AKADEMIK KAPLLAN RESULI: Albania e Kaukazit eshte e fisit Kelt albanoi…

Kaukazi_antik_03

AKADEMIKU RESULI KUNDËR AKADEMIKËVE SERBË

 – Hipotezat për origjinën e shqiptarëve

dhe qëndrimet  antishkencore të disa shkencëtarëve sërbë –

Shqiptarët, thuajse en bloc, duke mos i njohur problemet, pretendojnë se sërbët dhe akademia e tyre e shkencave mohojnë origjinën e shqiptarëve nga ilirët dhe se përfaqësuesi i tyre na qenka akademiku, prof. dr. Kapllan Resuli. Me që kjo gjë në tansi nuk i përgjigjet së vërtetës, se ka edhe përjashtime, po botojmë studimin e Akademikut Resuli dhe argumentat e tijë me të cilët ai u kundërvihet akademikëve serbë. Nga ky studim shohim shumë gjëra që nuk qenkan ashtu siç i mendojnë ata që po merren me satanizimin e Akademikut Resuli.

Kaplan_resuli03

Shkruan: Prof. Dr. Kapllan RESULI, akademik

Të vërtetën shkencore për origjinën e shqiptarëve, të cilës ia kam kushtuar gjithë jetën time dhe e kam trajtuar qysh prej më se 55 vitesh në studimet e mija të panumërta albanologjike, e kam parashtruar hollësisht në veprën time CILËT JANË SHQIPTARËT ?, që është botuar sërbisht në Gjenevë me 2007, botimi i dytë me 2013 dhe botimi anglisht me 2008. Edhepse e kam dokumentuar atje shkencërisht tezën time, në kudërshtim me të shoh të shprehen disa nga shkencëtarët sërbë, të cilët, jo vetëm që as s’e përmendin tezën time, bile as emrin tim, por kalojnë mbi te sikur nuk ekziston, ose – siç shprehet populli ynë – si pranë varrezeve turke. Unë e di se kët qëndrim ua dikton ndërgjegjja e tyre titoiste, ose titoizmi i atyre nën komandën e të cilëve shkruajnë, nën thundrën e hekurt të të cilëve jetojnë, në mos edhe fundamentalizmi ortodoks, që ua ka helmuar shpirtin dhe verbuar sytë. Por, me që shkenca nuk do t’ia dijë për fenë, as për politikën, mendoj se është koha e fundit që këta shkencëtarë sërbë të shkunden nga fundamentalizmi fetar, nga politika titoiste, së paku kur trajtojnë problemat shkencorë.

Mes tyre është dalluar akademiku, dr. Jovan I. Deretiq, të cilit, kolegialisht, ia kam hequr vërejtjen me artikullin tim të botuar në gazetën elektonike SERBSKA DIJASPORA, se hipoteza e tij për origjinën e shqiptarëve nuk qëndron. E siç shoh në internet (Sa për shembull po përmend sajtet GLAS DIJASPORE dhe NOVINAR.de !) ka edhe të tjerë që i janë kundërvënë, duke mos u futur në argumentime shkencore. Shfrytëzoj rastin që të falenderoj Universitetin e New Yorkut dhe Akademinë e Shkencave e të Arteve të Makedonisë që tezat e mija albanologjike i kanë pranuar dhe futur në botimet e tyre, edhe në ENCIKLOPEDI, dhe mbi bazën e tyre flasin e trajtojnë teorikisht origjinën e shqiptarëve dhe të diasporës shqiptare në Ballkan.

 

NË SAJTIN – GLAS DIJASPORE:

–Më duket që njerëzit, që merren seriozisht me historinë, nuk janë dhe aq të ngazëllyer-të kënaqur me Deretiqin.

–Nuk të duket, por është pikërisht ashtu!

 

NË SAJTIN NOVINAR.de:

-Mua më duket se …nuk janë të ngazëllyer-kënaqur me z. Deretiq dhe me zbulimet e tija shkencore për çka është ditur edhe më përpare …Tezat e Profesor Dr Kapllan Buroviqit mund të mbajnë ujë, të jenë e vërteta shkencore, dhe ato edhe janë të tilla…

 

Edhe pse tezat e mija albanologjike janë të njohura e të pranuara anë e kënd botës, në të gjitha gjuhët, shoh që disa nxënës të Akademikut Deretiq trajtojnë nëpër media problemin e origjinës së shqiptarëve pikërisht ashtu siç petendon e shkruan z. Deretiq.

Prandaj jam i detyruar që të merrem edhe një herë me hipotezën e z. Deretiq për origjinën e shqiptarëve, që të gjithë të shohin përse unë nuk jam dakord me të. Me kënaqësi do të pres që z. Deretiq të më thotë pse nuk është dakord me mua, në qoftë se kjo gjë nuk i është e ndaluar.

Sipas z. Deretiq dhe kolegëve të tijë (Gojko Vukčević, dr Slavenko Terzić, dr Ðorđe Janković, Vladimir B. Sotirović, akademiku Mihailo Marković, akademiku Mihailo Stanišić dhe të tjerë): “Ekzistojnë tri teori për origjinën e shqiptarëve: se janë me origjinë nga Kaukazi, se janë përzierje e elementëve të vjetër të Ballkanit, dhe se janë me origjinë ilire“.

Hipotezën e origjinës ilire e kam trajtuar hollësiht në studimin tim tashmë të mirnjohur e të botuar në korpusin e librit KUSH JANË SHQIPTARËT?. Shtoj këtu se atë hipotezë, se shqiptaët janë ilirë, e ka përkrahur edhe akademiku sërb Jovan Cvijiq: „BALKANSKO POLUOSTRVO I JUŽNOSLOVENSKE ZEMLJE“ (pjesa 1) dhe sa e sa sërbë të tjerë.

 

Kaukazi_antik_03

Deretiqi me kolegët e tijë përfaqësojnë hipotezën e parë, se shqiptarët janë me origjinë nga Kaukazi, vëllezër të albanëve të atjeshëm. Para tij këtë hipotezë e kanë përfaqësuar papa Piu II Piccolomini (Enea Silvio: DISCRIPTIO EUROPAE ORIENTALIS XV, Roma), italiani: G.A.Magini (MODERNE TAVOLE DI GEOGRAFIA AGGIUNTE A TOLOMEO, cap. sul Eppiro. XV, Roma), dhe italiani tjetër Angelo Mascio (DISCORSO SULL’ ORIGINE, COSTUMI E STATO ATTUALE DELLA NAZIONE ALBANESE, Napoli 1807.). Në shek. XIX e ka përkrahur edhe konsulli francez në Janinë Andri Pukëvil, e në shek. XX edhe Josif Visarionoviç Stalin. Nën ndikesën e Stalinit, ose edhe nën presionin e tij, duket se këtë hipotezë e ka përkrahur edhe historiani ruso-sovjetik Anatol Kliosov.

