PERSE NE SI KOMB NXJERRIM KAQ SHUME MERCENAR E RENEGAT QE LUFTOJNE SHQIPERINE?!(I)

Mithati_betejat 

(Me pyet vëllai ynë nga Maqedonia RETIN REKA )

I nderuar Retin! Përsëri të them se unë nuk di përgjigje tjetër përpos atyre me frymë historike! E di se shumëkënd, shkrimet e mia të stërzgjatura si pleqtë e qëmotit, edhe i bezdisin; e di se jetojmë në një shoqëri konsumi, pra në një shoqëri fast foodi, ku edhe përgjigjet e temave kaq të mëdha kërkohen të serviren mundësisht sikurse ato ushqimet e shpejta! Kjo sepse tashmë në jemi mësuar ta marrim dicka në moment, ta blejmë, të na e dhurojnë apo ta zhvasim eta fusim ne xhep për të bërë më tutje! Kjo është bërë jeta jonë; dhe pa e kuptuar, instiktivisht, të njëjtën gjë kërkojmë edhe në përgjigjet që bëjmë! Ndaj shohim nëpër televizione ku 80% e komentatorëve nuk e lë tjetrin as të përfundojë! Sidoqoftë, ndoshta është edhe e drejtë të jetë kështu; veçse unë nuk jam kaq i zoti sa ti shërbej përgjigjet në stili fast food! Kush do të mësojë duhet të jetë i pajisur edhe me vullnetin e leximit dhe të durimit, në mos libra të tërë, të paktën këto pamflete!

Ka patur shumë popuj në Botë që sot nuk kanë lënë më gjurmë! Perandoria Romake psh e cila pushtoi gjithë Europën, me forcën e saj shtypse e asimiluese (me shumë forcë kulturore se sa ushtarake) i asimiloi të gjithë popujt që kishte nën vete përveç grekëve dhë Ilirëve të Jugut nga të cilët vijnë shqiptarët! Kjo sepse vetëm këta dy popuj kishin (në Europë) një nivel më të lartë civilizimi se sa vetë romakët kur ata erdhën në trojet tona! Po kështu nuk u asimiluan as popujt më në lindje që gjithashtu ishin më të zhvilluar se Roma! Popujt e tjerë i zhdukën, u asimiluan. Këtu duket se arsyeja e asimilimit është niveli kulturor. Por nuk është i vetmi! Dikur, kur u pushtuan nga dorët, edhe pellazgët jonikë (populli i Athinës e më gjërë) po shkonte drejt zhdukjes! Jonët gati nuk e pranonin se ishin jonë dhe preferonin të identifikoheshin më një popull tjetër kryesisht dorë. Njësoj sikurse u ndodhi shumë shqiptarëve në emigracion ne vitet ’90.

Me vonë, jonët rifituan besimin në kulturën e tyre, rifituan krenarinë (këtë synon parrulla e hedhur prej nesh “o sa mirë me kënë shqiptar o hej!”) dhe për pasojë patën aq shumë sukses sa edhe të tjerët po kërkonin ti takonin këtij komuniteti. Na thotë Herodoti: “në fillim Helenët ishin një popullsi e vogël…, por sidomos kur shumë fise barbare u bashkuan me ta, u shtuan deri sa u bënë një popullsi e madhe” (Historie, libri I); më poshtë ai numëron një seri fisesh që u shkrinë në “popullin athiniot” ku përmend edhe molosët e Epirit! Pra ja një shembull kur një popull shkon drejt rënies, drejt zhdukjes, dhe në një momënt i rithërret forcës së tij të brendshmë e ringrihet deri sa zgjerohet e zmadhohet! Grekët (dhe jo vetëm ata) natyrisht i njohin shumë mirë këto fenomene sociale ndaj dhe i aplikojnë me mjeshtëri. Kështu ata e formuan dhe e ngritën pothuaj nga hiçi popullin dhe kombin inekzistent ne vitet 1830! Fenomene të tilla, natyrisht, duan burra në drejtim të kombit e jo rrugaça ordinerë! Por Greqia është një shembull i përveçëm sepse ajo u krijua sepse ishte Europa që donte ta krijonte: po të ishte për forcat e saja të brenshme, kjo nuk do kishte ndodhur kurrë!

Të mos harojmë se në atë kohë, gati 80% e asaj qe quhet Greqi sot sundohej nga shqiptarët! Edhe Pashai i Serëzit me bejlerët e tij që sundonte të gjithë Thrakinë në lindje të Maqedonisë ishte deklaruar se donte ti bashkohej shtetit të ardhshëm shqiptar që po ngrinte Ali Pasha! Djemte e Aliut sundonin në More, në Thesali dhe shteti i tij kapte dhe një pjesë të mirë të Maqedonisë! Sipas ligjeve të Aliut, çdo grek, ishte i detyruar të mos ja mbyllte derën shqiptarit as ditën e as natën, e madje ti shërbente atij duke i dhënë një dhomë sa herë që ky do e kërkonte (kuptohet se normalisht kërkohej edhe më tepër se një dhomë). Ishte koha e ekspasionit të popullit tonë dhe të ristreksionit të popullit grek. (E njëjta gjë nuk ndodhte në Veri me serbo-malazezët). Ndaj dhe sulltani as qe shqetësohej fare nga Levizja greke të cilën ai mund ta shtypte si ca mora në kokë!

