Iliro-albanizmat në gjuhët sllave , III


Nga libri “Strategjia e shqiptarëvet” të Gjokë Dabaj-t

E përzgjodhi Prof. Zymer Mehani

Në anë tjetër, fqinji jugor, pasi i ka marrë prej nesh emrat e perendivet, mënyrën si nxiren mineralet dhe si bluhen meli dhe gruri, ta ka rrënuar paharrueshmërisht Trojën (pas gjasavet që rrinë ende nën mjegull), t’i ka marrë ishujt, të Egjeut dhe të Jonit, bashkë me të gjithë mitet, ka arritur t’i përfshijë në kufijtë e vet shtetërorë edhe Artën, Janinën, Grebenenë, dhe tash kërkon Himarën, Grykën e Këlcyrës, madje mundësisht edhe Kavajën, pasi t’ia ketë nxjerrë edhe asaj eshtrat përmbi dhe! Nuk po merremi më tutje psh me shenjat që na ofron Virgjili te “Eneida” e tij, apo me të fshehtat që ende rrinë të mbuluara nën varret e etruskëvet, por po duam të themi: A nuk meriton
pak më shumë dashamirësi ky Komb kaq i madh në qenien e vet dhe kaq i margjinalizuar në politikën e përditshme?! PLEME, fis, nga *e pjellme. Krs. rus: ПЛEMЯ. Fam.fj: më se 17 njësi). POJAS, rrip i leshtë, brez që ngjishet rreth ijevet, nga *ije (*ijas). Krs. rus: ПOЯC (pojas). Fam.fj: më se 6 njësi). POJITI, mu dhënë ujë (bagëtivet), nga *ujë. Fam.fj: më se 4 njësi). POKLISAR, lajmëtar, kumtar, nga *me klithë. POKLISARSTVO. PRAG, prag, nga *për-ag. Krs. rus: ПOPOГ (parog).PRČ (përç), cjap i patredhur, cjap mbarsës, nga onomatopeja *përc dhe prapashtesa *-(ë)sh. Fam.fj: më se 14 njësi). 100.PRDA (përda), pordhë, nga *pordhë. Fam.fj: më se 21 njësi). PRISPETI, me mbërritë, nga *i shpejtë (*i spe-të). Krs. rus: УCПETЬ (uspjet). Fam.fj: më se 30 njësi). PRLJATI (përlati), me fëlliqë, me ndy, nga *me përlye. Fam.fj: më se 11 njësi). PRLJITI (përliti), me djegë pak, me përvëlue, nga *me përvëlue. Famfj: më se 8 njësi). PRPUŠKATI (përpushkati), me përpushë (pula), nga *me
përpushë. PRSA (përsa), parzma, nga *parësë. Fam.fj: më se 15 njësi). RAME, sup, nga *krah-më. Fam.fj: më se 10 njësi). RAVAN, i rrafshët, nga *me ra. Krs. rus: PABHИHA (ravnjina). Fam.fj: më se 46 njësi). PAЗ (raz), herë, ndoshta nga *herëzë. REKA, lumë, nga *me rrjedhë (*rrjedhkë). Krs. rus: PEKA
(rjeka). Fam.fj: më se 8 njësi). 110.REKESA, zbaticë e detit, nga *rrëkesë. RONITI, me zhytë, me rrëzue, nga *me ra (pjesorja e vjetër: *ranë). Krs. rus: POHЯTЬ (ronjat). Fam.fj: më se 18 njësi). PУKOПAШHЫЙ (rukopashnëj), trup me trup, nga *ruka, dorë, dhe *pash. RUNDAV, me qime, me push, nga *me rrue (*i rruntë). Fam.fj: më se 16 njësi) SENO, sanë, bar i thatë, nga *me tha (pjesorja e vjetër: thanë). Krs. rus: CEHO (sjeno). Fam.fj: më se 8 njësi).
