjë- keni leju rrezikim të jetës time dhe vëllaut tim!

Pres veprimin tuaj, në dobi të Drejtësisë, për të  Ruajtur Paqen  dhe Stabilitetin në Ballkan!
Do u’a bashkangjes në fund edhe fotot e aktit terrorist të Serbisë, dhe  dëshminë e  bashkësisë lokale të fshatit Rahovicë komuna e  Preshevës.

Me respekt.

Më 29.10.2016                                                         Skender Jashari
                                                                      ( i burgosur politik nga  EULEX)

 
( P.S. Të gjitha këto shkresa, pas dorëzimit juve, do i publikoj, që i tërë opinioni të  jenë  i njoftuar paralelisht!)
 Vertetimi_fakti
Foto: Dokumenti i Bashkësisë Lokale të fshatit Rahovicë komuna e Preshevës, që fakton  djegëjen e shtëpisë

Shtepia_djegur_dhjetor2013
Foto: Shtëpia e djegur nga minimi më  18 dhjetor 2013

Shperndaje ne
Updated: 1 Nëntor, 2016 — 20:02

The Author

Skender Jashari

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.