Duke e lexuar Sami Repishtin

sami_repishti

Leu në gjirin e familjes së Hafiz Ibrahimit dhe Hava Bushatit në lagjen Dudas në Shkodër më 6 prill 1925, i ati figurë me autoritet në shoqërinë shkodrane të asaj kohe dhe më pas deputet në Kuvendin Kombëtar. Në vendlindje kreu mësimet fillore në shkollën “Oso Kuka” dhe të mesmen pranë gjimnazit të Shkodrës ku ra në kontakt edhe me lëvizjen komuniste që lëvrinte ngahera në mjediset rinore të qytetit por sidomos pas 7 prillit 1939. I rritur në një familje me traditë muslimane s’e ndjen veten të joshur nga ide aq të largëta për mendësinë njëmend autentike shqiptare. Më 1942 mbaron maturën. Niset në Tiranë për të marrë pjesë në një konkurs, për shkollën e lartë jashtë shtetit. 112 kandidatura, konkuronin për 28 bursa studimi të profesioneve të ndryshme. Mbas 2 ditëve, ai merr vesht se ka fituar bursë nga ministria e Arsimit për në Fakultetin e Historisë së Firences .

Profesor Sami Repishti është figurë e ndritur e Kombit shqiptar, ai është dëshmitar i ferrit komunist, ku për pasojë u burgos me vite të tëra, në Shqipërinë komuniste (1946-56), dhe Jugosllavinë komuniste (1959-60).  Këtë kalvar vuajtje e hoqën mbi shpinën e tyre dhe familja e tij e shumëvuajtur.  Si një intelektual erudit, ai me shkrimet e tij ka dhënë një kontribut të vyer në publicistikë, letërsi dhe politikë.  Mesazhet që përcjell herë pas here për  Shqipërinë dhe Kosovën, janë të qarta, si para auditorit amerikan e deri në shtëpinë e Bardhë, ai shpreson, se një ditë do të vijë demokracia e vërtetë dhe Liria e  plotë në Mëmëdheun tonë të shumëvuajtur dhe për të gjithë familjen njerëzore…një dhe e pandarë! 

Zoti Repishti e thotë : “  Mosnjohja e mospranimi i krimit-fajit nga fajtori nuk ndihmon procesin e “catharsis” që ngjet në situata të këtilla.  Një zhvillim fatkeq lejon HARRESEN, që në këto raste për mua, është vdekja e dytë e viktimës.  Aty ku mbretëron errësira, aty kultivohet krimi.  Breznitë e reja po rriten pa njohë të vërtetën mbi sistemet totalitare, mendimet dhe aktet e tyre, e sidomos shkatërrimin e pariparueshëm të pëlhurës shoqërore të vendit.  Diktatura komuniste në Shqipëri ka vrarë elitën, ka toleruar mediokritetin, dhe ka lartësuar fundrritë e shoqërisë.  Fibra morale e kësaj shoqërie është dëmtuar aq rëndë sa që sot mendohet për së mbrapshti, dhe punohet pa asnjë skrupull moral.  Një brezni e tërë është humbur, dhe kam frikë se edhe nje tjetër e dytë do të sakrifikohet në llumin që mbuloi vendin për një gjysme shekulli.  

Zoti  Sami Repishti e thotë :”Besimi që amerikanët kanë në nji filozofi që evoluon pa pushim, që plotëson idealet e veta paqësisht përmes debatit, vetëkritikës, frymës së protestës, elementit të mosrespektimit të pushtetit që abuzon, janë bazë e një tradite që njeh të drejtën për heterodoksi, armiqësi për konformitet dhe oportunitet për vetafirmim… “Kredo”-ja amerikane ka qenë mjeti ma i fuqishëm që i ka mundësuar amerikanët, me ndërprerje sigurisht, por edhe me këmbëngulje, me ngushtua hendekun që ekziston në mes të idealeve dhe të së mundshmes. Ky ashtë një mësim që çdonjëri nga ne duhet të mësoj, duke përfshirë edhe kritikët e mëdhenj të Amerikës. Sepse ashtë zamka që lidhë. “Et pluribus, unum!” Të gjithë së bashku, për nji qëllim.”

