Pastrone zemrën o qeveritarë
nga e zeza k’thene në të bardh,
shiqohuni një herë te pasqyra
do t’ju thotë: Dy gishta i ka fytyra!
Pastrone pak edhe shpirtin o mjerana
nga duart tuaja plagë po merr nëna,
thirrni mendjes së turbulluar
se jeni duke shkuar rrugës së gabuar.
Ndaloni dhimbjet e popullit qe ja sollët deri sot
pashë hatrin e të madhit Zot!,
Përndryshe hak marrtë vetë Perëndia!
E shpirtat e juaj i mbuloftë për jetë zija.
Çka ta bënë vetja s’ta bënë dotë njeri!
Si duket ju e zgjodhët fatin e zi,
e po në qoftë ashtu e bajshit me shëndet
e faqja e zezë ju ndjektë pas në jetë.
Por një gjë ju kurrë mos e harroni
gjithmonë nuk ju mbetët në duar timoni,
nëse mbizotëron drejtësia në këtë jetë
e zeza e zezë mbi ju ka me mbetë.
Por si duket ju jeni shurdhmemec
as një fjalë juve nuk ju hyn në vesh,
nuk dëgjoni as kur ju thotë pasqyra
dy gishta o njeri, dy gishta i ka fytyra!
©Maki M Canolli