Letërsi Kombëtare: PËR TY ATDHE…(Poezi)

PËR
TY
ATDHE…

Disa fjalë të ëmbla
N’varg dua t’i lidh
Të këndoj për Ty
O atdhe I L I R

Le të jehojnë brigjet
Nga kjo melodi
Zemrat të na shkrihen
Si mua dhe ty

Kënga për Atdhe
Le t’fluturojë vetë
Me jone të zjarrta
T’ushtojë mal e det

Mbi çdo dashuri
Ty t’kemi Atdhe
T’mbajmë në zemrat tona
Je i shtrenjtë për ne

Poezi: Zymer Mehani

Shperndaje ne
Updated: 9 Dhjetor, 2016 — 15:39

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.