“NA ÇNJERËZUAN! NA VRANË! SOT, NË LIRI, PARA DERËS SË SHTËPISË, EGËRSIRË NA THANË…!”

Qeveri e Kosovës: Dëgjo thirrjet e nënave gjakovare

Kryeministër, Isa Mustafa: Pse po heshtni? Dëgjo thirjen e Mejës! Dëgjo thirrjet e nënave gjakovare: Nëse s’e shkarkoni Jablanoviqin nga posti i ministrit në Qeverinë e Kosovës,  këtë do ta bëjë populli! Do ta bëjë dhe ka të drejtë ta bëjë! Dhe do ta bëjë!

(NËSE S’E LARGOJNË INSTITUCIONET E KOSOVËS JABLANOVIQIN, E LARGON POPULLI!)

riza_greqevciShkruan: Riza GREIÇEVCI

“Jashtë shtëpisë, oborrit, atdheut tonë, kriminelë serbë-çetnikë!”

Erdhën në pikë ditë, në Gjakovë. Kapërcyen kufirin e shtetit të lirë të Kosovës, pa therë në këmbë. Ata gjarpinj, ne paqësorë!
U rikthyen gjarpinjtë e Gjarpërushes Amë Rusi. Erdhën në Gjakovën martire! Në Gjakovën e Lotëve të nënave! Erdhën  nga guva e gjarpinjve (shteti) që shekuj na vrau, na shau, na plagosi, na prangosi, na burgosi me qindra vjet, na dhunoi e përdhunoi.
Sapo erdhën, i njohëm fytyrat e tyre. Thikat e tyre! Dhëmbët e tyre brisk i njohëm, ngulur mbi gjokse vajzash, nusesh, nënash shqiptare. Ua pamë thikat e gjakosura me gjakun e  bebeve nxjerrë nga  barqet e  nënave shqiptare. S’u rikthyen gjarpinjtë me u pa me zotin e tyre,  rrenë qoftë: sepse, ata zot s’kanë!
S’u rikthyen në emër të fesë, rrenë qoftë: Çetniku, thika, varret masive, gjenocidi, s’kanë as fe… S’u rikthyen në tokën e të parëve  të fisit gjarpër, rrenë qoftë: Kjo tokë dardane s’është atdhe i tyre, sepse, as atdhe, as fe të veten s’kanë! Lugetër ishin, lugetër u rikthyen atë ditë në Gjakovë! U rikthyen me thika, sakica, që pikonin gjak foshnjash, pikonin currila-currila gjak djemsh, vajzash, nënash, pleqsh, fëmijësh! U rikthyen në Gjakovë me zanatin e mashtrimit, të poshtërimit, të rrenës, tradhtisë.
Haj medet, haj! Evropa u tha nënave gjakovare: “ Serbët u rikthyen në Gjakovë si paqësorë! U rikthyen demokratë!
U rikthyen si engjëj!”.  

Diçka s’është në rregull me sytë e tu, Evropë?

gjenocidiHeu, Evropë, pse para popujve të vegjël shtirësh demokrate, melaqe, shenjtërore, kurse pas shpine u sjell gjarpinj  soj të Gjarpërushes Rusi, që botën do me futur në gojë! Evropë, kriminelin e quani paqësor? Thikën e qajuni demokrate? Gjenocidin e quani demokraci? Kriminelin e quani qengj, kurse qengjin e quani ujk? Evropë, demokracia jote po i riktheni  gjarpinjtë helmues në Kosovën e djegur,të rrënuar,të poshtëruar, të vrarë,të sharë, të dhunuar e përdhunuar?  Diçka nuk është në rregull me sytë e tu, Evropë! Dje me fuqinë e politikës dhelparake  dhurove sojin e gjarpinjve me troje të Shqipërisë etnike, kurse sot, me një far demokracie dyfytyrëshe po i miklon, po i falë, po i rikthen gjarpinjtë e Gjarpërushes sllave prapë në troje, në oborre tona! Po i rikthen sot gjarpinjtë në shtetin e lirë, po i rikthen në pavarësinë e Kosovës. Ju,thoni, Evropë, gjarpinjtë kanë besë?
Ju shpresoni se në Kosovë po instaloni demokracinë moderne…
Siç thua ti, Evropë, dhe ti Bruksel, në Kosovë po instaloni qetësinë, bashkëjetesën, paqen, sigurinë dhe sundimin e ligjit? Interesant: ashtu siç shpresuat para sa shekujsh në Londër dhe Berlin, se me popullimin e trojeve të Shqipërisë etnike me gjarpinj do të lulëzojë demokracia, bashkëjetesa! Hë, s’doli ashtu hiç! Interesant:  po ashtu edhe sot veproni me të njëjtën kokë, me të njëjtën logjikë, me të njëjtën “demokraci”: Zoti iu bëftë çare, na thua, Evropë, neve që po bashkëjetojmë: Gjarpinj me paqen! Ujq me qengja! Lule me ferra! Gjithçka mund të quhet, por kjo demokraci juaja, Evropë, ka aromën e territ e sherrit!     