Unë kam përfaqësuar e përkahur një hipotezë të veçantë, që nuk e kam trilluar, por me vështërsi e pengesa të mëdha e kam ndërtuar nëpër dekada të një pune të pandërprerë e vetëmohuese, në bazë të hulumtimeve shkencore e të zbulimeve të shkencëtarëve të botës, të albanologëve të mirnjohur. Së fundi edhe në bazë të hulumtimeve e zbulimeve të mija, personale, me të cilat janë solidarizuar edhe shkencëtarët më të mëdhenj shqiptarë, albanologët. Me sa shoh, kohëve të fundit, edhe shqiptarët më të thjeshtë, pa marrë para sysh se u pëlqen apo jo, ngadalë po e pranojnë, bile edhe deklarojnë përmes mediave se, për një kohë të shkurtë, kjo – teza ime – do të mbisundojë edhe mes tyre.

Sipas meje, shiptarët nuk janë as nga Kaukazi dhe as përzierje e elementëve të mbetur nga Ballkani i vjetër. Ata janë një popull më vete, që – si dhe të gjithë popujt e tjerë – janë përzier edhe me popuj më të ndryshëm, ndoshta diçka më tepër se fqinjët e tyre ballkanikë, gjë që shpjegohet me historinë e tyre pa shkrim dhe, deri vonë, pa shtet të vetin. Në vitin 1908 kanë përcaktuar alfabetin e tyre, e në fund të vitit 1912 kanë proklamuar pavarësinë dhe kanë filluar të ndërtojnë shtetin e tyre.

Sipas Deretiqit dhe kolegëve të tijë, që përfaqësojnë hipotezën kaukaziane, në shpatet lindore të Kaukazit (Azerbejxhani dhe Dagestani i sotëm), në shek. VIII të e.s. ka jetuar një popull blegtorësh e gjahtarësh, që veten – gjoja – e ka quajtur shqipëtarë (kodrinorë). Ajo trevë, në mesjetën e herëshme ka qenë e njohur si Albania.

Sipas tyre, në atë kohë, arabët, gjat fushatës luftarake, pushtojnë trevat e përmendura. „Shqipëtarët“ gjenden mes hazarëve të Mojsiut dhe fesë në veri (që i shtypin me tatim të madh) dhe të arabëve në jug (që u ofrojnë privilegje dhe kalimin në fenë e Muhamedit). Shqiptarët gjoja u qenkan prirur arabëve, të cilët pastaj pushtojnë një pjesë të Italisë jugore dhe Siçilinë. Duke dëshiruar që edhe atje të forcojnë etnikisht dhe fetarisht pozitën e tyre, arabët tansferojnë një pjesë të shqiptarëve nga Kaukazi dhe i vendosin në trevat e sapo pushtuara të Italisë. Në këto treva shqiptarët rishëm u gjetën mes dy feve – të Muhamedit dhe të Jezu Krishtit. Gjat luftërava pa ndërprerje dhe të kalimit të teritoreve nga dora në dorë, sipas z. Deretiq shqiptarët shpesh kanë qenë të detyruar që të kalojnë nga njera fe në tjetrën, që sa më leht të siguronin ekzistencën e vet.

Gojko Vukçeviq, edhe pse është dakord me Deretiqin se shqiptarët janë me origjinë kaukaziane, në lidhje me ardhjen e tyre në Ballkan – nuk pajtohet me të as për kohën dhe as për itinerarin. Sipas këtij, Vukçeviqit, shqiptarët kanë arritur në Ballkan para erës së re dhe – „preko pripontijskih stepa“ – përmes stepave të buzë Pontit (Detit të Zi)1). Për më tepër, në instancë të fundit, ky shkencëtar cërnagoras e pranon se shqiptarët janë ilirët vetë, vetëm që i ndan në dy popuj të ndryshëm: veç gegët dhe veç toskët, gjë që unë ia kam kundërshtuar me një studim të veçantë, duke vërtetuar se toskë e gegë janë një popull i vetëm.

Në shek. XI të e.s., në Sërbi ka sunduar cari Dobrosllavi I Vojisllav (1024-1065). Duke mbrojtur Sërbinë, e ka mundur keqas perandorin bizantin Vasiliu II. Si pasojë e kësaj, në Bizant filluan turbullirat, kryengritjet. Në Italinë e jugut e në Siçili, strategu bizantin George Maniak ngriti krye dhe u nis kundër Konstantinopojës që personalisht të kurorëzohet për perandor të Bizantit. Ai një pjesë të ushtrisë e ka mobilizuar në Itali, e ka hypur në anije dhe e ka zbarkuar në Durrës. Sipas Deretiqit në atë ushtri ka pasë mjaft shqiptarë, të cilët, në mars të vitin 1043 kanë zbarkuar në Durrës, për më tepër edhe me familjet e tyre, me gra e fëmij, bile edhe me pasurinë e tyre, me kafshët, dhentë e dhitë. Dhe, sipas tij, kjo na qenka origjina e shqiptarëve !!!

Maniaku është thyer e vrarë tek liqeni i Dojranit nga bizantinët. Pjesa e mbetur e ushtrisë së tij është dorëzuar, e me të edhe shqiptarët. Bizantinët e Maniakut menjëherë janë rreshtuar në radhët e ushtrisë bizantine të carit, ndërsa shqiptarët – sipas Deretiqit – u qenkan lutur carit sërb Vojisllavit, që t’u lejonte të instaloheshin në rrethin e Rabanit, në shpatet e malit Jablanica, ku – si barinj – kanë ruajtur kafshët e tyre dhe u kanë paguar tatime sërbëve.

Të shohim tani përse nuk jam dakord me këtë hipotezë.

 

1.- Gjuha e albanëve të Kaukazit ka qenë e grupit KENTUM, ndësa gjuha shqipe është e grupit SATEM. Një popull i grupit satem nuk mund të jetë as vëlla, se jo më edhe i biri i një populli i gupit kentum, në rast se parapakisht nuk ka pësuar ndrimin e substatit të gjuhës së vet. Të gjithë albanologët e botës, bile edhe ata shqiptarë, vërtetojnë se shqipja nuk ka pësuar asnjëfarë ndrimi të substratit. Rjedhimisht, shqiptarët nuk kanë asnjëfarë lidhjeje gjenetike me albanët e Kaukazit dhe nuk mund të jenë pasardhësit e tyre gjenealogjikë.

