Letërsi Kombëtare: PERSHNES SHQIPET KU RRINË BASHKË

Kole_Beci

Këngë: Kolë Beci

Ah sikur te isha shpend një ditë
t’shikoj atdheun me k’ta dy sytë
e vendlidjen plot blerrim
ty Preshevë me Ulqin
gjakun tim në Kumanovë
Çamërinë me Kosovë…
t’shikoj Drinat bardhë e zi
tana kreshtat e atdheut
t’shof bilbilat ku k’nojnë për ty
tanë kalatë e Skënderbeut
të shof kronjat e tokës lashtë
t’i shof arat e bregdetet
pershnes shqipet ku rrinë bashkë
edhe zogjtë kur k’nojnë mbi lisa
të shof gjanë tu’ mrizue
t’shof agimin kur vjen drita
edhe rrezet kur bien mbi mue
veç shof yjet si kam mbi krye
t’shof ujëvarat si rrjedhin malet
du’ me pa ku ka Shqipnie
ku ka trojet ku pushojn varret
ku l’shon dielli rrezet e tij
veç njëherë t’kisha me e pa
Kombin tim ta perqafosha
bash sa qielli do isha ba.

Shperndaje ne
Updated: 7 Nëntor, 2016 — 05:17

The Author

Kole Beci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.