QYTETET NË ILIRI

Iliria_fiset

QYTETET NË ILIRI
Nga libri “Strategjia e shqiptarëvet” të Gjokë Dabaj-t

E përzgjodhi Prof. Zymer Mehani

Në trevat e japodëvet ishin qytetet: Metuli, Terponi dhe Vendi (Vendoni ose Avendoni).
Në Panoni (të Epërme e të Poshtme) ishin qytetet: Vizontioni, Valina, Vakontioni, Teutiborgu (Teutibarku), Tauruni, Solua, Skarbentia, Sisopa, Siroga, Serbitioni, Segesta, Savoria, Salinoni, Saldisi, Sala, Sabarira, Rittioni, Rispia, Praitorioni, Potobioni, Parsioni, Olimakoni, Noviodunoni, Nauporti, Mursela, Mursaminori, Mursamairi, Marsonia, Magniana, Lugiononi, Lussonioni, Lentuloni, Kurta, Kornaku, Kivalisi, Kibala, Karrodunoni, Karpisi, Karnuti, Kartisa, Jubaloni, Grai, Emona, Kuminioni, Cibali, Brigationi, Bononia, Bolentioni, Berbisi, Bassantisi, Basiana, Arsaku, Andautonioni, Alusioni, Akuinkoni, Aciminku, Abiundria, Sirmi (Mitrovica e Sremit e sotmja).
Në Myzi ishin qytetet: Viminaci, Prikornia, Ortheomarhosi, Margu, Marcianopoli, Gratiana, Dionisopoli, Aureumi (Aureo Montea), Konstantiola, Singiduni (Beogradi i sotëm).
Në Dakinë e Brendshme ishin qytetet: Turibusi, Remisiana, Ratiaria, Pautalia, Kartobalosi, Valeriani, Zana, Kuimedaba.
Në Dardani ishin qytetet: Veklanumi, Ulpiana, Theklana, Damastioni, Sintia, Sarnonti, Merioni, Kratiskara, Justinopoli, Bederiana (Më vonë: Justiniana e Parë), Akuasi, Naisi (Nishi I sotëm), Skupi (pranë Shkupit të sotëm). (Vo! Në Dardani, si dhe gjetkë, ka pasur edhe një numër të madh të quajturash fortesa, por që nuk emërtohen si qytete, prandaj nuk i shënuam.)
Në Paioni ishin qytetet: Noraku, Dobera, Bimazosi, Dylazora, Alorosi, Abydoni.
Po fillojmë tani krahun e bregdetit. Në Istri: Pola, Parentioni, Nesatikumi, Neapolisi, Tergesti (Triestja e sotme), Kreksi (ishull e qytet).
Në Liburni ishin këta qytete: Aenona, Alvona, Apsorosi, Arausa, Ardotioni, Argyrunti, Arukkia, Ausankalei, Adra, Blanona, Burni, Dyyrta, Fulfinioni (në ishullin Kurrikta), Halupsi, Idasta, Korkumi, Krepsa, Lopsika, Nedini, Kurikoni (edhe ky në ishullin Kurrikta), Ortopla, Promona, Salvia, Senia, Sidronia, Skardona, Stulpi, Tarsatika, Taliasoni, Varvaria, Vegi, Volkera, Voporui, Akuilea.
Në Dalmati ishin qytetet: Siparuntoni, Aleta, Issa (ishull dhe qytet, Visi i sotëm), Spalationi (Aspalatoja, Spliti i sotëm), Epidauri (Ragusiumi, Dubrovniku i sotëm), Aikuoni, Andetri, Aseria, Bigesti, Bonki, Bulua, Dalmi, Enderoni, Epeti, Akuoni, Fari (ishull dhe qytet), Herona, Jadera (Zara e sotme), Magnumi, Narona (Vidi i sotëm), Nutria, Oiminakioni, Onaioni, Sinoti, Petunti, Saloniana, Setovia, Siklisi, Stridoni, Traguri (sot: Trogiri), Thermidava.