 Gjarpri në gji…!

Shih qysh iu xixinë sytë etje për gjak, për vrasje, për dhunim e përdhunime…Shih si lakmojnë prapë me u  turr egërsisht  drejt gjinjve, gjoksit, drejt nderit dhe krenarisë së lashtë të nënave gjakovare! Janë të gatshëm, për besë, Evropë, me u turr prapë  me thika drejt syve, drejt qafës së foshnjave… Me ua përdhosur  erzin nënave, nuseve, vashave shqiptare…Hap sytë, Evropë,dhe pranoje, sy ke, dhe shih si ngrehin kokën përpjetë gjarpinjtë e fisit të Gjarpërushes, bash sikur ata, atëherë, gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, që nxorën sy, zemra, mushkëri, dhe i fërguan në tigan…Ua thithen gjakun me shiringa foshnjave, fëmijëve, në prehër të nënave shqiptare, kurse qindra trupa të më të dashurve të tyre, deri sot, as eshtrat s’ua kthyen…E, thua, Evropë, se në Kosovë ti po instalon demokraci moderne? E, ti, Bruksel, ditën e natën fton për marrëveshje, paqe, bashkëjetesë me gjarpinjtë e Serbisë? A pranon, Evropë, ti, të jetosh me gjarpinj  në një oborr, në një shtëpi, në një atdhe? A pranon edhe ti të jetosh, Evropë, me gjarprin në gji? A i thonë shtet demokratik atij shteti i mbushur  me thika…sakica…me bisha….me dhunues…me kriminelë…?
Fol, Evropë, ç’të lidhet fjala në fyt?

“Po u bërë vorre të gjitha nënat gjakovare, kriminelët serbë s’do t’kthehen n’qytetin tonë…”

Nënat gjakovare me drithërimë ethesh e me grushte e gishta para hundëve të gjakatarëve,para fytyrës së kriminelëve, para thikave të tyre të përgjakura, fuqishëm ngrehen zërin dhe, për të satën herë ia bën me dije Brukselit, Evropës, OKB-s, gjithë sa ishin nëna gjakovare: “Hej, ç’demokraci është kjo, Evropë? Të rikthehen prapë kriminelët çetnikë në qytetin tonë, n’oborre tona, në rrugë tona, në tokën dardane? Po cili popull e jeton jetën me gjarpinj,me helmin dhe me sherrin e tyre? Të duket, ty, demokraci evropiane, asgjë s’ka ndodhur?  Evropë, rreth cilës sofër po shpreson me i bashkua popujt e vegjël rreth “demokracisë me gjemba”, sikur në Kosovën e lirë? Ktheni në Kosovë, Bruksel, OKB-e,  dhe shihni fytyra të bishave egërshane që janë rikthyer prapë n’oborre tona, në shtëpi tona, në rrugët tona, n’atdheun tonë! Qe, kjo fytyrë qeni…kjo fytyrë ujku…kjo tjetra fytyrë gjarpri…Një me një po i njohim ne, nënat gjakovare, i njohim ne kriminelët çetnikë serbë! Ata të djeshmit janë që të tanë, me thika, me zjarr, me plumba, me dhunime e përdhunime, me vrasje… O bash këta janë vetë kriminelët çetnikë, o Bruksel, e ti po shpreson se me kriminelë serbë çetnikë prapë do me e kolonizua Gjakovën…Kosovën…?! Hahahahaaha! Bruksel, shpresoni me kriminelë duar të përgjakura e me thika në brez dëshironi ta mbillni farën e demokracisë në Kosovë? Me kriminelë e çetnikë shpresoni me stabilizuar gjendjen e sigurisë dhe jetën normale në Kosovën e lirë? Me thika e sakica të pinjollëve të kasapit Milosheviq shpresoni me formua një shtet të lirë, demokratik e ligjor, këtu në Kosovë? Bruksel, ti shpreson se me rikthimin e kriminelëve në qytetin e Gjakovës, mbushur me varre po nga thika e plumbi serbë-çetnikë,do të pajtoni shpirtin e shqetësuar e të plagosur të nënave gjakovare? Po u bërë vorre të gjitha nënat shqiptare, kurrë!    