Kjo është e mjaftueshme për cilindo shkencëtar-albanolog, por, për njerëzit e zakonshëm, po shtojmë edhe këtë:

2.- Gjuha shqipe ka aq shum fjalë balto-sllave (në radhë të parë lituanishte !), sa që i mirnjohuri akademik austrijak, prof. dr. Gustav Majer (Meyer, 1850-1900) ka deklaruar se gjuha shqipe ëshë motër e gjuhës lituanishte. Me të janë pajtuar jo vetëm shum albanologë të njohur botërorë, por edhe albanologët shqiptarë, bile edhe më i madhi pej tyre, akademiku, prof. dr. Eqem Çabej (1908-1980).

Nuk ka dyshim se shqiptarët (që në ato kohëra nuk janë quajtur kështu !), ndoshta në shekullin e parë para erës sonë, janë vënë në lëvizje nga djepi i njerëzimit, India, bashkë me fiset sllave, ndoshta pikërisht me lituanezët, dhe – duke kalua nëpër Kaukaz – ndoshta edhe pranë albanëve të atjeshëm, kanë arritur në brigjet e detit Baltik, ku kanë jetuar gjat në simbiozë me lituanezët dhe i kanë shpëtuar asimilimit me lëvizjen e re, me shpërnguljen drejt Evropës Qëndrore dhe brigjeve të Danubit, nga kanë shkuar edhe fise të tjera sllave, por jo edhe lituanezët.

3.-  Gjuha shqipe ka aq shum fjalë rumune dhe karakteristika të tjera rumune, në gramatikë e në folklor, që për pak është rumunizuar. I përmenduri Akademik Çabej, deklaron dhe vërteton se gjuha shqipe është formuar në shekullin VI të epokës sonë, pikërisht në Rumani, në shpatet e maleve Karpate dhe Beskide. Sipas tij edhe këta dy toponime janë fjalë shqipe.

Sikur bullgarët mongollë të khanit Asparuh të mos i kishin transferuar në vitin 679 të epokës sonë përtej Danubit, në Bullgarinë e sotme, në Thraki, sot shqiptarët nuk do të ekzistonin.

4.- Gjuha shqipe nuk ka shumë fjalë thrake, por ka. Duke u tërhequr nga kjo, akademiku austriak, prof. dr. Gustav Vaigand (Weigand, 1860-1930), i mirnjohur si albanologu më i madh i kohës së tij, ka menduar se shqiptarët janë të origjinës thrake. Unë i jam kundërvënë dhe besoj se e kam vërtetuar që fjalët thrake të gjuhës shqipe nuk vërtetojnë origjinën thrake, por na tregojnë itinerarin nga kanë kaluar shqiptarët në rrugëtimin e tyre prej Indisë deri në Shqipërinë e sotme. Para meje Vaigandit i është kundërvënë edhe akademiku gjerman Hans Krahe.

Duke jetuar me kopetë e veta nëpër malet e Thrakisë më shum se një shekull, shqiptarët jo vetëm që i kanë shpëtuar asimilimit bullgaro-sllav, por edhe vetë kanë asimiluar familje thrake, që i kanë gjetur nëpër ato male, ku i kanë shpëtuar jo vetëm romanizimit, por edhe kalimit nga Ballkani në Rumaninë e sotme, gjë që ka ndodhur me stërgjyshët e rumunëve e të vllehëve në shek. III të e.s. Përmes këtyre familjeve të asimiluara shqiptarët padyshim kanë asimiluar, përvehtësuar, edhe ndonjë fjalë thrake, siç janë disa prej atyre, që na i përmend Akademiku Vaigand..

5.- Gjuha shqipe ka edhe fjalë bullgare, bile edhe karakteristika gramatikore, gjë që na dëshmon se këta shqiptarë gjat kanë jetuar nën sundimin bullgar. Duam të themi, ata kanë jetuar nën sundimin bullgar jo vetëm në Bullgari, por edhe në trevat e Shqipërisë së sotme. Para vitit 1043 të Jovan Deretiqit !!!

Siç dihet, khani bullgar Boris (852-889), në krye të ushtrisë së tij u nis për fushatë ushtarake drejt Ballkanit Qëndror, bile edhe drejt brigjeve të detërave Jon e Adriatik. Ka arritur deri tek Cërna Gora e sotme. Ai i ka marrë me vete këta shqiptarë si komorë të ushtisë dhe i ka vendosur në Mat, krahinë malore e Shqipërisë së Mesme, mbi Tiranë, nga kanë furnizuar ushtrinë e khanit jo vetëm me mish, djathë dhe prodhime të tjera nga qumështi, por edhe me landën e parë të atëherëshme për ushtrinë – me lëkura. Kjo gjë ka ndodhur diku nga mesi i shek. IX të epokës sonë.

Gjuha e këtyre shqiptarëve na dëshmon kët itinerar, me të cilin, siç e kemi theksuar, është dakord edhe Gojko Vukçeviqi, vetëm që ai i identifikon këta shqiptarë me albanët e Kaukazit.

Sikur të kishin ardhur shqiptarët me anë të detit, prej Siçilisë, siç petendon Akademiku Deretiq, të gjitha sa përmendëm në pikat 2, 3, 4 dhe 5 nuk do të ekzistonin në gjuhën e këtyre shqiptarëve. Egzistenca e tyre është një fakt i rëndësishëm, që nuk mund të mohohet. Përkundrazi, ai mohon se këta shqiptarë na paskan ardhur në Shqipëri me ndonjë rrugë tjetër, konkretisht – rrugës që pretendon Akademiku Deretiq.

