TA NJOHIM SHKRIMTARIN, FADIL L. CURRI

1505222_1510025442577440_2312599400755269325_n

 

(Shkëputur nga libri “Autogoli i lirisë”, Shkup, 2016)

 

prof_Zymer Mehani

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

Fadil Curri u lind në fshatin Dërmjak të Hanit të Elezit (Kosovë), më 25 shtator 1959. Pas disa muajsh nga lindja e tij, familja u shpërngul në Shkup. Aty Fadili e kreu shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin Filologjik-dega Gjuhë Shqipe e Letërsi. Që nga fëmijëria nisi të shkruante poezi , që i botonte në gazetat e shkollës dhe në revistat e njohura letrare “Gëzimi” e “Fatosi” në Shkup. Pas diplomimit punoi kryeredaktor i gazetës “Sharri” në Han të Elezit, pastaj drejtor për kulturë në Kaçanik, kurse viteve të fundit është mësimdhënës e gjuhës shqipe dhe i letërsisë. Si gazetar i furnizonte faqet letrare dhe informative të “Shkëndijës” , “Rilindjes” e të “Flakës” së Prishtinës dhe të Shkupit. Në kohën e komunizmit, ATSH-ja ia ripublikonte tekstet në gazetat, revistat e RTV-të e saj edhe në gjuhët e huaja, që bënin fjalë për shtypjen e shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Me pikëpamjet e veta publicistike në opinion z. Curri njifet si demaskues i padrejtësive ndaj shqiptarëve, sidomos në Maqedoni, qoftë përmes shkrimeve në gazeta e libra, qoftë përmes intervistave e komenteve të shumta nëpër gazeta, radio e televizion, kohëve të fundit edhe në portale dhe faqe sociale të internetit.
Në fushën letrare, Fadil Curri është autor i mbi dhjetë librave të botuar, redaktor, recensent e lektor i qindra librave letrarë e shkencorë.
Deri sot ka këtë opus të publikuar libror:
-“A(H) FATI(H) YNË NË PESHOJË”, përmbledhje tekstesh udhëtimi nga Belgjika e Gjermania, biseda e shënime me të burgosur e të padrejtësuar dhe krimin në Bllacë të Shkupit nga çetnikët e komunistët);
-“KOHË QORRE – A BLIND TIME (tufë poezish në shqip e anglisht);
-“KRONIKË PËR NJË DASHURI” (roman me dy botime);
-“MUZAT E HANPENCIT” (panoramë letrare shkollore e Hanit të Elezit);
-“TREGIME PËR FËMIJË” (përmbledhje tregimesh për fëmijë);
-“RINJOHJA PAS VDEKJES NË…KOSOVË” (roman, vazhdim tematik i “Kronika për një dashuri”);
-“KËSHTU MENDONTE, FLISTE E SHKRUANTE ADEM KASTRATI” (autobiografi dhe shkrime të tjera);
-“ATY KU U KALITËN KAMPIONËT” ( monografi e historisë së mundjes në Han të Elezit);
-“ARKA E THESAREVE” ( dramë e inskenuar dhe e shpërblyer në Festivalin Dramatim të Shkollave të Kosovës, në Skënderaj, pastaj e botuar si libër);
-“HANI I ELEZIT LEKSIKOR ME FRAZEOLOGJI” (fjalë të shënuara nga kjo anë);
-“PALLË KRITIKE MBI QEPALLËN AGONIKE” .
Ka marrë pjesë në shumë takime e karvane shkrimtarësh në Kosovë e Maqedoni, si dhe në debate shkencore. Ka qenë pjesëmarrës në shumë konkurse letrare, nga juritë e të cilave edhe është shpërblyer disa herë. Ishte edhe botues i revistës “E vërteta” në Shkup e Tetovë, Kaçanik e Han të Elezit. Në dorëshkrim i ka edhe disa libra, të cilat shpreson se së shpejti do të shohin dritën e botimit.

Shperndaje ne
Updated: 2 Nëntor, 2016 — 14:45

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.