Letërsi Kombëtare: ANTIGONA FAZLIU-T (Poezi)

13165926_497127953807383_8817349033648238873_n

Poezi: Dila Gecaj

ANTIGONA FAZLIU-T

Princeshë Antigona e bukura zanë e malit
E kishte zemrën dhe forcën sikur të një djalit
Kur shpirti i saj u nis me fluturim drejt qiellit
Gjaku i kësaj Lulëkuqeje u bë rreze e diellit

E kujtojmë me mall respekt e dhembsuri
Për Atdhe n’lule t’rinisë përfundoi n’ dhé t’ zi
Medet moj zemër gonxhe trëndalife e kuqe
Na ike nga kjo jetë kaq e re pa na u bërë nuse

Por ti ishe ajo dasmoresha në mesin e dasmorëve
Në rrugëtimin tuaj për ta sjellë nusen e Kosovës
Për t’dhënë fund luftës n’mes gjarpërit e Shqiponjës
Nga gjaku juaj i kuq që derdhët o dëshmorë të rinj
Na lindi dhe na u rrit nusja madhështore me emrin LIRI

Nusja na erdhi me pajë me t’shumëpriturën pavarësi
Përgjithmonë na u çlirua Shqiponja nga gjarpërinjtë e zinj

E dërgoi për postim: Zymer Mehani

Shperndaje ne
Updated: 8 Nëntor, 2016 — 04:02

The Author

Dila Gecaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.