6.- Sikur të kishin jetuar shqiptarët më parë në brigjet e detit Kaspik (në Albaninë e atjeshme !), dhe me anë të detit të kenë kaluar në Siçili dhe në Italinë e Jugut, ku – sipas Deretiqit – na paskan jetuar nga shek. VIII deri në vitin 1043 (rreth tre shekuj !) do të ishin marrë edhe me detari, se në Siçili e në Italinë e Jugut e kanë patur detin nën sjetull. Edhe sikur të kishin jetuar edhe atje kodrinave e maleve. Kështu do të kishin edhe terminologjinë e vet detare e peshkatare, sigurisht me përzierje të italishtes jugore. Shkencëtarët botërorë kanë konstatuar se shqiptarët nuk kanë as terminologji peshkimi se jo më edhe atë të detarisë. Unë i kam shtuar kësaj edhe se shqiptarët sot e kësaj dite nuk dinë as ta gatuajnë peshkun dhe as që e përdorin në guzhinën e tyre, nuk e hanë, me përjashtim të atyre që pas okupimit turk kanë zbritur në breg të detit dhe e kanë mësuar këtë gjë nga turqit, si dhe ushtrimin e detarisë. Pranë fjalëve detaro-peshkatare sërbe, shqiptarët kanë edhe fjalë italiane, por të Veriut, veneciane, të cilat pjesërisht i kanë me ndërmjetësiminë e sërbishtes.

7.- Sikur t’i kenë transferuar shqiptarët nga Kaukazi në Siçili arabët dhe sikur të kenë jetuar aq gjat nën sundimin e tyre, ata do të kishin mjaft fjalë arabe. Është një fakt i pamohuar se fjalët arabe në gjuhën shqipe jo vetëm që numerikisht janë më të pakta, por kanë hyrë edhe përmes gjuhës turke, KUR’ANIT dhe fesë islame. Bile edhe fjalën ANIJE nuk e kanë nga ata arabë, që gjoja na i paskan transveruar në Siçili, por nga arabët e Afrikës së Veriut, që erdhën në brigjet e Adriatikut si kusarë e piratë, bashkë me okupatorët turkë, në shek. XVI.

8.- Në Itali nuk ka as gjurmë të këtyre shqiptarëve. Shqiptarët e sotëm të Italisë janë nga koha e luftimeve të Skënderbeut kundër turqëve, pra – kemi të bëjmë me shek. XV të epokës sonë. Pjesa e tyre më e madhe kanë qenë ortodoksë (bile edhe sot janë të tillë !), gjë që i ka ruajtur nga asimilimi italo-katolik. Të gjithë ata që kanë arritur atje si katolikë, janë asimiluar, italijanizuar. Do me thënë, ndërmjet këtyre shqiptarëve, të Shqipërisë, dhe atyre që i imagjinon Deretiqi me kolegët e tijë, nuk ka asgjë të përbashkët.

Në qoftë se në Itali nuk ka as gjurmë nga shqiptarët e Deretiqit, ka gjurmë të albanëve, që kanë qenë fis kelt. Duhet t’i dallojmë albanët keltë nga albanezët-shqiptarët, siç i quajnë të huajt shqiptarët, me ta edhe sërbët. Këta, albanët-keltë, në shek. IV para epokës sonë, kanë zbritur nga Skocia me keltët e tjerë, kanë kaluar përmes Francës, Zvicrës, Italisë dhe bregut të Adriatikut kanë arritur në Mat të Shqipërisë së sotme. Prej këtu, përmes Ballkanit, Danubit, Rumunisë e stepave ruse, kanë arritur në brigjet e detit Kaspik, ku kanë formuar të përmendurën Albani të Kaukazit. Gjatë këtij rrugëtimi, nga Skocia deri në brigjet e detit Kaspik, ata kanë lënë aty-këtu pjesë të fiseve të veta, vëllezëri të tëra. Kështu këta albanë janë të njohur në Itali qysh nga kohët romake.

Historiani romak Pompej Torg shkruan: „…thonë se albanët (e Kaukazit,- KR) kanë ardhur dikur me Herkulin nga Italia, nga malet Albane (Monti Albani gjinden në lindje të Romës,- shënimi ynë,- KR), kur pas vrasjes së Herionit, ka grahur kopetë e tija nëpër Itali. Mbahet mend se, në kohë të luftës me Mitridatin, albanët (e Kaukazit) i kanë përshëndetur si vëllezërit e vetë ushtarët e Pompeut“.2)

Nuk ka dyshim se në ushtrinë e Pompeut ka patur edhe albanë të Italisë, që në gjuhën e tyre amtare janë marrë vesh me albanët e Kaukazit. Në lidhje me këtë unë kam përmendur edhe Tacitin e Neronin. Më gjerësisht për kët problem shihni studimin tim „Cilët janë albanët ?“, vepra „CILËT JANË SHQIPTARËT ?“.3)

Edhe në territorin që sot në botë njihet me emrin Albania e Ballkanit, në krahinën Mat, keltët kanë lënë një pjesë të fisit të vetë, i njohur me emrin albanoi, albanët.

Kur kanë arritur nga Rumania në Mat shqiptarët (sipas meje në shek. IX të epokës sonë, sipas Çabejt – në shek. X !), kanë gjetur aty albanët keltë, të cilët i kanë asimiluar, kurse emrin e tyre etnik ALBANOI, me metatezën e njohur të gjuhës shqipe L:R ia kanë përshtatur gjuhës së vet në ALËBAN>ARËBAN<ARBAN, dhe – duke harruar emrin e vet etnik të deriatëherëshëm – janë quajtur ashtu, ARBËN e ARBËR, gjë që nuk është diçka e panjohur edhe në historinë e popujve të tjerë. Edhe bullgarët-sllavë (andët) janë quajtur kështu sipas emrin të bullgarëve të khanit Asparuh! Edhe francezët na janë quajtur kështu sipas emrit të fisit german franke! E të tjerë.

E kjo do të thotë se shqiptarët nuk janë keltë, as albanë, por ama, nga ai fis, veç emrit etnik, kanë marrë edhe shum gjëra të tjera, sa që Xhorxh Gordon Bajroni (George Gordon Byron, 1788-1824) i ka marrë shqiptarët për bashkëatdhetarë dhe u ka kushtuar vargje plot admirim.

Që nuk janë i njëjti popull, është i mjaftueshëm fakti që përmendëm në fillim të këtij studimi: gjuha shqipe është e grupit SATEM, kurse gjuha kelte (e albanëve) ka qenë e grupit KENTUM.

Në shek. XI të epokës sonë shqiptarët kanë nisur të dalin nga krahina e Matit, se ishin shtuar dhe nuk i përmbante më ajo krahinë. Ata zbresin në fushën e Durrësit, ku i ka regrutuar me 1043 strategu i Durrësit Georg Maniaku. Pra, nuk i ka sjellur nga Siçilia me anije, siç pretendon z. Deretiq. Unë nuk e di ku e ka gjetur ai se na i paska sjellur Georg Maniaku ! Me se na e vërteton atë gjë ?