SINJAST, i përhimë, nga *thinjë. Krs. rus: CИHETЬ (sinjet). Fam.fj: më se 12 njësi). SISATI, me thithë, nga *me thithë. Krs. rus: COCATЬ (sasat). Fam.fj: më se 20 njësi). SLAMA (sllama), kashtë, nga *lâmë (*s-lâmë). Krs. rus: COЛOMA (salloma). Fam.fj: më se 14 njësi). SOKO(L) [soko(ll)], fajkua, nga *zog-ël(ë). Krs. rus: COKOЛ (sokall). Fam.fj: më se 14 njësi). STADO, kope, grigjë, nga *stan [*(i)(e) stantë]. Krs. rus: CTAДO (stado). 120.STOPANIN, zot shtëpie; stopan, nga *tëbanë (*s-tëbanë). STOPANICA. STRANA, brinjë, nga *stër-anë. Krs. rus: CTOPOHA (starana). Fam.fj: më se 30 njësi). STREHA, strehë, nga *stër-re (vend ku nuk shikohesh, vend ku nuk vihesh re). STREJA. STRM (stërm), i rrëpinët, nga me stër-ra [ (i) stër-ramë]. Fam. fj: Më se 12 njësi). STROPOSHTATI SE, me u rrëzue, me u rrokullisë, nga *me u stër-poshtë. STRUGATI, me gërrye, nga *dru (*s-dru-gë). Krs. rus: CTPУЖKA (struzhka), bujashkë. Fam.fj: më se 9 njësi). STRUKA, strugë, mbulesë e leshtë kundër shiut, nga *stër-uj(ë)-gë. E njëjta prejardhje duket se haset edhe te emir STRUGA, shtrat lumi (pa ujë), vathë, zgavërr. SVRAKA, laraskë, nga *sorr(ë)-kë. Fam.fj: më se 5 njësi). ŠEPATI (shepati), me çalue, nga *me shqepue (*me u shqepë). Fam.fj: më se 11 njësi). ŠPELUNKA (shpellunka), strofull, nga *shpellë. 130.ШПEHËK (shpjenjok), thumb i tokëzës, nga *me shpue [*shpuen-k(ë)]. ŠPINAKL (shpinakëll), një prej pëlhurave (velave) të anijes, nga *shpinë (*shpin-ak-ël). ШПИHДEЛЬ (shpindjelj), bosht, nga *me shpue [*shpuen-të-(ë)l] ШПOPA (shpora), mamuzë, nga *me shpue (*shporë). ШПУЛЬKA (shpuljka), gjep, rrotull, masur (në makinë qepëse), nga *me shpu (*shpie) ose *me shpue. ŠPURAK (shpurak), akrep, nga *me shpue (*shpuer-ak). ŠTIPATI (shtipati), me pickue, nga *me shtypë. Krs. rus: ЩИПATЬ (shçipat). Fam.fj: më se 19 njësi). ŠTRUNJAČA (shtrunjaça), dyshek, nga *me shtrue. Fam. fj: më se 3 njësi). ŠTUR (shtur), i zbrazët, i thatë, nga *me shthur ose *(i) vështirë. Fam.fj: më se 3 njësi). ŠUT (shut), shyt, pa brirë, nga *shyt. Fam.fj: më se 5 njësi). 140.ŠUTJETI (shutjeti), me heshtë, nga *me shue (zërin) (krs: zâ i shutë). E njëjta formë në rusisht ka kuptim tjetër, të kundërt me heshtjen. Fam.fj: më se 8 njësi). TALAS (tallas), valë, dallgë, tallaz, nga *thellës. Fam.fj: më se 6 njësi). (Edhe në greqisht kjo fjalë duhet të jetë një iliroalbanizëm) TATA, atë, nga *të-atë. Dim: TATICA. TETKA, hallë, teze, nga *të-et (motra e të et). Krs. rus:
TËTKA (tjotka). Fam.fj: më se 13 njësi). TMURAN, i errët, i mbyllët, nga *murr (*të murrënë). TRK (tërrk), vrap, nga *turr. Fam.fj: më se 37 njësi). TROHA, thërrime, nga *trohë. Fam.fj: më se 23 njësi). TURA, lëmsh, shkul, tufë, vandak, nga *turrë. Fam.fj: më se 15 njësi). Foljen POTURITI¹ G.Majeri e krahason me turr, por nuk besojmë të jetë i saktë. TURIN, turi, nga *turi(n). Fam.fj: më se 5 njësi). UBAO, ubël, pus në trevat karstike të Dinaridevet, i cili nozullohet me ujë të pastër nga burime të nëndheshëm. Vjen ose nga *ujbël [*uj(ë)-b(ë)-ël], ose nga *ujâmbël. 