Ne fakt, më 1828, mjaftoi vetëm një bej i Shqipërisë si Ymer Vrioni i parë me 7.000 lalët e tij që ta zhbënte krejt Lëvizjen greke! (për këtë shërbim Ymeri mori titullin Pasha). Veçse Europa e tmerruar dërgoi flotën e saj të hekurt e cila shkatërroi të gjithë flotën turke ende të drunjtë dhe kërcënoi të pushtojë Stambollin. Para kapitullimit, turqit pranuan pavarësinë e Greqisë; në kufijtë që kishte caktuar Ali Pasha, natyrisht! (pra, pa Thrakine, Maqedonine, Thesaline e Epirin, gati çereku i Greqisë së sotme). Me vonë ajo merr Thesalinë si pasoje e Kongresit të Berlinit (!878). De Rada proteston se kjo Greqi e tille kishte marrë nën vete disa qytete e krahina shqiptare! (Fiamuri i arberit) Madje shkon dhe vetë në Greqi të flasë me komandantë arvanitas të cilët bëjnë edhe një Lidhje të fshehtë për çlirimin e tokave shqiptare! (matanë Epirit).

Pra Kombi shqiptar në atë kohë ende kishte vitalitetin të reagonte në një hapsirë të madhe gjeografike! Por grekët kishin punuar më hollë se ne! Jo vetëm nuk lëshonin këto toka, por po përgatiteshin të merrnin Epirin!

Me argumente të fallsifikuara të historisë në radhë të parë! Europa i ndihmonte! Ne e pësonim!

Avdyl Frashëri u detyrua të lërë udhëheqjen e Lidhjes së Prizrenit dhe pas një Kuvendi dhe proteste në Prevezë niset drejt kancelarive europiane! Ai e kupton se loja luhej më mirë atje, por pa sukses! Në Romë bën debat edhe më një arbëresh sekretar shteti që ishte i bindur në “të drejtën” e grekëve!

Më 1895, shteti grek nis dy ushtri të forta një nga veriu i Thesalisë e cila kapi dhe Meçovën, ndërsa tjetra zbriti nga Korfuzi në Sarandë me synim që të bashkohej me të parën për të “këputur” Epirin. “5 – 6 bejlerë shqiptarë me ushtritë e tyre personale thyen ushtrinë e një shteti të tërë dhe i vunë përpara grekët si derat” – thotë Edit Durhani Shqiptarët ende kishin energji, krenari dhe fuqi të mateshin me një shtet si Greqia!

Ndaj ata përsëri punuan ndryshe! Në marrëveshje me turqit filluan të vrasin cdo bej apo lider shqiptar! Po ata e çuan në burg Avdyl Frashërin! Gazetat e tyre, disa here jepnin lajmin e vdekjes ne burg të Avdylit! Nga e dinin ata se do vdiste Acdyli 54 vjeçar?! Natyrisht që e dinin se ç’bënte dora e tyre! Kështu ata vranë e zhdukën gjithë kokën drejtuese të kombit e cila mbante lartë këtë krenari e këtë vitalitet të kombi tonë! Para vrasjeve shumëkush pranoi të nënshtrohej dhe madje edhe tu shërbejë! Nga ana tjetër, të bindur se nuk mund ta mbulonin dot të gjithë Shqipërinë në këtë aktivitet, u kërkuan ndihmë aleatëve të tyre sllavë, serb e malazez të bënin të njëjtën gjë!

Shqipëria u gjend e rrethuar nga një sulm total në të gjitha drejtimet! Dora më e fortë ndëshkuese ishte ajo e Turqisë që jo vetëm nuk linte hapjen e shkollave tona, por të gjithë muslimanët shqiptarë (që ishin të gjithë bektashij) i shndëron në sunit duke filluar procesin e radikalizimit të tyre dhe mundësisht nxitjes së urrejtjes fetare!

Pavarësisht se pak thuhet, ka patur edhe luftra fetare midis shqiptarëve të feve të ndryshme! Në këto kushte, rrethinat e Shqipërisë (etnike natyrisht) të cilat kishin një dopjo shtypje si nga turqit ashtu dhe nga fqinji ortodoks grek, serb apo malazez, u radikalizuan në muslimanizmin e tyre ndërsa krahina të tëra të krishtere, para këtij arabizimi, preferuan të ndëronin gjuhën ë e të deklaroheshin më mirë serb e grekë cka i siguronte ruajtjen e pasurise dhe nje jetë të qetë, se sa të deklaroheshin turq e muslimanë e të rrezikonin vrasjen, shpronësimin e largimin nga atdheu i tyre!

Dhe përfunduam kështu si përfunduam. Kjo është shkurtimisht historia e vrasjes së identitetit shqiptar, e kushtëzuar kjo nga kushtet politike. Por a janë vetëm këto kushte ato që e përcaktojnë jetën e një identiteti? Natyrisht që jo!

engjel_gishti

Nga: Engjell Gishti

Vazhdon Pjesa II

Shperndaje ne
Updated: 10 Nëntor, 2016 — 08:20

The Author

Engjell Gishti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.