Histori Kombëtare: THIRRJA ËSHTË “TELEFONI” I MALËSORËVE

13423583_534581730061620_1017885192_n
Nga MELVILLE CHATER
Shkurt 1931.

prof_Zymer Mehani

E përzgjodhi Prof. Zymer Mehani

Përpara se të zbardhte e lamë Bogën të shoqëruar nga një roje prej tetë burrash të armatosur . Ishin të gjithë të bukur, të gjatë e të fuqishëm, që kishin hyrë në çetën që ruante fshatin në kuadrin e një politike qeveritare e cila përpiqej që të godiste të jashtëligjshmit, duke u ofruar punë. Gjysma e tyre ecte përpara, duke hetuar udhën e ashpër nga do të kalonim. Herë pas here ata që kishin ngelur me ne lëshonin nga një klithmë, britmë, së cilës i përgjigjeshin disa të tjerë që ishin të fshehur në pyllin përreth e në mal. Kjo britmë, majekrahu, është telefoni i malësorëve, transmetohet aq mirë nga maja e malit në majën e malit tjetër, saqë të rejat lokale mësohen brenda pak orësh, në një zonë, të cilën neve na u desh mbi një javë që ta kalonim. Lilashi, njëri nga rojet tona, na shpjegoi se britma, majekrahu, ishte gjithmonë Motiv.
“Çfarë bën?” p.sh nënkupton “Ka mbërritur një i huaj”. Ai shtoi se britma e malësorit, theksi i valëzuar në qoftë se edhe jo fjalët dallohet në një distancë prej pesë kilometrash. Gjatë rrugës sonë na ndiqnin edhe udhëtarë të tjerë, kristianë dhe myslimanë, derisa shoqëria jonë u shtua me nja dhjetë kuaj, por edhe po kaq roje të armatosur. Një kalorës kishte një tatuazh në dorën e djathtë, një zakon që e kishte përmendur edhe Herodoti kur fliste për Ilirët e lashtë. Pjetri më tregoi atë që kishte tatuazhin dhe më tha: “Është grua-burrë. Nuk do të martohet kurrë.” Pas kësaj gjëje mësuam për një zakon të vjetër e të lashtë të Malësisë së Madhe, i cili mundet të datonte që nga epoka e Amazonave. Malësorët e kishin për zakon që t’i fejonin fëmijët e tyre që në djep, duke ofruar një shumë të hollash si paradhënie për nusen. Ata e vlerësojnë si shumë të rëndësishme praninë e një trashëgimtari djalë, që ende edhe në shekullin e 18-të, bashkëjetesa nuk përfundonte në martesë në rast se gruaja nuk lindte djalë.
Në rast se kur rritet vajza e fejuar e shkel fjalën e dhënë prej prindërve dhe nuk martohet, duhet që të largohet që atë kohë nga burri i saj i ardhshëm duke dhënë fjalën se nuk do të martohet kurrë dhe do të ngelet e virgjër për gjithë jetën. Në vijim mundet të bëhet “burrë”, të mbajë armë dhe të veshë rroba burrash. Gjithashtu, në rast se nuk ka vëllezër, trashëgon arat nga babai i saj, të cilat pas vdekjes së saj i kalojnë në trashëgim ndonjë të afërmi të saj, gjithmonë mashkull. Pas shtatë orësh mbërritëm në kufijtë e zonës që kontrollonte bajraktari që na kishte marrë në mbrojtje. Pasi na përshëndetën shumë herë me mënyrën e tyre tradicionale, u larguan pa na kërkuar as shpërblimin më të vogël, duke qenë se kishin plotësuar detyrimin e tyre ndaj bajraktarit të tyre, d.m.th që na kishin mbrojtur nga përgjegjësia e gjakut. Duke ecur në këmbë vazhduam të zbrisnim në udhën e thepisur që na çonte në livadhin e blertë të Shalës.
Tashmë gjendeshim në zonën e Dukagjinit, njerëz prej shtatë fiseve kryesore të malësorëve. Pjetri, që ishte nga Dukagjini, lëshoi një klithmë të mprehtë e të ashpër për të lajmëruar të tijët se sapo kishim mbërritur. Pastaj shkuam në një shtëpi me mure të trash, me frëngji të mbushura me luftëtarë, ku na ofruan bukë, supë, djathë e gjizë për të ngrënë.

Shperndaje ne
Updated: 24 Nëntor, 2016 — 10:16

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.