Në Ilirinë Qendrore ishin qytetet: Dorrsiku, Dorakioni, Dizeri, Dimali, Dibolia, Denda, Daulia, Bylisi (Hekali i sotëm), Bunna, Boluri, Uskana, Durni, Dyrrahu (Durrësi i sotëm), Enhelana, Epikaria (Puka e sotme), Eugeni, Evia, Gerunti, Harpuia, Helidonioni, Karavandi, Keraka, Knidi, Koragu, Krysondyona, Orgesa, Pelioni, Kodrioni, Kolkini (Ulqini i sotëm), Lissosi (Lezha e sotme), Rizoni (Risani i sotëm), Diokleja, Batua (Budva e sotme), Adria, Magia, Melitusa, Meteoni (Meduni i sotëm), Narbisi, Oidantioni, Olympeja, Rraknosi, Sardosi, Sarnusi, Sationa, Sidoni, Syberosi, Skodra (Shkorda e sotme), Skampa (Elbasani i sotëm), Polyheriupolisi (Antipatrea), Lyhnidi (Ohri I sotëm), Sesaretosi, Partha, Aiginioni, Akamanta, Akrolisi, Akrui, Akulina, Albanopolisi (Zgërdheshi i sotëm, nëmos një tjetër diku në Mirditë), Ankyra, Antipatrea (Berati i sotëm), Apollonia, Abria, Abroni, Arnisa, Arrha, Astraia, Bantia, Bargului, Basania (Pllana afër Lezhës), Bojoja.
Në Ilirinë Jugore ose, siç thuhej ndryshe, në Epir, ishin qytetet: Thronioni, Trampya, Timori, Skeuptoni, Skuptoni, Oresteja, Omfalioni, Nikopoli (Akta, Preveza e sotme), Myoni, Listroni, Kassiopi, Herakleja, Helaoni, Hekatonpedoni, Haradrasi, Hadrianopoli, Fotika, Foiniku (Finiqi i sotëm), Euroia, Euria, Eurimena, Eriboia, Elateja, Egini, Efyra, Celetri, Buthroti (Butrinti i sotëm), Bunima, Buketi, Baiakeja, Atheneja, Astahoni, Argoi, Argitasi, Aponi, Anaktori, Amymnaia, Ambrakia (Arta e sotme), Akarnanoni, Tymfaia, Pandosia, Kyhiri, Pasaroni (kryeqyteti i Molosisë), Oriku, Onhesmi (Saranda e sotme), Amantia, Antigoneja, Aulona (Vlora e sotme).
Në Maqedoni, për të cilën nuk mund të pohojmë me siguri se ishte pjesë etnikisht e padallueshme prej Ilirisë, por për të cilën dimë me siguri se nuk ishte një vend i helenëvet, ishin qytetet: Apollonia e Maqedonisë (Polina e sotme), Azori, Pelagonia (Manastiri i sotëm), Lebaeja, Akmeoni, Parthikopolisi, Philippi, Serai, Skydra, Stobi, Alalkomena, Almani, Almopia, Alori (Paleohori i sotëm), Amfipoli, Antania, Arasoni, Araurosi, Barnusi, Beroia (Veria e sotme), Bragylosi, Bajani, Kalikumi, Celisi, Dioborosi, Dioni, Edesa, Eordeja, Eraklia, Euporia, Europi, Eustraioni, Gortyna, Harmonia, Heraklia, Ksantika (Zervohori i sotëm), Pynda, Herkuli, Geminda, Edesa, Bata, Asigonia, Akanthosi, Alga, Acerdosi, Herkui, Idomenia, Ihna, Kasandra, Kalenidini, Libaeja, Mieza, Neapolisi, Nikedesi, Olynthi, Pella, Primula, Stubera, Tauriana, Thurisi, Verpei, Zapara. Që nga brigjet e lumit Sava e deri në kufi me Helladën janë rreth 350 qytete. Vepruam kështu metodikisht, duke i shënuar të gjithë emrat, marrë në librin Ilirët dhe Iliria, botim i Prishtinës, 1979, sepse, po të jepnim shifrën e thatë 350, edhe vetë përfytyrimi do të na mbetej i thatë. Janë rreth 350 qytete, rreth tyre shtrihen me mijëra fshatra, vendbanime malësorësh dhe skllevërish që punojnë tokat dhe ruajnë bagëtitë. Një pjesë e këtyre qyteteve janë shumë të hershëm, një pjesë më të vonë, por krejt kjo kurrsesi nuk tregon as kulturë “fisesh”, as formë “fisnore” të jetesës. E gjithë kjo pakundështueshëm tregon një shkallë të lartë zhvillimi dhe pa një të këtillë njohje shqiptarët as përafërsisht nuk mund ta njohin vetëveten.
