KUJTOJMË DËSHMORËT E KOMBIT, AFRIM ZHITIA DHE FAHRI FAZLIU

14938222_10154141128297865_8745074856496460313_n

Me rastin e përvjetorit të rënies

KUJTOJMË DËSHMORËT E KOMBIT, AFRIM ZHITIA DHE FAHRI FAZLIU

Më 2 nëntor 1989, rreth 500 policë të njësisë speciale serbe rrethuan lagjen “Bregu i Diellit“ në Prishtinë dhe në bodrumet e Bllokut nr.6 hyrja A/7 të kësaj lagjeje, pas një beteje të përgjakshme që zgjati nga ora 12:30 gjer në orën 18:00, ranë për të mos vdekur kurrë heroikisht Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

ZEMRAT  BESNIKE

(Dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu)

O Zemra besnike
Të atdheut shqiptar,
E di shumë mirë, pasha Ju,
Se Ju u lindët
Në kullat krenare
Dhe të fortë- shkëmb
Për të jetuar gjatë,
Gjer në përjetësi.

prof_Zymer Mehani

Shkruan Prof. Zymer Mehani

Shperndaje ne
Updated: 2 Nëntor, 2016 — 10:13

The Author

Prof. Zymer Mehani

1 Comment

Add a Comment
  1. Afrimi dhe Fahriu ranë për të mos vdekur kurrë, të rreshtuar në radhët e bijve dhe bijave më besnike të popullit që i lindi, të vendosur të sakrifikojnë çka është e domosdoshme për çlirimin e trojeve tona dhe ribashkimin e tyre në Atëmemëdheun tonë të vetëm-Shqipërinë.
    Gjaku i tyre rinor që i bashkuar në lumenjtë e gjakut shqiptar të derdhur për të jetuar me dinjitet të plotë dh të pa nëpërkëmbur në Atëmemëdheun tonë është Amanet për ne të vdekshmit. Ky Amanet për të gjithë ata që nuk thonë derrit dajë është i qartë: Ribërja e Shqipërisë Natyrale, duka i ribashkuar të gjitha trojet e saj, të cilat u ndanë dhunshëm nga trungu i saj. Mos përmbushja e këtij Amaneti është mallkim për ne!
    I përjetshëm qoftë kujtimi për jetën dhe veprën e Heronjve të Kombit Afrimin Zhitia dhe Fahri Fazliu.
    I përjetshëm qoftë kujtimi për jetën dhe veprën e gjithë dëshmorëve të kombit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.