NJË LUMË NDAN DY POPUJT E SHQIPËRISË NË GEGË E TOSKË

QBaLKTdD

Nga MELVILLE CHATER
Shkurt 1931.

prof_Zymer Mehani

E përzgjodhi Prof. Zymer Mehani

Që të mbërrinim nga Elbasani në Durrës na u desh të ndiqnim rrjedhën e lumit Shkumbin, lumi që i ndan shqiptarët, gegët në veri e toskët në jug. Straboni kishte shkruar se ilirët epirotët banojnë në veri e jug të rrjedhës së Shkumbinit. Në zonat më të thella është i dukshëm ndryshimi në dialektin e
banorëve, por edhe në veçoritë karakteristike të tyre. Ndryshimet nuk bazohen në ndonjë konflikt mes tyre por thjesht i detyrohen shtrirjes gjeografike e relievit, i cili luan një rol të rëndësishëm në mënyrën e tyre të jetesës. Ky kufi, sipas Strabonit, ishte rruga Egnatia. Kjo rrugë e lashtë e ndërruar prej romakëve në drejtimin e tyre për në Azinë e vogël, ishte edhe ajo që ndoqëm me makinën tonë për të vajtur nga Elbasani nënDurrësin bregdetar. Shumë ilirë tek shihnin të kalonte para syve të tyre madhështia e legjioneve romake vendosën të marrin pjesë në fushatat e Romës, duke u bërë një forcë e konsiderueshme e rojeve pretoriane. Njëri prej tyre me emrin Dioklitian nuk do të mund ta imagjinonte kurrë se një ditë do të ishte ai që do të hidhte mbi krahë petkun e dafinat perandorake.
Një tjetër, i cili tek i shihte legjionet të kalonin e thërriste me entuziazëm: “Ja ku janë, po vijnë!” ishte ai që do të dëshironte me aq zjarr të bëhej një luftëtar i madh, Konstandini i mbiquajtur “I Madh” pranë qytetit të vogël Nish.
Mure çiklopësh janë zbuluar pranë Gjirokastrës, gërmadha skulpturash greke në Himarë, Apolloni e Sarandë. Por miti i perandorisë romake, në kohën kur senatorët perandorit Tiber, vinin të pushonin e të vizitonin Durrësin, për ta përshkruar më pas në kujtimet e letrat e tyre si “ rrethinat e reja ilire”, vazhdon të mbetet ende nën tokë, i fshehur thellë nën rrënojat e rrugës Egnatia, duke nxjerrë hera-herës krye, si për të na magjepsur me mrekullitë e tij ende të pazbuluara.

Shperndaje ne
Updated: 20 Nëntor, 2016 — 17:28

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.