REAGIM NDAJ BROÇKULLAVE TË KËRSTIQ MYFTAROVIQIT (Kastriot Myftarajt) NË LIDHJE ME ATDHETARIN HASAN PRISHTINA

kastriot-myftaraj-420x198

prof_Zymer Mehani

Shkruan Prof. Zymer Mehani

O Tokë, si mban në kurrizin tënd gjithçka?!!!
Si mund ta mbash mbi kurriz një kombmohues të paskrupull, siç është ky Kërstiq Myftaroviqi?!!!
O Enver Hoxha, po të nami me loçkë të zemrës për një arsye; Kur vare shumë e shumë figura nga më të ndryshmet, miq e armiq, përse s’e vare për herdhesh këtë farë kodoshi, që veten e quan analist, e në të vërtetë ky është vetëm një injorant dhe idiot i llojit të veçantë?!!!!!!!!
Llomotit ti soji i kuçkës çfarë të duash, por ta dish se kungulli mbi ujë nuk shkon gjithmonë! Mendoje mirë këtë porosi që tani po ta shkruaj këtu në këtë reagim timin!
Je shumë i vogël, madje tepër më i vogël se një këlysh hijene për të njollosur emra të shquar të historisë sonë kombëtare.
As na trego njëherë se ku po e gjen frymëzimin për të shkruajtur kundër kombit tënd?! Kush po të paguan dhe sa po të paguan për broçkullat tua?! Ti gjithçka mund të jesh, por njeri s’je kurrë! Po përpiqesh të bëhesh gomar, por jo, as gomar s’mund të bëhesh dot! (Më falni gomarë, o kafshë të urta, që po ju krahasoj me një kokë-derr siç është Kërstiq Myftaroviq!).
Si duket shumë lirë e ke shitur atë lëkurën tënde të zhgjyrosur! Kij kujdes kur të përmendsh trimat e Kosovës, sepse mund të të fundoset rradakja në llumin, nga i cili s’ka fuqi që të të shpëtojë askush!

Shperndaje ne
Updated: 6 Nëntor, 2016 — 16:13

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.