Institucionet qeveritare shtetërore s’kanë kohë me u marrë me Kosovën, me popullin…

A thua qeveritarë, parlamentarë, shtetarë, kanë pasur o kanë gjyshër,gjyshe, që u kanë lënë në dijeni amanetin: Armiku i vjetër kurrë s’bëhet mik i ri! Qengji dhe kasapi kurrë s’bëhen miq!
Shpreso për te mirën, përgatitu për te keqen! Mos e fut gjarprin n’gji! Mund të jesh i madh sa plepi, por të glacitin sorrat. Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin!Delen e mplakin  ujku dhe gërshëra. Do te bindeni sa nuk është bërë tepër vonë: Duhet shtypur mizorin, pa dhembshuri, se shtypja mbi shtypjen  është drejtësi!Koha është e politikanëve,  po Atdheu i popullit! Arti i luftës është art i zhdukjes së njerëzve, ndërsa politika është art i mashtrimit të tyre. (Gandi). Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë! Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës! Jo, jo, po shihet ashiqare, kallauz kjo punë s’do: Institucionet e Kosovës, s’kanë kohë me u marrë me papunësinë, hajninë, me hallet sociale, sepse, kanë vendosur me matur sa të madhe e kanë bërë hijen e trupit t’vet, dhe po injorojnë, po shkelin, po fyejnë jo vetëm madhështinë e dinjitetit kombëtar, po fyejnë,  edhe sakrificën e popullit, gjakun e dëshmorëve…Erdhën! Në pikë ditë kapërcyen pa therë në këmbë kufirin e shtetit të lirë të Kosovës. Erdhën me  tehe thikash, sakicash…masakrash…dhunimesh e përdhunimesh. Erdhën me  porosinë e kasapit të Ballkanit: “Kosovo i Metohije srpska kolevka”. U rikthyen ata që  shekuj na vranë, sot para derës s’oborrit na shanë me babë e nanë, egërsira na thanë! Vallë, ku je, o shteti i Kosovës? Ku ishe Qeveria e Kosovës? Ku jeni o Mic Sokolat (deputetë!) të Parlamentit të Kosovës? Ku ishte populli i Kosovës? Ku ishin veteranët, invalidët e UÇK-së? Ku ishte rinia e Kosovës? E dëgjuan edhe fëmijët tanë! I dëgjuan varret në Mejë!
I dëgjuan varret masive gjithandej Kosovës! I dëgjoi Evropa! Edhe Brukseli s’është i shurdhër! Edhe OKB-ja dëgjoi: U rikthyen ata që  shekuj na vranë, sot para derës s’oborrit na shanë me babë e nanë, egërsira na thanë!Institucionet qeveritare shtetërore s’kanë kohë me u marrë me Kosovën, me popullin: kanë vendosur me matur sa të madhe e kanë bërë hijen e trupit t’vet, dhe po injorojnë, po shkelin, po fyejnë jo vetëm madhështinë e dinjitetit kombëtar, po fyejnë,  edhe sakrificën e popullit, gjakun e dëshmorëve…

O nëna serbiane, bijtë tuaj ishin e janë kriminelë!

O nëna serbe, na vranë, na shanë, na poshtëruan, na dhunuan, edhe foshnjat nga barku na i nxorën, bijtë tuaj ishin,të djepit tuaj ishin dhe janë: 100 vjet na kafshuan flamurin! 100 vjet na luajtën gurin!100 vjet shkelen nderin! 100 vjet na e vranë lejlekin!100 vjet  na kafshuan gjuhën .100 vjet na i vranë fëmijët! 100 vjet kafshuan etninë! 100 vjet pushtuan Dardaninë! 100 vjet  burgosen, vranë! 100 vjet “shiftar” na thanë! 100 vjet na e pinë gjakun! 100 vjet shkelen prakun!100 vjet përdhosen plisin! 100 vjet e fëlliqen fisin! 100 vjet hamaj na thanë! 100 vjet na thanë “doshlakë”! 100 vjet “turkoshakë!”. Po, po, Evropë, edhe ti Bruksel, edhe ti OKB,  duhet me i dëgjua thirrjet e nënave gjakovare, thirrjen e  varreve të dëshmorëve! Së paku, nëna janë! Nënë, bash si edhe nënat tuaja! Duhet me dëgjua thirrjen e popullit  e të Kosovës, dëgjoni thirrjet e tëra nënave shqiptare:
O nëna serbiane, dhe ti, Evropë demokratike: Dëgjoni thirrjet e eshtrave të  më të dashurve tanë, në Mejë! Dëgjoni thirrjet e varreve masive n’Abri, në Mejë, në Raçak, në Paklek të Vjetër, në Izbicë…O edhe eshtrat e të pagjeturve atje larg në dhera serbe për të satën herë para botës po kërkojnë: Mos i riktheni thikat… sakicat…plumbat…kasapët…dhunuesit e përdhunuesit…S’i duhen gjë prej gjëje Kosovës së lirë kasapët..gjarpinjtë…kriminelët.
Evropë:Kosova kërkon paqe! Demokraci! Do me u ulur rreth sofrës tënde të demokracisë, Evropë! Kosova s’do gjak…as thika…as sherre…as tym e flakë…as luftë…Për një jetë e atdhe e fe me aromë paqeje duam ne. Nënat gjakovare! Nënat shqiptare!  

