Letërsi Kombëtare: MBAHUNI TË FORTË FAMILJA DEHARI (Poezi)

15027378_10208335937971744_8589774608535880714_n

Sot sytë tuaj nuk derdhnin lot
sepse lotët tuaj u shëndrruan në shi!

Sot zemra juaj ishte bërë shkëmb e gurë
dhe qendronte e shtrirë mbuluar me Flamur!

Sot dhembja juaj ishte bërë gjëmë e Kosovës
dhe u bë pjesë e mbarë Shqipërisë dhe diasporës!

Sot bashkë me ju dhe shqiptarinë
u solidarizua shiu qe binte në Prishtinë!

U përpoq ta mbyste Astritin në heshtje dora tinzare
por u tronditën fusha, male, dete dhe oqeane.

Muret dhe grillat e burgut nuk mundën ta mbanin fshehur
sepse gjëma dhe dhimbja ishte aq e madhe.

Ne mbyteshim me lot e vaj dhe zemra na digjej prush
e qëndrimi juaj na bëri të ndihemi të vegjël përball jush.

Lus Zotin të ju jap forcë dhe durim
e dhimbja juaj ta gjejë drejtësinë!

Dy yje qe i patët ia falët Kosovës dhe shqiptarisë
e nga gjëma e madhe u përmmbyt gjysma e Shqipërisë!

Shpërtheu gjithandej me të madhe zemërimi
doli nga shtrati Vjosa, Buna e Drini!

Mbahuni të fortë familja Dehari
Yllin me emrin Astrit në gji e mbanë Nëntori!

Ky muaj i lavdisë dhe historisë
yjet e atdheut i mban në tempullin e përjetësisë!

Stema-Medita-Maki

©Maki M Canolli

Shperndaje ne
Updated: 9 Nëntor, 2016 — 05:06

The Author

Maki Canolli

Makfire Maqedonci – Canolli lindi në Prishtinë. Fëmijërinë dhe rininë e hershme i kaloi në vendlindje. Është shkolluar në fushën e pedagogjisë, që e ka bërë më të ndjeshme e më njerëzore edhe në poezi. Me këtë art të vështirë ka filluar të merret që kur ishte nxënëse e klasës së dytë fillore. ”Gjeli im plak” ka titullin vjersha e saj e parë. E ka botuar 30 vjet e sa më parë në shtojcën për fëmijë të gazetës ”Rilindja” (1978/79), e cila botohej çdo të martë, në kohën e artë të kësaj të së përdishmeje të shuar shqiptare në Kosovën e pushtimit serb. Makfire M Canolli i përket brezit të rinisë ”së padisiplinuar”, e cila sfidonte pushtetin antipopullor të asaj kohe. Ky pushtet të rinjtë shqiptarë i quante ”irredentistë” e ”seperatistë” dhe me nofka të tjera më poshtëruese, vetëm e vetëm pse deshi të mbante gjallë gjuhën, traditën e kulturën shqiptare, të qenit shqiptar të shqiptarëve në vendin e tyre. Makfires, si motër e vëllezërve ”irredentistë”, iu mohua çdo e drejtë: të regjistrohej në fakultet, të punojë me nxënës, si dhe e drejta për të botuar. E ka vragë të pashlyeshme në zemër këtë kohë, aq më parë, pasi krijimet e saj të hershme ia konfiskuan punëtorët e shërbimit sekret serb, gjatë një bastisjeje në shtëpinë e saj. Në vitet e ‘80-ta, kur ajo ishte vetëm 11 vjeçe si shumë familje shqiptare, edhe familja e Makfires ishte në shënjestër të UDB-së famëkeqe serbe, e cila në vitin 1982 ia burgosi të tre vëllezërit. Ishte kjo koha kur shpirti i saj sa fëmijërorë aq poetik po këndonte nga brenda, pa u shfaqur për lexues. Në vitet e ‘90-ta emigron në Gjermani, ku qëndroi deri më 1998. Kthehet në Kosovë bashkë me familjen e saj dhe më pas, më 1999, kalon oqeanin për të vazhduar jetën në New York. Aty jeton ende.Zëri i saj dëgjohet çdo të premte në valët e Radio – Diasporës, ku si moderator e udhëheq rubrikën “Heroizmi i popullit tonë në shekuj”. Poezitë e saj janë prezantuar nëpër disa faqe të internetit, të cilat botojnë krijime artistike, si “Teutat shqiptare nëpër botë”, “Agjencioni Floart-Press”, “Tribuna shqiptare”, “Bota e re”, “Stërkala”, si dhe “Qeparoi”.Gjer tani ka botuar përmbledhjen poetike për të rritur “Gjurmë nëpër flakë” (2010) dhe një tjetër për fëmijë “I shes diellit akullore” (2010). Po ashtu është pjesë e disa antologjive si dhe në librin e përbashkët me teutat shqiptare nëpër botë me titull "Në sytë e nënave". Në një të ardhme të afërt lexuesit do të kenë ne duart e tyre shkrimet tjera qe presin botimin.