Poashtu edhe emri SHQIPTAR, sa di unë, rrjedh nga shek. XVIII. Ku e ka gjetur z. Deretiq në shek VIII, bile tek albanët e Kaukazit ?!…

Veç kësaj, ku e ka gjetur z. Deretiq se shqiptarët na e paskan lutur perandorin sërb Vojisllav që t’u lejonte të vendoseshin në rrethin e Arbanit, në shpatet e malit Jablanica, ku, si barinj, kanë ruajtur kopetë e tyre të dhenëve dhe u paskan paguar sërbëve tatime?! Siç e kam theksuar, shqiptarët i ka transferuar khani bullgar Boris në territorin e Shqipërisë së sotme, në Mat, (ndoshta edhe pararendësi i tij !) dhe gjat kanë qenë shtetas të tijë.

Shtoj: në kronikën e Ataliatisit, ku skruan se Georg Maniak ka sjellur ushtrinë nga Siçilia, shkruan se në atë ushtri, me të cilën ka marshuar kundër perandorit të Bizantit, veç romejve, vllehëve dhe shqiptarëve, ka patur edhe bullgarë, me emrin e të cilëve ka nënkuptuar sllavët, pra edhe sërbët. Mos ndoshta na i paska sjellur në vitin 1043 nga Siçilia edhe këta, sërbët ?!

9.- Si është e mundur që territori i “shqiptarëve” nga Kaukazi të quhet edhe atje, në Kaukaz, edhe këtu, në Ballkan, ALBANIA?! Në qoftë se këta shqiptarë qysh atje, në Kaukaz, na janë quajtur shqiptarë (sipas Deretiqit – me kuptimin Brđanikodërtarë, apo kodrinorët), përse edhe ai territor i tyre nuk është quajtur sipas emrit të tyre SHQIPËRI, bile edhe këtu – në Ballkan ?!

Si është e mundur që në shek. II të e.s. Klod Ptoleme (Claude Ptolémée, shek. II era jonë) – sipas Deretiqit – ka quajtur një qytet të Albanisë së Ballkanit ALBANOPOLIS (ia ka përcaktuar edhe koordinatat gjeografike: 46° dhe 41° 5′), kur këta albanezë (të quajtur qysh në atë kohë “shqiptarë“ !!!) – prap sipas Deretiqit – kanë arritur në këtë Albani në vitin 1043, në shek. XI ?!

Ç’është e vërteta, Deretiqi thotë se ai qytet është quajtur ashtu sipas Belgradit>Berat, se ALBANOPOLIS na qenka përkthim nga sërbishtja në – në cilën gjuhë? POLIS është fjalë greke, por jo edhe ALBANO, bile as ALBA! A është e mundur që Ptoleme të ketë kombinuar dy gjuhë në një fjalë?! Dhe përse?! Më parë do të thonim se në toponimin ALBANOPOLIS nuk kemi përkthimin e Beogradit, por kompozitën ALBANO (emri i fisit alban) me fjalën greke POLIS, që do të thotë „qytet“. Gjegjësisht – QYTETI I ALBANËVE.

Që kjo është e vërteta, na dëshmon fakti që qyteti i sotëm i Shqipërisë së Jugut BERATI (emër ky që pa dyshim rrjedh nga gjuha sërbe, nga BELGRAD !), në kohën e Ptolemeut nuk është quajtur as Berat, as Belgrad, por ANTIPATREA, bile edhe PULHEROPOLIS. Sipas Beogradit të sotëm sërb është quajtur diku në shek. VII-VIII të e.s., kurse më vonë, diku në shek. XII-XIII, shqiptarët dhe vllehët e kanë deformua në BERAT.

ALBANOPOLIS-in arheologët e kanë identifikuar me fshatin ZGËRDHESH, në afërsi të qytetit KRUJA, Shqipëria e Mesme.

10.-

Është fare e papranueshme se strategu i Durësit i ka transferuar shqiptarët nga Siçilia në Durrës – bile me familje, me pleq, gra e fëmij, për më tepër edhe me pasurinë e tyre të tundëshme, sigurisht mendohet për dhenët e tyre. Maniaku në atë kohë ka qenë i peokupuar me mbledhjen e ushtarëve për luftë nga të gjitha anët e zotërimeve të tija, e jo me transferimin e shqiptarëve nga Siçilija në Durrës, ku – edhe sikur të kishin ekzistuar – do t’i kishin paraqitur problema edhe vetëm për ushqimin e tyre, se jo më edhe për t’i strehuar.

Para së gjithash për një shpërngulje të tyre të tillë nuk ka asnjëfarë gjurme, as në Siçili (bile as në Italinë e Jugut !), as në Shqipëri, as në Durrës dhe as në rrethin e këtij qyteti, bile as në traditën popullore.

Në atë kohë, shek. XI, shqiptarët nuk kanë qenë një popull dhe aqë i vogël, si në shek. IX, kur kanë arritur në Mat nga Bullgaria. Për këta dy shekuj, ku me të njohurin shtim enorm të tyrin, ku me asimilim të albanëve, slavëve (sërbo-cërnagorasve, makedonëve, bullgarëve), vllehëve dhe grekëve, të cilët i kanë gjetur në Mat, ka mundësi që i kishin kaluar të 50.000 frymët, kështu që nga mesi i tyre kanë mundur të nxjerrin edhe më shumë se 3.000 luftëtarë, të cilët, i përmenduri stateg i Durrësit i ka regrutuar në ushtrinë e tij si mercenarë, duke i paguar pjesërisht që më përpara.

Në qoftë se këta shqiptarë na paskan ardhur nga Siçilia, ku janë instaluar në Durrës, qoftë dhe në rrethin e Durrësit?! Mos i kanë marrë me vete luftëtarët – ku kështu?! – për në Bizant, Konstantinopojë?! Me se janë mbajtur në rrugë nga Durrësi deri tek liqeni i Dorjanit?! Së paku 50.000 frymë !

Po edhe „lutja“ sundimtarit sërb që t’u lejonte të instaloheshin në Raban – siç pretendon z. Deretiq – nuk qëndron. Jo vetëm që ajo lutje nuk egziston, por për vetë faktin se ata kishin rënë në robëri të sudimtarit bizantin, që e ka shpartalluar e vrarë Maniakun, e jo në robëri të carit sërb Dobrosllavi I Vojisllav!!! Si të tillë, në qoftë se nuk janë vrarë nga fitimtarët, janë lëshuar që të kthehen në shtëpiat e tyre në Mat e në fshatrat e Durrësit, ku i kanë pritur prindët, gratë e fëmijtë.

