Me Fatbardha Demin për gjuhën hyjnore shqipe

fatbardha_demi_dhe_arif_matjeu

E dini që  “Gjuha pellazgo-shqipe, është Muzeu i vetëm dhe më i lashti në historinë evropiane, që padrejtësisht nuk emërtohet si pasuri e kulturës botërore dhe nuk gëzon përkujdesjen e UNESCO-s, për fajin tonë në radhë të parë, dhe të historiografisë zyrtare ndërkombëtare që kërkon flijimit të saj, për interesa politike ?“ na thotë Fatbardha Demi .

Sa keq , sa injorant që jemi !

Jemi apo nuk jemi ata që duhet të  jemi ? “E vërteta shkencore, dëshmon se Arbrit-Shqiptarë, si një popull autokton, ka të drejtën e ligjshme të krenohet, si pasardhës i drejtpërdrejt i njeriut të parë evropian, Pellazgëve hyjn« Studiues dhe institucione shkencore të huaja që u angazhuan me shqipen, konkluduan se vetëm nëpërmjet shqipes së sotme mund të arrihet tek trungu Indo-Evropian i 225 gjuhëve dhe dialekteve që fliten sot në hapësirën Euro-Aziatike (f9 S. Tepelena « Iliriana » Athinë, 2005) (Duhet të kemi parasysh se gjuhën pellazgo-shqipe e flisnin shumë fise pellazge. Shqiptarët i përkasin degës thrako-ilire dhe sot janë të vetmit, që e flasin këtë gjuhë).

Kujt `ti themi që : “« Studiues dhe institucione shkencore të huaja që u angazhuan me shqipen, konkluduan se vetëm nëpërmjet shqipes së sotme mund të arrihet tek trungu Indo-Evropian i 225 gjuhëve dhe dialekteve që fliten sot në hapësirën Euro-Aziatike (f9 S. Tepelena « Iliriana » Athinë, 2005) (Duhet të kemi parasysh se gjuhën pellazgo-shqipe e flisnin shumë fise pellazge. Shqiptarët i përkasin degës thrako-ilire dhe sot janë të vetmit, që e flasin këtë gjuhë). “?

Po neve po na ndajnë ose mohojnë ose stigmatizojnë  :  “Tekstet tona mësimore luftojnë të na bindin, se sa shumë ka marrë gjuha jonë nga grekët, dhe latinët në lashtësi, dhe nga sllavët e ardhur veçse në shek VI – X të erës sonë. Studimet shkencore gjuhësore tregojnë se greqishtja është një gjuhë më e vonë, sikurse edhe sanskritishtja, latinishtja apo gjuhët ballkanike sllave, të cilat kanë marrë (dhe jo dhënë, siç vlerësohet në tekstet mësimore) nga fondi gjuhësor i pellazgo-shqipes. “Ndikimin e shqipes në gjuhën serbo-kroate, e vënë në dukje pa kursim linguistët serbokroatë, se ajo është një gjë që nuk mbulohet (Dr Ivan Popoviç-Historia e gjuhës serbe)” (f110 V. S. )

Shtrirja e Kulturës së Danubit ishte po në ata kufinj si e thotë edhe Fatbardhe Demi për ilirët:” . „Iliria fillonte nga Danubi dhe shtrihej deri në Azinë e Vogël, por pjesa më e zhvilluar e saj ishte Iliria e jugut, që mund të themi se përfshinte trojet nga Kosova deri në Çamëri“ (f. 272N. V. F) “Meqenëse helenët në kohën e dyndjes së tyre në Evropë ndodheshin në gjendjen e barbarisë, pranuan besimin e pellazgëve dhe morën shumë gjëra nga gjuha e këtyre. („Duke provuar të vërtetën“ 1878, gazeta “Terxhuman-i Shark nr. 86 S. F. v1. ) “

