Dinjiteti nuk është çështje fjalësh por aktesh e qëndrimesh.

Edi_03_Rama

Vangjel Dule nuk është Kryeministër i Greqisë

Edi Rama eshte Kryeministri i pare shqiptar qe ia mbledh Greqise nga facebook dhe nga foltorja e Kuvendit. Ne facebook e lexojne njerezit dhe mediat. Ne foltore e degjon populli dhe i pergjigjet Vangjel Dule. 

Greqia pasi lexon mediat qe pasqyrojne e komentojne facebookun e Kryeministrit te Shqiperise, i pergjigjet me Ministrin e Jashtem Kotzias.

Ndersa ne Kuvend, Kryeministri yne duelin e ka me miku e tij Vangjel Dule.

Mjafton ky fotografim i ketij episodi dhe ne te perzhitur per pak ndeshje futbolli, ia nisim te krenohemi me Kryeministrin qe na ve dinjitetin ne vend.

Dhe vertete, askush me pare, asnje Kryemimister pararendes nuk e kishte perdorur facebookun kaq bukur e efektivisht sa Edi Rama. Kjo eshte arsye e forte per tu ndjere te lartesuar ne dinjitet, te gjithe ne shqiptaret.

Sikurse asnje Kryeminister me pare qe e ka pasur mik Vangjel Dulen, nuk ia ka numeruar atij gjithe te vertetat e medha historike, politike, urbanistike dhe kombetare, sic beri ne Kuvend Edi Rama. Ta besh per uje te ftohte ne Kuvend, Vangjel Dulen eshte cilesi e rralle prej shqiptari me dinjitet te madh.

Pyetja qe me lind eshte naive: Kujt po i flet Edi Rama nga facebook dhe me nderkalljen ne Kuvend me Vangjel Dulen?

A po i flet Greqise?

Po perse duhet ta beje me facebook? Perse duke u kacafytur me Vangjel Dulen ne Kuvend?

Ne vertete krenohemi e ndihemi me te dinjitetshem sot qe e dime qe Akropoli ka dale si Amarcord ne facebookun e Edi Rames dhe mediat e Greqise jane shqetesuar nga Dushmani i ri dhe ai i vjetri.

Ne vertete krenohemi e ndihemi me te dinjitetshem qe Edi Rama ia plasi ne fytyre Vangjel Dules ne Kuvend, te gjitha problematikat e marredhenieve shqiptaro – greke.

Por nuk e dime nese Edi Rama po komunikon me Greqine apo me fansat e facebookut?

Nuk e dime nese Edi Rama po komunikon me Tsiprasin apo me Vangjel Dulen?

Qe dinjiteti yne te mos harrohet e braktiset nga statuse te tjera ne facebookun e Kryeministrit, apo nga ndonje shishe vere e shtrenjte e pire nga miqte Rama – Dule, do te deshiroja shume qe te zgjidhej nje tjeter menyre komunikimi.

Me fjalet e thena nga Kryeministri Edi Rama qofte ne facebook, qofte ne ato qe i tha Vangjel Dules ne Kuvend, jam plotesisht ne nje mendje dhe i duartrokas.

Menyra, vendi, konteksti dhe taktika e komunikimit me lene shije dyshimesh te medha.

Dinjiteti i rivendosur nga fjale, zhbehet lehte perseri nga te tjera fjale.

Dinjiteti nuk eshte ceshtje fjalesh por aktesh e qendrimesh.

Duket se i vetmi zyrtar i larte i Greqise qe ka reaguar ndoshta edhe qe e ka lexuar facebookun e Edi Rames dhe qe ka mare raportime per kerleshjen ne Kuvend te Rames me Dulen, eshte Ministri i Jashtem i Greqise Kotzias.

Po Tsipras? Ku eshte Tsipras ne gjithe kete komunikim?

Dinjiteti me akte dhe qendrime, pra dinjiteti i vertete dhe i qendrueshem eshte kur Kryeministri i Shqiperise komunikon apo ia thote ne sy keto ceshtje Kryeministrit te Greqise.

Vangjel Dule nuk eshte Kryeminister i Greqise.

As Kotzias, e aq me pak Mark Zuckerbergu.

Prandaj, do te deshiroja shume te shihja nje Kryeminister qe nuk e ngre dinjitetin e tij, qeverise se tij dhe qytetareve te tij, as nga facebook, e as nga shpatullat e Vangjel Dules.

Shqiperia do nje Kryeminister te cilin e do as me poshte e as me pak se cilido Kryeminister tjeter ne bote.

Nese facebookut te Edi Rames dhe debatit te tij ne Kuvend me Dulen, i pergjigjet vetem Kotziasi, atehere me mire le te shkruaje ne facebook dhe te nderkallet me Vangjel Dulen, vetem Ditmir Bushati.


E riperseris, me cdo fjale qe Edi Rama ka shkruar ne facebook per Akropolin, e ka thene ne Kuvend per Greqine, ceshtjen came, ligjin e luftes, etj, etj, jam plotesisht dakort.

Por duhet te riperseris se Vangjel Dule nuk eshte Kryeminister i Greqise.

Arian_Galdini

Nga Arian Galdini

 

Shperndaje ne
Updated: 6 Nëntor, 2016 — 10:42

The Author

Arian Galdini

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.