Gazeta polake: Shqipëria, kryeqyteti i tolerancës fetare në botë. Vendi ku myslymani i bën kishën, katolikut

toleranca_fetareJehona e shfaqjes dhe e mesazhit që përçuan përfaqësuesit shqiptarë të katër besimeve fetare, gjatë homazheve në Paris, i është kushtuar një reportazh i gjatë në gazetën polake “natemat.pl”.

Gazetari Michał Gąsior, i cili e titullon shkrimin “Katolikët “të përqafuar” me myslimanët, Shqipëria, vendi më tolerant  fetar”, shkruan se vendi ynë është pa dyshim Kryeqyteti i tolerancës fetare në botë.

Në shkrim, pjesëmarrja e klerikëve shqiptarë të feve të ndryshme, që ecin të kapur për dore është cilësuar si diçka e jashtëzakonshme, në një Paris, i cili ishte tronditur nga një sulm, që u bë në emër të Profetit Muhamed, në zyrat e revistës satirike Charlie Hebdo.

“Është një vend, ku edhe pse myslimanët janë pjesa më e madhe e shoqërisë, nuk ka thirrje për ekstremizëm. Nuk ka grupe radikale islame që të bëjnë thirrje për futjen e sheriatit. Mirë se vini në Shqipëri, një vend i cili në vizionin e diktatorit komunist Enver Hoxha u kthye në ateist 100 përqind, ndërsa sot është bërë kryeqyteti botëror i tolerancës fetare”.

Ajo analizon në shkrimin e vet edhe ndikimin që kanë patur bektashinjtë në Shqipëri, të cilët i quan sekt mistik të islamit, të cilët kanë adoptuar norma si nga krishtërimi ashtu edhe nga myslimanzimi, duke qenë shumë më liberal se islami klasik, në lidhje si me lirinë e femrës, ashtu edhe me lejimin e pijeve alkoolike dhe mesazhet fetare të përcjella.

Por sipas analizës në këtë gazetë, fetë në Shqipëri jetojnë në harmoni edhe per arsyen se të gjitha, njëlloj, vuajtën përndjekjen gjatë diktaturës, ndërsa citon se si më vonë, pas shembjes se tij, myslimanët ndihmonin  të krishterët që të ngrinin kishën që u ishte shembur në komunizëm.

Shqipëria ishte vendi që Papa Françesku zgjodhi për të përçuar mesazhin e harmonsië fetare, një vend i cili bashkëjeton në harmoni të plotë me besimet e ndryshme.

Në shkrim citohet edhe fakti se myslymanët apo të krishterët nuk jetojnë si grupe të shkëputura nga shoqëria dhe kjo ka ndikuar që tolerance të jetë më e madhe. Gazeta polake tregon edhe çudinë që u bën të huajve kur Shqiptarët jo vetëm i urojnë gjithë festat fetare njëri-tjetrit, por madje edhe i festojnë bashkë. Kjo është e magjishme, shkruan media polake.

Por meritën nuk e ka vetëm islami, i cili në Shqipëri është më mëndjehapuri dhe liberal se sa ai që praktikohet në vende të tjera, por edhe një fakt tjetër shumë i rëndësishëm: Shqiptarët kurrë nuk janë identifikuar me një fe të caktuar,siç ndodh rëndom në vende të tjera, por me faktin se janë shqiptarë.

Kështu e mbyll edhe reportazhin gazeta polake duke shkruar se, siç Pashko Vasa ka thënë :”feja e shqiptarit është shqiptaria”.

Përgatiti: J.H

Vaso_pashe_shkodrani

 

Shperndaje ne
Updated: 17 Janar, 2015 — 05:56

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.