Letërsia Shqiptare: NJË “NICK CARTER” SHQIPTAR

QBaLKTdD

Nga MELVILLE CHATER
Shkurt 1931.

prof_Zymer Mehani

E përzgjodhi Prof. Zymer Mehani

Në shtetet e qytetëruara një hajdut makinash dënohet me burg. Në Shqipëri, ku kushtet sociale të kujtojnë shpesh Perëndimin e kaubojve, vjedhja e një kali nënkupton vrasjen me anë të një procedure të shpejtë. Për këtë arsye shitblerjet kuajve në pazar bëhen nën vështrimin vigjilent të një nëpunësi shtetëror, i cili i jep blerësit një vërtetim nëpërmjet të cilit vërteton se blerja ishte e ligjshme.
Më vonë një makinë e vogël, me një shofer të cilin na kishin rekomanduar, ndaloi jashtë derës sonë. Pasi përshkojmë fushën e gjerë të Korçës, duke lënë pas nesh minaret e shumta, u gjendëm në një rrëpirë të ngushtë, ndërmjet shkëmbinjve të thepisur. “Ky vend është i mbushur me vjedhës”,- deklaroi, shoferi ynë shqiptaro-amerikan. “E dini se çdo të thotë hajdut?” E dimë, iu përgjigjëm ne. Një orë më vonë hymë në një tunel të dytë e të frikshëm. “Ky vend është i mbushur me banda kusarësh,- tha përsëri shoferi ynë.- E dini se çdo të thotë banda? Përsëri i vërtetuam se e dinim se çdo të thoshte ajo fjalë… Djaloshi i ri vazhdoi të na tregonte për vendet ku dikur ushtria u kishte ngritur kurthe banditëve. Kur mbërritëm në Ersekë, ku ndalëm për të parë vllahët nomadë, që merrnin sërish rrugën e malit, pas mbarimit të pazarit, e pyeta për emrin.
Pa dashur të shtiret u kthye e më tha: “Nik Karter” Si ishte e mundur? Pas kishim udhëtuar me një mbrojtës të veçantë, Nikun, heroin e historive të fëmijërisë sonë. E ai paska qenë me origjinë shqiptare? Ndërsa i kërkonim shpjegime, na tregoi se ndonja dhjetë vjet më parë, i gjendur në një shkollë fillore të New Jorkut, mësuesja tek dëgjonte emrin tij, Nexhdet Qurraxhia, u tha prindërve të tij se duhej të bënin diçka për të bërë të mundur të shqiptonin emrin e djalit e për ta shkruar atë. Kështu babai adoptoi për familjen mbiemrin Karter, ndërsa shokët e klasës i shtuan atij emrin Nik. Në dokumentet e tij të para figuronte ky emër, që më pas punonjësi që merrej me dokumentet nuk dukej të kishte pikën e fantazisë, bile me ironi nuk vonoi të shtonte:- Nga Lugina e Vdekjes! Duke iu afruar Leskovikut mure të larta dëbore nisën të ngriheshin deri në re duke na e ndërprerë kontaktin me pjesën tjetër të botës, kërcënuese si të donin të na drejtonin në ndonjë udhë të pakrye alpine. Në dhjetë ditët e ardhshme, gjatë të cilave përshkuam me makinë, zonat malore e luginat pafundme, e hasëm më shpesh këtë lloj kërcënimi të natyrës.
NJË VARGMAL JASHTË ÇDO FANTAZIE
Shtrirja e vargmaleve të Shqipërisë vështirë se mund të përshkruhet saktësisht. Nëse dikush mund të thotë se Alpet shtrihen në veri, duke llogaritur vargmalet që e shndërrojnë në një shkallë të theksuar kufirin shqiptar e se ky vend ka shumë vargmale në gjithë shtrirjen e saj, e vetmja gjë që pranohet është se ka përshkruar vetëm përciptas karakteristikat gjeografike të kësaj mbretërie të vogël të maleve.
Kështu Shqipëria është një vend që mund të krahasohet me një nga motivet karakteristike popullore të këtij vendi, një sërë formash, trajtat e të cilave të kujtojnë diamantet, të qëndisura nga cepi në cep në tërë gjatësinë e veshjes. Në kundërshti me terrenin gjeografik të Shqipërisë, këto diamante përfaqësojnë përmasat e shtrirjes, ndërsa ngritjet e tyre në maja janë “shtigjet” nëpërmjet të cilave kalohet nga një luginë në tjetrën.
Ditën e dytë ndoqëm rrjedhën e lumit Vjosa, e cila rrjedh rrëmbyeshëm nga Greqia në Shqipëri, midis ujëvarash kataraktesh të mbidheshme e të nëndheshme. Dy roje kufiri në cepat e urës, njëri nga ana e bardhë-blu e tjetri nga ana flamurit të kuq me shkabën e zezë të shqiptarëve, që nga koha Skënderbeut, bënë çdo lloj përpjekjeje për t’u dukur gjakftohtë e armiqësorë. Një paketë cigaresh e ndryshoi gjendjen, ata menjëherë nisën të diskutonin se cila anë ishte më e mirë për të nxjerrë fotografi, ajo e shqiptarëve apo ajo e grekëve. Pas rreth një ore rrëkeja e vogël u zgjerua e u ndodhëm në një luginë të vërtetë alpine, të gjelbër me një lumë të thellë që e përshkonte duke zbritur nga maja malesh të largëta me dëborë.

Shperndaje ne

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.