Mbretërit tanë të kohës aq të qytetëruar të Ilirisë janë: (Po i japim me alfabet, thjeshtë sa për t’i njohur si emra dhe për të shmangur thatësinë shifrore të informacionit)
1.Admeti, mbret molos, fill. i sh V p.e.s;
2.Afeida, mbret i afeidantëvet të Molosisë;
3.Agi, mbret i paionëvet;
4.Agroni, mbret i ardianëvet, 250-231 p.e.s;
5.Aiakidi, mbret molos, i ati i Pirros;
6.Aineu, mbret legjendar ilir (Kur themi legjendar, ndonëse
mund të mos ketë ekzistuar si person, ai prapëseprapë përfaqëson
mbretër, ekzistencë mbretërish);
7.Aleksandër Molosi, mbret i molosëvet, i ati i Neoptolemit
II, 362-326 ose 345-331 p.e.s;
8.Aleksandri II, mbret i Epirit, biri i Pirros, 270 p.e.s;
9.Alketa I, mbret i molosëvet, biri i Tharrypës, 390-373 p.e.s;
10.Alketa II, mbret i molosëvet, biri i Arrybës, 313-312 p.e.s;
11. Aminandri (Amyna), mbret i athamantëvet të Epirit;
12.Antiohu, mbret i orestëvet të Epirit ose të Maqedonisë;
13.Arryba, mbret molos;
14.Atali I Soteri, mbret i Pergamit (A është Epir?);
15.Audoleoni, mbret i Paionisë, 310 p.e.s; 16.Bardhyli,
mbreti i parë i enkelejvet;
17.Bardhyli i Ri, mbret i enkelejvet, aleat me Pirron; 1
8.Batoja, mbret i dardanëvet, biri i Longarit;
19.Deidameia, mbretëreshë e Epirit, 230 p.e.s;
20.Eumeni, mbret i Pergamit, Epir?;
21.Fyla, mbret i Efylës, Epir;
22,Genti, mbret i labeatëvet,181-168 p.e.s;
23.Gerioni, mbret mitologjik i Epirit;
24.Glaukia, mbret i taulantëvet, 302 p.e.s;
25.Kalidika, mbretëreshë e thesprotëvet;
26.Kliti, mbret i enhelejvet, trashëgimtar i Bardhylit, mbas 344-s p.e.s;
27.Longari, mbret i dardanëvet;
28.Longari, mbret i agrianëvet të Paionisë;
29.Maleo, mbret (legjendar) i pellazgëvet;
30.Monuni, mbret i taulantëvet, sh IV p.e.s;
31.Monuni, mbret i dardanëvet;
32.Mytili, mbret i taulantëvet, biri i Glaukut, 302-270 p.e.s;
33.Neoptolemi, mbret i molosëvet, i ati i Aleksandër Molosit, 302-298 p.e.s;
34.Neoptolemi II, mbret i molosëvet, 317 p.e.s;
35.Oroidi, mbret i paravejvet në Epir;
36.Pirroja, mbret i Epirit, biri i Aiakidit, 307-272 p.e.s;
37.Pirroja II, mbret i Epirit;
38.Pleurati, mbret në Ilirinë Qendrore, i ati i Agronit;
39.Pleurati, mbret në Ilirinë Qendrore, i biri i Skerdilajdit, i ati i Gentit, 181-180 p.e.s;
40.Pleuria, mbret i taulantëvet, 338 p.e.s;
41.Ptolemeu, mbret i molosëvet, i nipi i Pirros, 231 p.e.s;
42.Skerdilajdi, mbret i ardianëvet, Iliri Qendrore, i ati i Pleuratit;
43.Teuta, mbretëreshë në Ilirinë Qendrore, regjente e Pinesit, 232-228 p.e.s;
44.Teutana, mbretëreshë e liburnëvet;
45.Tharypi, mbret i Epirit, 430-390 p.e.s.