Mbi të gjitha, ai Raban nuk është krijuar me shkopin magjik, që aty – me mëshirën e „carit“ sërb (!) – të instalohen shqiptarët, por vetë këta shqiptarë (dhe paraardhësit e tyre albanët !) e kanë krijuar në formën ARBAN, kurse sërbët – më vonë (!) – me metatezë e kanë bërë RABAN.

Këta 10 argumenta mendoj se janë të mjaftueshëm për kendo që të bindet se hipoteza e dr. Jovan I. Deretiqit nuk mund të qëndrojë.

Argumentum ponderantum, non numerandum!

Kështu mendoj se tezën e tij z. Deretiq duhet ta rishikojë nga e para, t’i analizojë fenomenet me akribi shkencore, në mënyrë rreptësisht shkencore, duke patur parasysh edhe që të gjitha këto që ia parashtrova këtu.

 

            Gjenevë,

me 12. mars 2010.*)

___________________

1) VUKČEVIĆ, Gojko: O PORIJEKLU ILIRA, Podgoricë, 1992, f. 198.

2) TORG, Pompej: ISTORIJA FILIPA XLII – 3; ALIJEVK.: ANTIČNIE ISTOČNIK PO ISTORII, Baku 1987. Citoj sipas VUKČEVIĆ,Gojko: vep. cit., f. 73.

3) BUROVIĆ, Kaplan: KO SU ALBANCI ?,- SHB « Ballkan », Ženeva 2007, f. 11. Botimi i dytë – SHB « Gambit”, Jagodina-Sërbia, 2013.

*) Në botimin e parë të veprës KO SU ALBANCI ? (2007) ky studim mungon. Është botuar spari në sajtin GLAS DIJASPORE, Libeck (Lübeck-Gjermani), me 10.IV.2010., me titullin Dokumentirano poreklo Albanaca. Deri me 2011 nuk dimë që ta ketë kundërshtuar askush, as vetë dr. Jovan Deretiq. Përkundrazi, autorit i kanë aritur shum urime. Njëri prej tyre, Lazar Vujatović, nga Londra, ndër të tjera i shkruan:  Detyrohem të them se si sërb jam i frustruar nga Akademia Sërbe e Shkencave dhe e Arteve (SANU) pse nuk i kushton kujdesin më të madh punës tuaj shkencore, që është e vërtetuar edhe me studime siç janë ato të akademikut Vlladimir Orel. Në vend të kësaj SANU u bën vend shkencëtarëve siç është Deretiqi dhe Terziqi, qasja e të cilëve problemave albanologjikë, ose është gjysëmmitologjike, në rastin e Deretiqit, ose e restriktuar në tri tezat dhe në asnji mundësi tjetër, veç atyre tri tezave, siç është rasti tek Terziqi. Me respekt të madh Lazar VUJATOVIQ. »

Me 15. shkurt 2011, në sajtin NOVINAR.de ky studim është ribotuar sërbo-kroatisht. Menjëherë e kanë « diskutuar » Srbin Svetosavac (Sërbi i Shën Savës) dhe Srpkinja Svetosavka (Sërbja e Shën Savës).

Shën Sava është shenjti kryesor i sërbëve, po me këta pseudonime maskohet banda e enveristëve, që e ndjek Akademikun Resuli kudo nëpër botë, jo vetëm me emra të vërtetë, por edhe me pseudonime, bile edhe kështu, duke na u paraqitur si sërbë, për më tepër edhe si të Shën Savës , si fundamentalista !

  Srbi Svetosavac, me doreze, përpiqet t’i lëshojë ujë nën rrogozë Akademikut Resuli, kurse Srbja Svetosavka, e qan me lotë krokodili për vuajtjet që ka hequr nëpër burgjet e Shqipërisë (Sikur nuk ka qenë edhe nëpër bugjet e Jugosllavisë !), po ama nuk pështyn shqiptarët, por pështyn të gjithë sërbët, bile – në « bythë », me që – sipas saj – ata fytyrë nuk paskan.

Pasi i ka demaskuar Akademiku Resuli, një kohë ata na janë betuar se vërtet janë sërbë, ortodoks të përbetuar, bile dhe armiq për vdekje të shqiptarëve, pastaj janë tërhequr dhe më nuk i kemi parë askund me këta pseudonime. Por – po, me pseudonime të tjera ata janë paraqitur dhe paraqiten kudo që paraqitet edhe Akademiku Resuli me shkrimet e tija. Fakti që këta « komentatorë » nuk i shohim si të tillë tek shkrimet e të tjerëve, por vetëm tek shkrimet e Akademikut Resuli dhe të atyre që shkruajnë pozitivisht për Akademikun Resuli, është i mjaftueshëm për ta kuptuar se kush janë ata.

Me 18 shkurt 2011 është paraqitur edhe fantazma PORAG1, që – në hullinë e dishepujve të « Shën Savës » – vazhdon me marifetet e provokimet e Sigurimit shqiptar kundër Akademikut Resuli.

Pronari i portalit NOVINAR, që na paraqitet me emrin sërb Srđan Marjanović (me siguri edhe ai dishepull i “Shën Savës” !), i ka bërë thirrje Akademikut Deretić që t’i përgjigjet Akademikut Resuli, po ai nuk i është përgjegjur assesi.

Nga sajti NOVINAR studimin e Akademikut Resuli e kanë marrë e ribotuar edhe shumë sajte të tjera.

Kështu është ribotuar edhe në faqet e gazetës së Beogradit TABLOID Viti VIII, Br. 235, Beograd, 23.VI.2011. Atëherë, në botimin e datës 21.VII.2011 të asaj gazete, është paraqitur edhe z. Deretiq me komentin e tij Morava nije za neplivače (Morava nuk është për ata që s’dinë të notojnë), patjetër të padenjë për një shkencëtar e akademik, pasi jo vetëm që ka demostruar një mosnjohje elementare të problemave albanologjikë, por është shprehur edhe me fyerje. Akademiku Resuli i ka dhënë një përgjigje dinjitoze, me akribi dhe etikë tejet shkencore, bile edhe me humor, që me titullin Nekorektna polemika Akademika Deretića (Polemikë jokorrekte e Akademikut Deretiq) i është botuar në TABLOID-in e dt. 18.VIII.2011.

