Breunët dhe Genaunët – fiset alpine ilire

libri_strabonit_02

Fisi alpin  i Retëve në Retia ( Rhaethia Hor. Carm. 4,14,10 ,)të nënshtruar nga Drusus-i në vitin  15 prKr, si dhe Breunët ishin ilir(Strabo. 4,6,8) , Vendi ku jetonin ishte Lugina lindore i lumit Inn në Tirol . Po ashtu ,edhe Genaunet  i takonin të njëjtës prejardhje ilire .( Lo storico greco Strabone (63/64 a.C. – 24 d.C. circa) sosteneva che i Genauni facessero parte dei popoli illirici e assieme ai Breuni)

(EL)

« Οἱ δὲ Ὀυινδολικοὶ καὶ Νωρικοὶ τὴν ἐκτὸς παρώρειαν κατέχουσι τὸ πλέον· μετὰ Βρεύνων καὶ Γεναύνων, ἤδη τούτων Ἰλλυριῶν. “(StraboneGeografiaIV, 6.8)

(IT)

« I Vindelici ed i Norici invece occupano la maggior parte dei territori esterni alla regione montuosa, insieme ai Breuni e ai Genauni; essi appartengono però agli Illiri. »(StraboneGeografiaIV, 6.8)

 

Vindelikët dhe Noriket që kryesisht  jetonin në pjesët lindore  ne krahinat malore , së bashku me Breunet dhe Genaunet ,iu takonin  fiseve ilire . Ishin ilir e thotë Straboni  ((StraboneGeografiaIV, 6.8)).

Pse ka aq pak shënime të shkruara për ato fise ilire alpine? apo Straboni nuk shkroi më shumë.

A e kemi të përkthyer në shqip ”Gjeografinë e Strabonit “ ?

Ta dini se flasim sipas shenimeve greke, edhe nëse i lexojmë në anglisht apo në ndonjë gjuhë tjetër të Europës, e vërteta e shkrimeve të Strabonit ,në përkthimet e ndryshme , për ilirët është me siguri e cunguar dhe e deformuar.

Cili ishte Straboni? 

straboni_harta_globi

Straboni kishte lindur (63 prKr. –24 pasKr ) në një familje me ndikim , në Amasia ( Turkia e sotme ) qytet nja 75 km larg Detit të  Zi.  Lindi mu në kohën kur Pontusi bie nën republikën Romake , e sigurisht që familja e tij me emër ishte edhe kundërshtare  e Romës. Pra,Straboni nga ana familjare e s`amës mbante pozita të larta në Mbretërinë e  Mithriadesit VI të Pontit.

Por sidoqoftë , jeta e Strabonit përshkruhet me  një seri të madhe të udhëtimeve . Ai e vizitoi Egjiptin dhe Indokushin. Etiopinë dhe më vonë Toskanën dhe Romen.  Udhëtimet e tij në vendet Mesdhetare dhe nëpër Azi të Vogël u mundësuan në kohën  relativisht të qetë të Perandorit Augustus (27 prKr–  14  pasKr ).

Është për t`u përmendur që “Gjeografia”  e Strabonit, rrallë është përdorur në antikuitet, përveç një sasi kopjesh që kanë mbijetuar në kohën e Bizantit. Për herë të parë u përkthye në latinisht rreth viti 1469. kurse në greqisht u shtyp në vitin 1516 në Venedik. 

harta_europes_strabonit_01

Pra Breunet dhe  Genaunet mbesin ende si pak të njohur , por vetëm falë Strabonit e dimë që ishin Ilir . (. Other people settling in the region were the Pannonians in the south-east of Carniola, in the south-west lived the Iapydes, an Illyrian tribe, and the Carni, a Venetic tribe. )

E madhe  ishte Iliria . Sa pak dimë për Ilirët .

fahriu_ri_09_fb

14.11.16 Gjakovë

 

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.