Letërsi kombëtare: NËNËLOKJA LLAPIANE (Poezi)

uck-liria14502699_1495563987127359_2898872052631437809_n

feti_krasniqi_caka_03

Autore: FETI KRASNIQI-CACA

Nënëlokja llapiane e hapi pragun
Dy mysafirë të vegjël ia nderuan konakun
Ata s’ ishin fëmijë, por dy xhevahirë
Njëri quhej Hakif e tjetri Zahir.

U rritën këta trima me plot burrëri
T’ i shërbejnë atdheut ,fare s’ janë kursy’.
Hapin kurrë s’e ndalën në vapë as në borë
Maleve udhëtuan në Shqipri e në Kosovë

Sypatrembur si shqiponjat ishin ata të dy
Ishin tmerri i shkieve, kur i shihnin me sy
Këta burra të besës ,idealet për atdhe herët i kishin mësue
As jetën s’e kursyen, Kosovën për ta çlirue.

-Ç’ke moj loke që po qan
-Ahhh. …..moj bijë, djemtë m’i vranë
T’ii mbledhë trimat vetëm ai diti
Pushka e tyre e para krisi

Né Llap e Gollak, né Drenicë e Malishevë
Kudo udhëzonin djemtë e mi
Sërish ktheheshin në Podujevë
Përulem para lavdisë tuaj, o vëllezërit e mijë!
I lehte ju qoftë dheu i Kosovës, që i dhatë liri
Sa krenarë me ju është Llapi e kush ju rriti
Respekte pa fund familjes Zejnullahu edhe Pajaziti
Gjakui juaj i freskët në flamur tonë valëvitet
Kurrë s’ ju harron shqiptaria, edhe pse do të kalojnë vitet. ……..

E dërgoi për postim Prof. Zymer Mehani

Shperndaje ne
Updated: 6 Nëntor, 2016 — 17:29

The Author

Feti Krasniqi_caca

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.