Kus sllavët erdhen kënej pari ata: “Ishin nevojtar për të gjitha: sëpatën, draprin, thikën, briskun, grepat e peshkimit, gjilpërën për të arnuar, rrjetat, ngojcat e kuajve, zilet e këmborëve të bagëtive të cilat s’kanë ndryshuar që nga koha e bronzit deri më sot, dhe i kemi ashtu siç na i dhanë ilirët”” (f. 125 V. S. )( Studiuesi S. Kulishiç në vitin 1954 )

As Iliada (Zëmrimi i Akilit), dhe as emrat e heronjve të saj, nuk mund të kuptohen nëpërmjet gjuhës greke. Filozofi dhe gjuhëtari Sami Frashri më 1886, vëren se “Po t’i lexohet grekut vetëm një gjysmë-varg i Homerit, që është shkruar para tetë shekujsh, ai ose do te mohojë se Homeri ka qenë grek, ose do të refuzojë se vetë është grek (f. 71 S. Fr. ) 

Ç`farë pafytyrësie ? “Legjendat dhe mitet historike greke janë të mbushura me këto lloj treguesish të rremë” (f42 A. Mati). Zhdukja e arritjeve të brezave të mëparshëm, për të ligjëruar ata që erdhën më vonë, vijoi gjatë të gjithë historisë njerëzore. “Në se do të lexonim Platonin, do të mësonim se ata (priftërinjtë ortodoks) gjatë të gjithë kohës përkthenin veprat pellazge në gjuhën artificiale dhe zhduknin origjinalet. Në këtë mënyrë mbas shumë shekujsh arritën të krijojnë kulturën që nuk ishte aspak e tyre, por ajo e pellazgëve hyjnorë”(Ali Eltari « Republika » 7. 01. 2010)

Kemi edhe më vonë , thotë Fatbardha Demi për krimet ndaj gjuhës shqipe:” Sidomos gjatë mesjetës, u shkatërruan arkivat unike të objekteve fetare. “Ekzistonin dokumente të çmuara në manastirin e Shën Naumit … Murgu Serafim, autor i këtij vandalizmi, i thoshte më 1856 peshkopit Popov…Patriarku më ka urdhëruar tre herë radhazi… Nëse në këtë kohë nuk janë djegur të gjitha arkivat, ti do të zëvendësohesh, dhe atë që nuk do ta bësh ti, do ta bëjnë të tjerët. Vetëm atëherë arrita në përfundimin që të bëja një pirg me to, para manastirit dhe tu vija flakën. Por sa keq më vinte ! » (f334 Zh. F. )”

 Sa qesharake nga vet shqiptarët  : Nuk mund të shprehemi për origjinën e gjuhës shqipe sepse nuk kemi shkrime ilire nga lashtësia.   Por“Nuk shikon syri, por mëndja “.Si vallë, studiuesit tanë, do të gjejnë shkrime ilire, kur në mendësinë e tyre, shqiptarët nuk janë pasardhës të Pellazgëve që më vonë u emërtuan Ilirë, apo më saktë Thrako-Ilirë ?

Johan G. Han- i në veprën « Studime shqiptare »(1854) pohon se « Burimet antike e bindën që ilirët, epirotët dhe maqedonasit( e lashtë-shënim) nuk ishin grekë, por ishin më të vjetër se ata dhe e kishin prejardhjen nga pellazgët e lashtë …se gjuha shqipe ishte vazhduese e drejtpërdrejtë e ilirishtes, kurse vetë ilirishtja rridhte nga pellazgjishtja »(f. 36 E. J. ) Kurse Franz Bopp duke dëshiruar të gjente “ mëmën” e gjuhëve të folura të kohës së tij, arriti të provonte se gjuha shqipe i përkiste familjes së gjuhëve indo-evropiane.. 

Fatbardhe Demi porositë : “Gjuha shqipe,  është nën inkuizicion mesjetar.  Të ndalet inkuizicioni mesjetar i albanologjisë zyrtare ndaj gjuhës pellazgo-shqipe!”

fahriu_reja

Fahri Xharra,02.12.16 Gjakovë

 

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.