Por kjo dileme nuk paraqitet për ne shqiptarët, ne Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni, Preshevë dhe Mal te Zi. Me gjithë të kaluarën -te largët e te afërt- tonën, dhe vuajtjet e pësuar, shqiptaret kane pas gjithherë një orientim te caktuar: Europen! Na kemi përvetësua shkencën dhe  teknologjinë evropiane, por mbi te gjitha kemi çmuar pasurinë intelektuale dhe artistike te Perëndimit dhe e kemi përqafuar atë, jo luftuar. Për më tepër, historia bashkëkohore ka treguar se Perëndimi  sot nuk ashte “njerka” e jone, e se ne ditët e vështira ashte rreshtua krah nesh ne konflikte qe kane rrezikuar vetë ekzistencën tone. Dhe ne Kosovë më shumë se në çdo vend tjetër! Akoma i kemi te freskëta imazhet nga fotografitë dhe ekranet televizive te ushtareve te NATO-s qe hynë triumfalisht ne Kosove (qershor 1999) dhe përgatitën terrenin për pavarësinë e plote, nxorren Serbinë jashtë Kosovës, njëherë e përgjithmonë, dhe prunë pavarësinë e saj (17 shkurt 2008).

Si është e mundur që toka kosovare te nxjerre eto elemente kaq buke-shkale sa te sakrifikojnë jetët e tyre ne një konflikt jo-parimor, kriminel, vëlla-vrase i forcave te errësirës, i “kultit te vdekjes”?

Zotit Sami Repishti i detyrohemi shumë : “Nëpërmjet veprimtarive të tij të shumta shkencore dhe lobuese, Profesor Repishti u përpoq të arrijë disa objektiva të rëndësishëm:

– Së pari, të ndërgjegjësonte publikun amerikan dhe perëndimor për gjendjen e mjeruar të shqiptarëve dhe kërkesat e tyre, duke iu kundërvënë rrëfimit konvencional negativ dhe paragjykimeve të dëmshme për shqiptarët që përhapte me mjaft agresivitet makina propagandistike jugosllave.

– Së dyti, të dokumentonte dhe demaskonte shtypjen sistematike të të drejtave të njeriut dhe atyre kombëtare të shqiptarëve.

– Së treti, t’u bënte thirrje Shteteve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar për të vendosur sanksione mbi qeverinë jugosllave për shkeljet prej saj të të drejtave të njeriut.

– Së katërti, të bindëte vendimmarrësit amerikanë mbi nevojën e ngutshme të veprimeve të rrepta për të shmangur një konflikt të armatosur mes shqiptarëve dhe serbëve, duke paraqitur argumentin se, në rast se nuk veprohej, kjo do të sillte rreziqe afatgjatë për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon dhe do të minonte interesat strategjikë të SHBA.

– Dhe së fundi, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të nxiste zhvillimin e një shoqërie të drejtë dhe të një demokracie të gjallë me institucione të fuqishme demokratike, me shtet ligjor dhe mediume të lirë.

“Atdheu nuk vret “ është maksima e Zotit Sami Repishti

 

Referencat:

https://sq.wikipedia.org/wiki/Sami_Repishti

http://www.observatorikujteses.al/sami-repishti-harresa-eshte-vdekja-e-dyte-e-viktimes

/http://telegrafi.com/profesor-sami-repishti-coi-zerin-e-kosoves-ne-uashington/

http://www.panorama.com.al/sami-repishti-gega-i-fundit-i-diaspores/

http://www.zeriamerikes.com/a/sami-repishti-honored-/3123001.html

http://www.radiandradi.com/shenjtenia-e-juej-miresevini-ne-trojet-tona-arbenore-prof-sami-repishti/testata-kryesore/gazeta/

               Zgjodhi  dhe përgaditi:

fahriu_reja

Fahri Xharra,02.12.16 Gjakovë

 

Shperndaje ne
Updated: 2 Dhjetor, 2016 — 00:59

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.