2 Comments

Add a Comment
  1. E shumë çmuara Maki,
    Këto vargje të thurura plotë ndjenja dhe patos kombëtar, me shtynë që t’ua edhe bashkëngjes ngushëllimin tim për Familjen patriotike Dehari:
    E nderuara familje Dehari,
    Lajmi për ndarjen nga jeta e birit Tuaj, Astritit, është goditja e dytë shumë dhembshme që bie brenda dy vjetësh. mbi familjen Tuaj. Kam bindjen e plotë, se nga ky rast tragjik nuk ndjeheni të goditur vetëm Ju Familja Patriotike Dehari dhe anëtarësia e LVV, por edhe çdo shqiptarë që din ta çmojë realisht të drejtën edhe për popullin e vet, për t’u përcaktuar dhe vetëvendosur lirshëm për të sotmen dhe të ardhmen e Atëmemëdheut.
    E nderuara familje Dehari,
    Kam bindjen e plotë se edhe në këto momente të rënda do të dini dhe do të gjeni forcë, që edhe këtë dhembje ta shndërroni në qendresë!
    Populli do ta kujtoj përjetë Astritin, ashti si dhe të gjithë bijtë dhe bijat besnike të tij!
    sveseli@hotmail.com

  2. MBAHUNI TË FORTË FAMILJA DEHARI;amshuri zë mortë,kandilja behari;
    qe dy yje qiellore,hyje diellore;dy dritat e syve,hirtat e hyjve;
    qe ia falët dritës,pritës,rritës;të atdheut,të atkreut;ouuu,o,për
    liri,pavarësi dhe demokraci,edhe union-uni jon;mbarë kombëtare,o,
    mbarë Shqiptare;ah,ata dy yjë,sy-hyje;kaluan,flatëruan,atje lartë
    o,më lartë;në perjetësi,vërtetësi;qe pran altarit të Shqiptarit,o
    bashkë,të krylegjëndarit-Adem Jasharit;si edhe,me krylegjendën,or
    Hy-egjëndën,mbi gjashtë shkullore,më të lashtë stërgjyshore;ou,qe
    do gjegji edhe sot i terë atdheu;vetë Gjegji-Kastriot-Skendërbeu,
    bashka-dashka kry UÇK.Hy-egjendarin ouuu,mu Adem Krylegjëndarin,a
    dorë për dorë,orë për orë;do shkelqejnë,shpërblejnë;nga lartësia,
    sa,kaltërsia;duke ngrehur,prehur,rivallëzimin,rigjallërimin,mbarë
    herojë martirë,therrojë lartë-Ilirë;me na sjellur,me na kthjellur
    rreze rrezatimin,breze-brezatimin;tek ribashkimin,ritrashëgimin,o
    si dhe ringritjen ou,mbarë,mbarë rilindjen;vëllazëro-rihiro-farë-
    shkripka vërria,ore,Pellazgo-Iliro-mbarë Shqiptaria;oh ju,prindët
    herojë mbarë Shqiptarisë;ah Ju,na rilindët,le të na rrojë o mbarë
    shkripka-vërrisë;qe mbarë yjet trojeve shqiptare,mbarë hyjet ore,
    hojeve shkrimtare,shkripfare;mbarë popull-kombi;ropull-globi,oree
    këto momente demokratike,ah,mbarë kontinente memo-antike;heu,epo-
    krashnike;bashka-dashka me ju,qe të kthehëmi,shprehëmi,prehëmi,or
    në ringjallëjen,priballjen;terë ribashkimin,ritrashëgimin;a,troje
    hoje,mbarë kombëtare,ouuu,mbarë Shqiptare;a ata,për hata;oh parti
    tradhti tradhëtare;ku shteti o pushteti qe vret,pret fëminë ouuu,
    rininë;popull-kombin,ropull-kobin e vetë,e tretë;athua,o,ku do ta
    bëjë,zëjë vendin,rendin,more;as ne tokë,as në qiell,as me lokë o,
    as me diell;do të vjerrën,shtjerrën;qelbën,kelbën;varuar,shkarur;
    sa do të besdisin,strezkrisin;sa terë kjo tokë,oj lokë;oh,nuk ka
    as varr,as zjarr,për ta,terë hata;veç,he dreç;do ua hudhim oh,si
    ngordhëzira,hordhënxira,nepër përroje,therroje,për kafshatë,more,
    lashgratë;për hisha,trisha,mor,bisha tërbuara,vërbuara;katastro-
    falë,ah,më kanibalë;le të i roptojnë,coptojnë,le të vujanë,or,a
    le të lujanë,me parti o,tradhti barëbare,ouuu,më tradhëtare!!.
    Të fala një refugjat luftë nga Kosova në USA.vetëm njëri ndër
    shekuj o tempuj,me dhjeta milionë,gadi terë Shqiptaria;qe nga
    këso,pëso,beso;banda,tranda,terroriste,ferrorpiste,nën dhunë,o,
    furtunë,na përzunë;pa kthim,për amshim;molkote,golgotë gadi terë
    Shqiptarie,porse,arritëm,na mbërritëm,momentët demokratike,oree,
    mbarë kontinentët memo-antike;edhe Diaspora-pria dora,rikthehëmi
    rishprehëmi or,riprehëmi;për ringritje ore,rilindje,mbarë kombë-
    tare ouuu,mbarë Shqiptare!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.