Reagim: Më mirë gomar e soj gomari se tradhtar e shkuar tradhtari!

Më mirë gomar e soj gomari se tradhtar e shkuar tradhtari!

Shkruan Prof. Zymer Mehani

Mundet njeriu këtyre kafshëve t’u hyjë në hak, po t’u drejtohet me fjalë të vrazhda, sepse vërtet gomarë janë e s’janë njerëz pushtetarë (qeveritarë). S’janë as president e kryeministër!!! Por, duhet ta pranojmë se këta gomarë që po i shohim në këtë foto nuk e dinë çfarë është muri me shkallë e as shkallët e murit!!! Por, këtë gjë e dinë pushtetarët shumë mirë, e të mos flasim për presidentin dhe kryeministrin. Ata e dinë shumë mirë këtë punën e murit me shkallë!
Por, vërtet, kafshët e kësaj fotoje, që më vjen zor t’i quaj gomarë, nga frika se mos po i ofendoj, siç po shihet po e mbajnë kokën lart, sepse s’kanë bërë kurrfarë faji për sa i takon vendit, e politikanët, qe besa kurrsesi s’mund ta mbajnë kokën lart, sepse shumë mirë e dinë se janë me faj, kush më shumë e kush më pak, prandaj edhe janë humbës në këtë rast në krahasim me gomarët.
Një pikë të përbashkët e kanë këta gomarët e fotos me pushtetarët tanë (negociatorët në bisedimet e Brukselit) .
Është krejt e sigurt se po t’kishin shkuar këta gomarë në bisedime, si edhe Edita me ekipin e saj, pse jo edhe presidenti e kryeministri, as këta s’kishin marrë letra me vete! Kjo është e përbashkëta, por dallimet janë të shumta, sepse nëse gomarëve do t’iu ishte propozuar projekti i murit me shkallë, këta njëzërit do të kishin kundërshtuar me zë të lartë: Ua, Ua Ua!!!
Edhe “Zajednicën” sigurisht se do ta kundërshtonin me një lëvizje koke majtas e djathtas veshgjatët, por s’do të vepronin plot nënçmim pa asnjë kundërshtim, siç vepruan dhe do të veprojnë akoma pushtetarët tanë të gjorë në dëm të interesit tonë kolektiv.
Mos të harrojmë edhe diçka tjetër!
Lirisht mund të themi se këta gomarët e fotos shumë më saktësisht e njohin terrenin mes Kosovës e Malit të Zi se kryeministri e presidenti. Kurrë s’do të kishin pranuar kurrfarë demarkacioni në dëm të shtetit tonë, por me një Ua! Ua! Ua! Do të ishin kategorikë për ruajtjen e territorit, edhe pse Qeveria pastaj do t’i akuzonte se janë shkaktarët e vonimit të liberalizimit të vizave!
Si përfundim!
Më mirë gomar e soj gomari se tradhtar e shkuar tradhtari!

Shperndaje ne
Updated: 13 Dhjetor, 2016 — 17:39

The Author

Prof. Zymer Mehani

1 Comment

Add a Comment
  1. MË MAGAR SE MAGARI
    LËR BARBAR BARBARI
    SI SHTAZA SHTAZË
    SHIPANZA SHPANZË
    TERË STAZËRIMI
    ZERË MKAZËRIMI
    O,KATËR KËMBËSHËT
    O,LAPËR RËMBËSHËT
    KALORË NGRI KALORËT
    HALORËT BRI HALORËT
    KAFSHA O BUTË,MË EGËR
    LAFSHA O FUTË,E ZEKËR
    MË TËR TERBUARAT BISHAT
    MË ZËR DERMUARAT PISHAT
    PRITA QE TUND KUKELIT
    DRITA KE FUND TUNELIT
    PRAGUAR FERR PRAGUT
    GJAKUAR TERR GJAKUT
    PRAGON SHI KRIMIT
    GJAKON PRI TRIMIT
    GJAKU PËRREJ GJAKUT
    PRAGU PËRREJ PRAGUT
    KASA KOSE O,KASAPRIMI
    MASA BOSE O,MASAKRIMI!.

    MANI,USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.