150.URDA, urlë, qumësht i ntrashur, i thartë dhe i kripur, nga *urdh (*urth), djegësirë në grykë nga thartira që vjen prej stomakut. USAHNUTI, me shterrë, me tha, nga *me tha(h). Krs. rus: CУХOЙ (suhoj). Fam.fj: më se 71 njësi). (Vo! Rrënja e të gjitha këtyre fjalëve është *sah [*tha(h)] Të gjithë ndryshimet e tjerë tingullorë janë zhvillime të brendshëm të sllavishtevet.) UŠULJATI SE (ushuljati se), me u futë barkas, nga *shul, shulas VAL (vall), valë, dallgë, nga *valë. Krs. rus: BAЛ (vall).
Fam.fj: më se 7 njësi). VAJKATI SE, me shprehë keqardhje, me u qa, nga *vaj
(vajtim). VATRA, zjarr, nga *vatër, vend ku ndizet zjarri. Fam.fj: më se 13 njësi) VEDRO, enë druri, vedër. Ka në rrënjë fjalën *dru dhe është iliro- albanizëm në disa gjuhë. Krs. rus: BEДPO (vjedro). Fam.fj: VEDARCE, VEDRICA.
VERIGA, vargua, zinxhir, nga *me var (*varg) (*me vjerrë). Krs. rus: BEPEHИЦA (vjerjenjica). Fam.fj: VERIŽICA (verizhica), VERIŽNI (verizhni), BEPËBKA (vjerjovka). VIG, kurth, grackë, nga *vig, kalim i ngushtë. VIRITI, me përgjue, nga *me vu re. Fam.fj: nmë se 10 njësi). 160.VLAGA (vllaga), lagështirë, nga *me lagë. Krs. rus: BЛAГA (vllaga). Fam.fj: më se 8 njësi).
VRAN, i zi, nga *me vra (pjesorja e vjetër: *vranë). Krs. rus: BOPOHOЙ (varanoj). Fam.fj: Më se 16 njësi). VRAS, ngërç, nga *me vra (*vras, që vret). ЗAPHИЦA (zarnjica), vetëtimë, nga *zjarr (*zjarrnëzë). ЗAPEBO (zarjevo), flakë e kuqe e zjarrit, nga *zjarr. ŽAR (zhar), prush, nga *zjarr. Krs. rus: ЖAP (zhar). Fam. fj: më se 34 njësi).
165.ŽEĆI (zheqi), me djegë, nga *me djegë (*dégō). Krs. rus: ЖEЧЬ (zhjeç). Fam.fj: më se 21 njësi).
Besojmë se kjo është një lëndë e mjaftueshme nisëse, për të dëshmuar që ndikimi i iliro-arbërbvet në kulturën e sllavëvet, jo vetëm në gjuhë, por në krejt kulturën e atyre popujve, ka qenë krejt ndryshe nga ç’është përfytyruar deri më sot. Lënda që parashtruam kërkon punë institucionale. Fonetistë, njohës të morfologjisë, njohës të ligjevet të fjalërormimit, mbi të gjitha, njohës jo të sipërfaqshëm të gjuhëvet përkatëse. Nëse do të vërtetohej gjithanësisht dhe bindshëm që këto 165 fjalë-bazë, apo shumica e tyre, janë vërtet iliro-albanizma, atëherë, duke llogaritur të gjitha njësitë leksikore që lidhen me këto fjalë-bazë, do të dilte që vetëm prej këtyre dhe vetëm në gjuhët sllavohugore qendrore e rusishte të ketë mbi 2000 iliro-albanizma. Themi mbi 2000, vetëm prej këtyre. Po prej së tjerash që nuk janë renditur këtu?! Sidoqoftë, për të gjithë, edhe për ata që nuk u përkasin këtyre degëve, mendojmë se është tashmë e qartë: Deri në shekullin X