Shqiptarët e Maqedonisë , brenga e madhe mbarëkombëtare

Shkupi_dikur_si-sot

Sot, shqiptarët e Maqedonisë janë ndoshta populli i vetëm në botë, që akoma nuk e ka plotësisht të qartë se cilën shteg duhet të zgjedhë në udhëkryqin e të ardhmes së tij. Një gjë ama është e qartë. Populli shqiptar nuk mund të vazhdojë të injorojë të vërtetat historike. Nuk mund të injorojë pasojat e gjenocidit osmano-islamik. Këto pasoja i ka vuajtur dhe vazhdon t’i vuajë me të njëjtin intensitet edhe në ditët e sotme.

 Populli shqiptar  i Maqedonisë nuk duhet të lejojë përsëritjen e cikleve historike të skllavërimit dhe shkatërrimit të tij. Është derdhur shumë gjak për një të ardhme më të mirë, dhe jo për një të ardhme të mbuluar nga pluhuri toksik i shkretëtirave arabe. Ky pluhur toksik e ka helmatisur thellësinë e qenies tonë si komb, duke na ka lënë vendnumëro prej 6 shekujsh, siç ka mbetur vendnumëro çdo vend tjetër që ka kaluar një stuhi të tillë historike.

shkupi_dikur_sot_023

Si pasojë e sundimit osmano-islamik, sot trojet shqiptare në Maqedoni nuk janë vetëm të prapambetura, por janë të ndara edhe fizikisht prej më shumë se një shekulli. Dhe jo vetëm të ndara fizikisht por edhe shpirtërisht. Nuk mund të ketë harmoni shpirti i një kombi kur një pjesë e këtij shpirti vlon nga dëshira për t’iu bashkuar botës së qytetëruar ndërsa një pjesë tjetër zhgërryhet në nostalgjinë osmano-islamike që është armiku kryesor i botës së qytetëruar dhe zhvillimit psikologjik e shpirtëror të njeriut. Në gjendjen ku ndodhet sot populli shqiptar, çfarë kuptimi ka të festosh festën e pavarësisë kur një pjesë e konsiderueshme e kombit nuk e ka fituar akoma lirinë? 

 

shkupi_dikur_plisat

Ç’kuptim ka të festosh festën e flamurit kur ngado që të hedhësh sytë, simbolet e skllavërisë osmano-islamike janë të dukshme, dhe shpesh ndihesh sikur nuk je në tokë shqiptare por në ndonjë shkretëtirë të humbur, ku çuditërisht njerëzit flasin shqip? Ku ekziston kjo “tolerancë shembullore” midis komuniteteve fetare, kur fuqia e ulërimës arabisht nëpër minaret e xhamive rritet qëllimisht për t’u dëgjuar sa më larg që të jetë e mundur? Ku ekziston kjo “tolerancë” kur çdo ditë botohen libra e artikuj që sulmojnë e hedhin baltë mbi çdo figurë tonë kombëtare? Ç’domethënie ka kjo e ashtuquajtur “tolerancë” kur kryetari shqipfolës i bashkësisë islame, i thur lavde publikisht kasapëve që kanë bërë masakrat më të tmerrshme ndaj popullit shqiptar, vetëm sepse këto kriminelë dhe vrasës kanë qenë myslimanë? A mund të na thoni dot se cili mund të jetë toleruesi dhe cili jo-toleruesi në këtë “oqean të mirëkuptimit” ndërfetar?

shkupi_sot_paplisa

Apo mos vallë jemi një komb “i përmbytur” kaq shumë nga “oqeani i mirëkuptimit ndërfetar” saqë këto “gjëra” tepër të “vogla” e të “parëndësishme’ nuk na krijojnë shqetësim? Janë pyetje që secili nga ne duhet t’ia bëjë vetes me gjakftohtësi, duke u treguar të paktën i sinqertë me veten e tij.

shkupi_dikur_sot_mbrapambetja

Shqiptarët  e Maqedonisë e kanë sot më të nevojshme se kurrë të rifreskojnë kujtesën e tyre historike, për të kuptuar se cila është rruga që duhet të ndjekin. Nuk mund të bëhesh pjesë e botës së qytetëruar duke mbajtur veshur rrobën e anti-qytetërimit. Për t’u bërë pjesë e botës së lirë e të zhvilluar, populli shqiptar duhet domosdoshmërisht që të flakë rrobën e kalbur të trashëgimisë së dhunshme osmano-islamike që e mban veshur prej 6 shekujsh.

 

Dhe kjo rrobë e kalbur anti-kombëtare nuk flaket dot duke valëvitur flamujt kombëtarë e duke festuar përvjetorët e “pavarësisë.” Ajo flaket vetëm me rizgjimin e ndërgjegjes kombëtare, e cila fle “e strukur” prej shumë shekujsh nën zhgunin e rëndë të fatalizmit osmano-islamik.

(Referencat e njohura për autorin e shkrimit, sipas dëshires iu komunikoj personalisht. ( teksti dhe fotot e huazuara )

fahriu_ri_09_fb

Fahri Xharra,07.11.16
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 7 Nëntor, 2016 — 11:55

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. O i nderuar Fahri Xhara sa je inteligjent aq je legjen dhe injorant dhe perciares!!!
    Po perdore orre bur intelegjencen tende dhe diturin ne sherbim te bashkimit kombrtar dhe ne zgjimin e vetdijes tek vllezerit tane ortodoks dhe katolik te Maqedonis dhe Malit zi jo vetem te ne shqiptaret musliman te Maqedonis. Eshte e vertet se kemi nji pjes e vogel e shqiptareve musliman te Maqedonis qe deklarohen pisat turq por eshte eedh e vertet se 99% te shqiptareve ortodoks te MMaqedoni, Malit te zi dhe Kosoves po deklarohen maqedon dhe malazes per mos flasim per ortodokst e jugut te Shqipris qe JJanullatoi i greqizoj krejtesisht, pse nuk e ke hap nji her gojen te thuash diqka per Janullatosin! PPastj feja ska te beje me qytetrimin evropian siq e quan ti, mos haro se evropa ka mbi 60 miljon musliman si gjerman angles italian e plot te tjere dhe mos ja fyt kot e kot me ofendu se une jam shqiptare musliman por aspak nuk jam me pak i qytetruar se ti dhe se gjdo kush tjeter!!! Te keshilloj te shkosh te bejsh nji xhiro ne ato shtete qe ti quan te pa qytetruara Turqi dhe Arabi, Kuvajt dhe ateher te shofish se kush eshte i pa qytetruar ore i nderuar!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.