Pas kësaj Deretiqi është tërhequr dhe nuk është dukur më askud, por ama në faqet e TABLOIDIT, të dt.01.IX.2011, është paraqitur avokati i tij, prof. dr. Dragoljub Petroviq me polemikën Istorija ne prihvata površnost (Historia nuk pranon sipërfaqëshmëri), me të cilën, pa asnjëfarë kundër-dokumentash e diskutimi, nuk pranon tezën e Akademikut Resuli, kurse hipotezën e Deretiqit sikur e pranon, i jep votën, por i bën edhe disa vërejtje, sa për t’u maskuar, sikur gjoja është objektiv. Akademiku Resuli edhe këtij, me dt. 15.IX.2011, i përgjigjet me polemikën e fuqishme Naučni problemi se ne rešavaju glasanjem (Problemat shkencorë nuk zgjidhen me votim). I demaskuar për mosnjohje të problemave albanologjikë edhe ky tërhiqet e nuk duket më askund, po na u paraqit vëllau i tij Ilija Petroviq, një titist i tërbuar dhe i rafinuar, një super-rrufjan, që në portalin VESELJENSKA TV.com, Beograd, me 17 shkurt 20013, boton paskvilën me titull Albanci (Shqiptarët), në 4 vazhdime. Duke u shtirur sikur gjoja merret me historinë e shqiptarëve, ai sulmon Akademikun Resuli me falsifikime, gënjeshtra, intriga, me sharje e fyerje, duke mos u lënë gjë mangut enveristëve tashmë të njohur për këtë trajtim të Akademikut Resuli.

Edhe pse e di shum mir se Akademikun Resuli e kanë rjepur për së gjalli enveristët 10 herë me radhë, duke i kërkuar që të mohonte kombësinë jugosllave, dhe – pas kësaj – e kanë qitur edhe në gjyq dhe, pse nuk pranoi të deklarohet shqiptar, e kanë dënuar edhe me 10 vite të tjera burg, mbi ato 30 e kusur vitet që ia kishin dhënë qysh me kohë, ky titist i pacipë në mënyrë arbitrare na e deklaron Akademikun « islamizirani Arbanas » (shqiptar i muslimanizuar ). Bile na e quan edhe « šiptasko lajavo pseto » (qen shqiptar që leh).

Cilat janë këto « lehje » të Akademikut Resuli, që kaq shum na i paskan irituar sërbët ?! Tezat e tija albanologjike?! Do të shohim më tutje se cilat janë ato teza.

Akademiku Resuli i është përgjegjur me studimin e tij të hollësishëm Intrige i falsifikati Ilije Petrovića  (Intrigat dhe falsifikimet e Ilija Petroviqit), i botuar po në atë portal, me 16 maj 2013. Pas kësaj I.Petroviq është tërhequr, kurse mafia e titistëve në pushtet fut njerëzit e vetë që të « komentojnë » përgjigjen e Akademikut Resuli me gjithfarë-lloj fyerjesh, edhe më banalet, me të cilat janë në garë me mafijen enveriste.

Në eks-republikat e Jugosllavisë tashmë është krijuar grupi i kalemxhinjve që po preokupohen me Akademikun Resuli, duke filluar me agjentat e demaskuar të UDB-së Fahrudin Radonçiq dhe Bahi Brisku, përmes të përmendurve Deretiq e dy Petroviqët, deri tek Petar Milatoviq, Sari Resulbegu e Sherbo Rastoder. Që të gjithë këta titista, duke u maskuar gjoja si shkencëtarë, bile edhe si fundamentalista ortodoks e muslimanë, prapa sulmit të tyre « shkencor » maskojnë luftën e tyre politike kundër Akademikut antititist, kundër shkrimeve të këtij Akademiku, dokumentave që ka paraqitur dhe vazhdon të paraqesë në hullinë e tij konsekvente të demaskimit të bandës socijal-fašiste titiste. Inde ira! Ja, kjo është e vërteta e lehjeve të tyre, i iritimit të tyre, e jo tezat albanologjike. Karakteri politik dhe policesk i shkrimeve të tyre është evident, më i pamohueshëm. Me të gjitha mënyrat e mjetet, kryesisht me falsifikime, gënjeshtra e fyerje, ata përpiqen ta izolojnë Akademikun nga masa e popujve sërbo-cërnagoras e makedon, t’i ndërsejnë këta e t’i ngrejnë kudër tij.

Pas një viti, Ilija Petroviq – që hesht për demaskimin e hollësishëm që i ka bërë Akademiku Resuli – na paraqitet në portalin ŠTAJERSKE NOVICE.eu kundër Akademikut tonë me diskutimin e parëndësishëm etimologjik lidhur me toponimin GADISHULLI ILIRIK, por rishëm merr përgjigjen e merituar nga Akademiku dhe tërhiqet me turp e faqe të zezë.

Me dt.25.XI.2015 ky studim i Akademikut është ribotuar sërbo-kroatisht edhe në portalin ISKRA. Menjëherë na është paraqitur « komentuesi » me emrin SRB, prapa të cilit na fshihet një shqiptar, sigurisht enverist, që falsifikon, intrigon e shpif. Ai ua paraqet sërbëve Akademikun si shqiptar, me fjalë të tjera – O sërbë, mos i besoni dhe mos u bashkoni me te, por shkoni pas bishtit të Deretiqin tonë.

Pasi ia kanë botuar e ribotuar, diskutuar e ridiskutuar shum portale, Akademiku e ka botuar kët studim në veprën e tij ODAN I ODRAN (I PËRKUSHTUAR DHE I RJEPUR), Ulqin 2011. Në vitin 2013, me që për kët studim po vazhdonin diskutimet nëpër portale, Akademiku i bëri edhe një botim të ri, të veçantë, me titullin HIPOTEZE O POREKLU ALBANACA (HIPOTEZAT PËR ORIGJINËN E SHQIPTARËVE), ku ka inkluduar edhe diskutimet. Po atë vit e fut edhe në kompleksin e studimeve të tija KO SU ALBANCI? (CILËT JANË SHQIPTARËT ?), botimi i dytë, SHB « Gambit », Jagodina-Sërbia, 2013. Me kët botim Akademiku Resuli shenon shembjen e blokadës së mediave sërbe, që ia kanë bërë titistët, patjetër – në aleancë me enveristët.

Shqip ky studim po botohet këtu për herë të parë.- REDAKTORI.

 

Një koment në gjuhën serbo-kroate:

 

 

 

R.K. : (…@europe.com) Microsoft SmartScreen a classé ce message comme indésirable.

