KOSTUMET E ARTIZANËVE UDHËTOJNË SHPEJTË

14463094_745993322206567_1422931264724880566_n
Nga MELVILLE CHATER
Shkurt 1931.

prof_Zymer Mehani

E përzgjodhi Prof. Zymer Mehani

Duke shkuar për në Durrës u ndalëm për të ngrënë poshtë një fiku ku qëndronte një plak me mjekër të bardhë, por kishte shumë pluhur dhe kështu ngarkuam sërisht gjithçka dhe u nisëm në kërkim të një vendi më të mirë për të pushuar. Duke ikur vura re se plaku që deri atë kohë mërmëriste nëpër dhëmbë e ndaloi lutjen e tij dhe na vështroi i çuditur. Në një vend me pazare e turma të mëdha të rejat udhëtojnë shpejt nga goja në gojë. Mëngjesin e ardhshëm në Durrës dëgjuam tregimin e plakut për ne: “Isha shtrirë more vëlla, isha rehatuar, nën një fik të madh, pesë orë rrugë larg qytetit. Kur vjen një makinë me targa amerikane. Zbritën disa udhëtarë, nxorën vezë, djathë, mishra të ftohtë, sardele, pjepra e ç’nuk nxorën. Meqë ishte ora e lutjes, u hoqa mënjanë dhe nisa të lutem. Betohem për këtë gur se nuk kaluan as tre minuta para se ta kuptoj, pas pëshpërimave të mia që udhëtarët i kishin kullufitur të gjitha dhe u larguan. Kaq pak orë qenka mor vëlla e ngrëna amerikanëve, që e quajnë “Fast Food”?
TIRANA DREJT PERËNDIMIT
Nga ajri i freskët i bregdetit të Durrësit iu kthyem të nxehtit kontinental të kryeqytetit për ta njohur më nga afër. Kishim vërtet ndër mend të mjaftoheshim thjesht me një vizitë disaorëshe, për tu larguar menjëherë më pas, meqenëse beteja fundit për një krevat, i vetmi i lirë që gjetëm në hotel, na kishte
lënë ende shijen e saj ironike. Sikur të mos ishte një qytetar amerikan, i cili na i hapi menjëherë dyert e shtëpisë së tij bashkë me të edhe shijen e banjës së ngrohtë, krevateve të pastër e disqeve me muzikë të vjetër, gjëja e fundit që mund të na shkonte ndër mend se mund të gjenim në Shqipëri, me siguri do të ishim larguar të njëjtën ditë.
Tirana është një anë e mirë e Shqipërisë me makinave luksoze, ku prirja drejt perëndimit, përpjekja për të qenë pjesë tij, ndihet më shumë se kudo. E kjo bie në sy që në shtrirjen përmasat e qytetit. Rrugë të gjera me ndriçim neonesh i bëjnë shoqëri sokakëve të pazarit të vjetër. Një radhë e pafund taksish të reja, autobuzë e fugonë të të gjitha markave, mbartin të gjithë llojet e pasagjerëve. Shoferë muslimanë me pantallona të gjera. Së largu, tej gjithë kësaj turme që pi të gjitha llojet e pijeve e që
diskuton për tregtinë, hoxha i vetëm i qytetit në majën minares bën thirrje për orën e lutjes. Zëri i tij të kujton një kokrrizë rërë në shkretëtirë.
Eksporti i saj i përbërë nga produktet bulmetit, lëkurës, leshit, qymyrit e ziftit nuk i kalon të ardhurat prej 25.000 dollarësh në vit. Ndërkohë, vlera e importit, sheqer, pambuk, stofra leshi arrin pothuaj dyfishin e kësaj shume. Si mund të ekuilibrohet ky ndryshim kaq i madh? Malet janë kaq të pasura me metale, ar, hekur, qymyr, bakër, por ende ato nuk janë shfrytëzuar nga gjeologët. Të ardhurat e dërguar prej emigrantëve që jetojnë jashtë shtetit, kryesisht në Amerikë arrijnë mbi 300.000 dollarë në vit. Por ajo për të cilën ky vend ka nevojë është industria e rëndë, fabrikat. Me trishtim nga goja e shumë njerëzve do të mund të dëgjosh shprehjen: “Këtu nuk ka punë! Isha nja pesë vjet në Amerikë. Makar të kisha mundësinë e të kthehesha sërish atje”.

Shperndaje ne
Updated: 21 Nëntor, 2016 — 10:22

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.