kahja e ndikimit kulturor ka qenë: Nga banorët e lashtë të Ilirikut në drejtim të sllavëvet, qoftë të atyre të ardhur, qoftë edhe të tjerëvet, jashtë Ilirikut. Vetëm në shekullin X e këndej fillon ndikimi i sllavëvet mbi popujt e gjetur dhe kjo ndodh për 2 arsye: Se sllavët tashmë e shkruanin gjuhën e tyre dhe se ata ia dolën të krijojnë shtetet e vet. Ia dolën të krijojnë shtetet e vet, me kishë të vetën dhe me administratë në gjuhë të tyre. Kjo, midis tjerash, bëri që, ndërsa sllavët zgjeroheshin, arbërit, një ndër etnitë ushqyese të kulturës së sllavëvet, të silleshin deri në zgrip të zhdukjes. Por zhdukja nuk ka ndodhur, vetëm falë vitalitetit të jashtzakonshëm e në shumë aspekte të çuditshëm e të pabesueshëm, që kjo etni ruan në vetëvete në disa mijë vjet. Erdhi, pas romakëvet pushtues, pas grekëvet uzurpues dhe pas sllavëvet, edhe Turku, kulturasgjësuesi më i kobshëm për Kombin tonë. Edhe ai, me krejt qenien e tij regresmbjellëse, na solli deri në teh të greminës së mosqenies, por prapë nuk ndodhi shuarja totale. Shpëtuam për pak. U ringjallëm. Erdhëm kështu si erdhëm deri në shekullin XXI. Tash duhet kujdes i madh. Tash vërtet duhet kujdes i madh.
Shënim: Mbasi kish përfunduar krejt ky libër dhe ne po bënim përmirësimet e fundit, falë ndihmës së Prof.Dr.David Lukës dhe z.Lindë Luka, drejtoreshë e bibliotekës universitare në Shkodër, na ra në dorë “Fjalori etimologjik i gjuhës ruse” I dijetarit gjerman Maks Fasmer (Max Vasmer). Është një vepër disavëllimëshe, përkthyer nga gjermanishtja në rusisht dhe botuar në Moskë më 1964. I konsultuam edhe me këtë fjalor shembujt që ishin sjellë këtu si iliro-albanizma në gjuhën ruse.
Gjuhëtari M.Fasmer ka bërë atje dhjetëra krahasime të secilës fjalë ruse me fjalë të të njëjtit kuptim apo të afërta në gjuhë të tjera, por vihet re që pothuaj asnjërës prej këtyre që kemi marrë ne si shembuj (gati 80 copë) nuk i është përcaktuar prejardhja. Madje 19 prej këtyre i ka krahasuar edhe me fjalë të shqipes, gjë që te sllavistë të tjerë rrallë haset, por prapë shihet që mosnjohja sa duhet e gjuhës sonë, sidomos e ligjevet të fjalëforminit dhe e tingujndryshimevet, ka bërë që as ky dijetar të mos arrijë në konkluzione, qoftë të veçeveçshëm, qoftë përgjithësues. Në këtë mënyrë, gjatë konsultimit fjalë për fjalë edhe të fjalorit të M.Fasmerit, ne e pëforcuam mendimin që shtegu, tashmë I hapur, do t’i çojë gjuhëtarët (ata që do të merren me këtë fushë në të ardhshmen) në zbulime mirëfilli bafasues, por njëkohësisht tepër të dobishëm në marrëdhëniet midis kombevet.

Lexoni  pjeset tjera: Pjesa II, Pjesa I.

Shperndaje ne
Updated: 10 Dhjetor, 2016 — 06:41

The Author

GJOKË DABAJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.