Envoyé : lundi 8 juillet 2013  15 :47 :11

Kaplan_bu@hotmail.com

 

Postovani gospodine Burovic,

I nderuari zotëri Buroviq,

Kam nderin që Ju kam dërguar kët mail. Memzi e gjeta adresën tuaj.

Dëshiroj të Ju shpreh njohjen në diskutimin me Jovan Deretiqin (nuk mund të shkruaj as prof., as dr, dhe as akademik për te, se ka mbaruar vetëm skollën e lartë mekanike, sipas vetëpohimit të tij: „për drejues mashinerije“). E njoh personalisht dhe e di se është mburracak i madh, i prishur dhe jargavel. Me që jam shumë i ri dhe shumë kryengritës, ka tentuar të më shfrytëzojë, por pa suskes.

Ai ka përkujdesjen e mediave, e shprehet sikur nuk e ka. Ai dhe historijanët zyrtarë punojnë së bashku, por të ndarë në dy tabore.

Lexoj çdo gjë që shkruani. Nuk kam para për t’i blerë librat tuajë, por i kam kopjuar që të gjitha që kam gjetur nga Ju në internet.

Ju uroj çdo të mirë. Na gëzoni me tekste të reja.

Me nderime,

R.K., akademik

Shperndaje ne
Updated: 20 Nëntor, 2016 — 11:23

The Author

Kaplan Resuli

6 Comments

Add a Comment
  1. Z. Burović, shqiptarët janë prej shekuj në Ballkan. Ne jemi me origjinë ilir dhe populli më i vjetër. Zoteri, ju si rracë sllave arritët njëmijë vjet me vonesë nga Ukraina e sotme. Ju, si një akademik serb e dini shumë mire, qe serbet dhe popullsia sllave e ka origjinen nga Asia dhe Irani.

  2. Kapllan RESULI:
    Aleks Muzaka, bëni mir të dilni me emrin tuaj të vërtetë, që të mos i ngatërroni lexuesit me Aleks D. Muzakën e vërtetë. Fakti që po e fshihni emrin, tregon se as vetë ju nuk i besoni më përrallat e autohtonisë, të origjinës pellazge dhe ilire.
    Shihni Akademikun Eqrem Cabej se ç’thotë për autohtoninë e shqiptarëve !
    Shihni historianët shqiptarë se ç’thonë për origjinën pelazgjike në veprën e tyre të vitit 1959 HISTORIA E SHQIPËRISË !
    Shihni edhe historianët e botës se ç’kanë thënë e dokumentuar lidhur me ilirët !
    Shihni edhe ata historianë shqiptarë që po deklarojnë përmes mediave shqiptare se janë dakord me tezat e mija albanologjike. Në fillim të këtij viti edhe historiani juaj prof. dr. Paskal Mile u shpreh në favorin tim
    Tezat e mija albanologjike tashmë kanë triumfuar.

  3. Kaplan Buroviçi, Resulbegoviçi, ose shkurtër Viçi i Millosheviçit, ju jeni nje fashist i qelbur i sigurimit jugos(k)llav. As njeri, Buroviço, nuk iinteresohen tezet e juaj sllavo-fashiste. Ju jeni nje mize e vogël ne propaganden serbe. Buroviç, ju fshiheni mbasë një shqiptari. Por pse,o legen serb, nuk tregoni, por fsheni emrin tuaj serb. Asnjëri do iu mbaj mënd, o Viç, pervec grimbave gje do iu hajnë.

  4. Përgjigje per Krye-Viç

    Kaplan Buroviçi, Resulbegoviçi, ose shkurtër Viçi i Millosheviçit, ju jeni nje fashist i qelbur i sigurimit jugos(k)llav. As njeri, Buroviço, nuk iinteresohen tezet e juaj sllavo-fashiste. Ju jeni nje mize e vogël ne propaganden serbe. Buroviç, ju fshiheni mbasë një shqiptari. Por pse,o legen serb, nuk tregoni, por fsheni emrin tuaj serb. Asnjëri do iu mbaj mënd, o Viç, pervec grimbave gje do iu hajnë.

  5. O Aleks Enver Muzaka, mos ndoshta mendoni se me këto fyrje e sharje, kërcënime e falsifikime, na e vërtetoni se jeni autohtonë, ilirë, bile edhe pellazgë ?!
    Më keni akuzuar se jam altoparlant i akademikëve sërbë, titista dhe antititista. Unë jua vërtetova se jam armik i tyri – kudo që nuk kanë të drejtë shkencore dhe ligjore.
    Ju, si enverista që jeni, nuk doni t’ia dini as dokumentave, provave dhe argumentave shkencorë, por vetëm qëllimeve tuaja politike, se politikën keni patur dhe keni në plan të parë.
    Politika juaj edhe ju urdhëron që të vazhdoni ulurimën tuaj kundër këtij Kapllani, që të mbytet zëri i tij kundër Enver Hoxhës dhe klikës së tij, për të cilën vetë E.Hoxha, para se të vdiste, e pranoi se ishte një bandë e zezë, kriminale dhe e urryer nga i gjithë populli, e jo parti komuniste.
    Lexoni, o i mjerë, Enver Hoxhën tuaj, veprën e tij RAPORTE E FJALIME 1980-1981, Tiranë 1983, fq. 388.
    Lexoni edhe Babain tuaj të albanologjisë akademikun, prof. dr. Eqrem Cabej, që jua ka dëshmuar se shqiptarët kanë arritur nga Rumania në shek. X të epokës sonë në MaT, mbi Tiranë, dhe prej atje janë përhapur anë e kënd Shqipërisë e përtej kufijve të saj.
    Megjithqë i keni marrë të gjitha masat, ligjore dhe antiligjore, kudër tezave të mija albanologjike, ato u përhapën dhe po aprovohen anë e kënd Shqipërisë dhe përtej kujfijve të sajë, jo vetëm nga të huajt, por edhe nga vetë shqiptarët e ndershëm dhe parimorë.
    Akademikët e botës ka kohë që ju kanë ftuar përmes internetit që të mësoni historinë tuaj nga veprat e mija.
    Edhe në mos e mësofshi ju, fëmijtë tuaj joenverista me siguri do ta mësojnë.
    Kundër zhvillimit dialektik të shoqërisë, deri më sot, askush nuk ia ka dalë.

  6. Ky qenka akademiku me psikopat qe kam lexuar ndonjehere! Ben sikur lufton tezat sllave, por i konfirmon ato duke nderuar vetem variantin e ardhjes se shqiptareve! Mjere Shqiperia per keta barinj qe gezojne edhe titullin akademik!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.