NJË VEND I NXEHTË DHE I URITUR

shqipja_me_shqiponje

Nga MELVILLE CHATER
Shkurt 1931.

prof_Zymer Mehani

E përzgjodhi Prof. Zymer Mehani

Vendi nuk ishte vetëm i nxehtë. Ishte edhe i uritur. Në disa fshatra malore nuk kishte as dhjet franxholla buke, dhe banorët e shuanin etjen me qumësht dhie të holluar. Një herë, kur ishim duke ndarë ushqimet e pakta të një prifti fshati, e pyetëm nëse ishte e vërtetë fjala se dikush kishte
hedhur dinamit në lumë e kishte zënë 20 kile peshk. Kur dëgjoi për këtë akt barbar mikpritësi ynë ngriti duart drejt qiellit I mërzitur. Neve kishim parë më përpara në dollapin e tij disa sende që nuk ngjanin fare me sende të ndonjë prifti. Ai na kishte thënë se ishin shenjat e disa plagëve dhe plumbave. Ne nuk e besuam dhe vendosëm që të hapim shishen e vetme të uiskit që na kishte mbetur. Pasi pimë ai filloi të na rrëfehej. Shkuam me të në breg të lumit dhe pasi nxori sendet që kishte të fshehura në dollap i mbushi ato me dinamit dhe bëri një bombë të vogël. Megjithëse kam turp që po e them, pasi e hodhi në lumë ne shijuam një drekë të mrekullueshme me
peshk.
Afër një fshati pamë një burim me ujë të freskët e të ftohtë, i cili ujiste me radhë arat e zonës. Ishte i vetmi burim uji për 30 familje të fshatit. Nxehtësia e padurueshme, mungesa e ushqimeve dhe insektet e bezdisshme bënë që shumë herë neve ta humbisnim besimin dhe të na binte morali. Por përkthyesi ynë, Pjetri, përpiqej që të na mbante moralin lart: “E shikoni atë qafën atje lart? Do të shkojmë atje, do të ecim nja njëzet metra dhe pastaj do të zbresim në qytet, atje ku ka një vend të
mrekullueshëm freskimi.”
MË NË FUND UJË
Duke zbritur nga Shkodra mbërritëm në Gurin e Kuq. Sa më shumë që zbrisnim, aq më i egër bëhej vendi e pamja, aq edhe më i shkretë. Herë pas here takonim ndonjë udhëtar të vetmuar, një grua që kishte tri ditë që ecte duke mbajtur në shpinë një thes me grurë. Pas pesë orësh u gjendëm përballë
lumit Kiri.
Më së fundi ujë! U hodhëm nga kuajt, zhveshëm rrobat dhe filluam të luajmë si fëmijë në lumë.
Ditën e fundit të udhëtimit tonë udhëtuam për tetë orë për të mbërritur në pikën kufitare të Shkodrës. U takuam me përzemërsi me burrat që na kishin shoqëruar për aq ditë. Pjetri mbështeti butësisht faqen e tij me tonën dhe pastaj u kthye kurriz i ngashëryer e duke qarë me dënesë…
Hipëm në një makinë e cila na priste dhe u nisëm. Duhet të kemi qëndruar për disa kohë të heshtur gjatë kohës së kthimit. Kam besimin se nostalgjia e Pjetrit kishte qenë ngjitëse…

Shperndaje ne
Updated: 25 Nëntor, 2016 — 23:15

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.