Mbretër të Maqedonisë, që, siç thamë, s’e dimë saktësisht nëse janë të së njëjtës etni me ilirët, por e dimë që sidoqoftë janë më të afërt me ne se me helenët:
1.Aeropi;
2.Aleksandri I, 495-450 p.e.s;
3.Aleksandri II, 369-365 p.e.s;
4.Aleksandri i Madh, 356-325 p.e.s;
5.Aleksandri IV, biri i Aleksandrit të Madh dhe Roksanës;
6.Amynta I, 495 p.e.s;
7.(Amynta II); 8.Amynta III, 382-370 p.e.s;
9.Antigon Dosoni, 229-220 p.e.s;
10.Antigon Gonata, 277-239 p.e.s;
11.Argeu;
12.Demetri II, 239-229 p.e.s;
13.(Filipi I);
14.(Filipi II);
15.Filipi III Arideu;
16.Filipi IV;
17.(Filipi V);
18.Karani, mbreti i parë i Maqedonisë;
19.Kasandri, 316-297 p.e.s; 20.Perdika I; 21.Perseu.
Këtu na kanë dalë 350 qytete dhe 66 mbretër, përkundër pasaktësive e mangësive që mund të ketë, sepse na mungojnë tmerrësisht studimet. Nuk besojmë të ketë ndonjë popull rrotull nesh me një të kaluar kaq të madhe, me një traditë qytetërimi kaq gjëmimtare, të përhapur në këtë mënyrë, edhe në kohë, edhe në hapësirë. Megjithatë, ndërsa psh në Paris, në Vjenë apo në Stamboll, sapo të ulesh në një restorant ose të zësh dhomë në një hotel, e para gjë që do të të kujtojnë ciceronët dhe guidat, janë mbretërit dhe sulltanët e atyre vendeve dhe lashtësitë e atyre qyteteve, ne na vijnë nxënësit nga Theranda në Durrës dhe, kur kthehen: “Çka patë?” “Pamë driteret dhe krevatët e dhomavet ku fjetëm.” Na shkojnë grupe qytetarësh nga Tirana në Shkup dhe: “Çka patë?” “Pamë një kryq të madh 64 metra të lartë.” (Të cilin e kanë ngritur sllavët, për të na u mburrur sikur janë ata që e kanë prurë krishtërimin aty.) “Po ndonjë gjë nga historia e shqiptarëvet a patë?” “Pamë xhami, në Shkup, në Tetovë e kudo që shkuam. Pamë edhe restorante ku nuk të shërbehej as edhe një shishe birrë.” E thamë pak parës që ne shqiptarët nuk jemi rrënjëshkulur, por, me të këtilla informata, s’ka si të mos na krijohet përshtypja që ne, megjithatë, i kemi të kalbura një pjesë të madhe të rrënjëvet. I kemi të kalbura një pjesë të madhe të rrënjëvet, për shkak se një pjesë e degëvet dhe e fletëvet tona na janë vetëtharë tashmë. Me degë e fletë të thara, rrënjët nuk mund të mbahen gjallë.

Shperndaje ne
Updated: 3 Dhjetor, 2016 — 05:47

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.