Nëse s’e largojnë institucionet e Kosovës çetnikun, Jablanoviq, këtë do ta bëjë populli…!

 Ik Jablanoviq nga institucionet e Republikës së Kosovës së lirë!

Largojeni çetnikun serb! Largojeni pinjollin e Milosheviqit! Largojeni këtë lugat, surrogat ruso-serbian! Largojeni zogun e shkinës: Në pikë ditë nënat gjakovare i quajti: egërsira! Fyerjen e këtij serbi çetnik e dëgjoi krejt Gjakova! E dëgjoi Kosova! E dëgjoi krejt Shqipëria! E dëgjoi Evropa! Edhe Brukseli e dëgjoi fyerjen që ua bëri nënave gjakovare në shtëpinë e vet, në qytetin e vet, në shtetin e vet, n’oborrin e vet! Jablanoviq, ministër në Qeverinë e Kosovës, icili, në fundmuaji merr pagën nga taksapaguesit e Republikës së Kosovës, e jo nga “ Pokrajina Kosovo i Metohije”.
I fyeu tëra nënat shqiptare! I fyeu eshtrat e mbi 700 të te pagjeturve nga Gjakova. E fyu gjakun e dëshmorëve! I fyeu Varret e Mejës! Kush bre pati aq guxim me fye dinjitetin, lotot,djepin magjen e nënave gjakovare? Kush, kush është ai? Nëse s’e largojnë institucionet e Kosovës, Jablanoviqin nga posti i ministrit në Qeverinë e Kosovës,  këtë do ta bëjë populli! Këta zëra, Evropë, edhe ti, Bruksel, edhe ti Qeveri e Kosovës, o edhe ju ndërkombëtarë, e pse jo, të bëjmë me dije edhe Ty, Amerikë:
Kërkesën e nënave gjakovare, mos i merrni për shaka, dijeni mirë, nëse s’e largoni këtë çetnik serb, që fyeu në pikë ditë nënat gjakovare, nënat shqiptare, fyeu Mejën, fyeu UÇK-n, veteranët dhe invalidët e saj, eshtrat e pagjetur, këtë do ta bëjë vetë populli! Kaq!

Qeveri e Kosovës, pse po hesht?

Kryeministër, Isa Mustafa!

Po flitet (populli po flket zëshëm!), institucionet qeveritare shtetërore të Republikës së Kosovës, s’paskan kohë me u marrë me papunësinë, me eksodin katastrofik të po ndodh sot…Populli po thotë Qeveria e Kosovës ka punë më madhore omë të mençme se sa me u marrë me hallet sociale të qytetarëve, se sa me i rritë pagat e punëtorisë kosovare…Po flitet Qeveriua e Kosovës thotë ka punë më madhore se sa me shpejtua aprovimin e legjitimitetit të Ushtrisë së Kosovës… Po përse qënkëshaq e zënë kjo Qeveri, o Zot i Madh? Kjo Qeveria paskësh vendosur me matur sa të madhe e kanë bërë hijen e trupit t’vet…Sa jarana e miq e shokë e rebel partish politike po i fut në rroga qeveritare…Qeveri e Kosovës:  Dëgjo mire zërin e Mejës! Dëgjo zërin e nënave gjakovare, të nënave shqiptare! Po kërkojnë edhe varret masive n’Abri, në Raçak, në Paklek të Vjetër: Nëse s’e largoni Jablanoviqin nga posti i ministrit, Qeveri e Kosovës,  këtë do ta bëjë populli! Do ta bëjë dhe ka të drejtë ta bëjë! Dhe do ta bëjë! Shohim e bëjmë!

Shperndaje ne
Updated: 19 Janar, 2015 — 01:06

The Author

Riza GREICEVCI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.