Rroftë Republika e Çamërisë! Rroftë U.Ç.Ç.!- Zëri jehues i veprimtarisë së Shoqatës Demokratike Shqiptare Çamëria- Hagë 16 dhjetor, 2016

 

BROHORITJE NË HAGË PËR REPUBLIKËN E ÇAMËRISË

Në Hagë, me 16 dhjetor, 2016 Shoqata Demokratike Shqiptare Çamëria organizoi një demonstratë të fuqishme para Përfaqësive diplomatike botërore. Në këtë Demonstratë folën shumë folës. Këtë demonstratë e përshëndeti edhe presidenti i Republikës së Çamërisë, zotëri, Festim Lato. 

Presidenti i Republikës së Çamërisë,
Festim Lato

Presidenti i Republikës së Çamërisë, Festim Lato, u shpreh se Republika e Çamërisë, sot është realitet. Ajo u shpall e pavarur nga Këshilli Gjithëpërfshirës çamë dhe arvanitë, me datë 30 tetor, 2016. Qeveria e Republikës së Çamërisë, u tha Kryeministri Lato i ka formuar resorët kryesor për funksionimin e shtetit të Çamërisë; Presidentin, Kryeministrin, dhe 4 Ministri. Me 30 tetor, Qeveria e Republikës së Çamërisë, themeloi edhe forcën e saj ushtarake, USHTRINË ÇLIRIMTARE TË ÇAMËRISË të quajtur, U.Ç.Ç.

Ne vazhdoi Festim Lato, do t´i shfrytëzojmë të gjitha format demokratike, por Ushtria Çlirimtare e Çamërisë, do jetë ajo që do t´i dali zot Çamërisë. Duhet të theksoj tha Lato, se Shqipëria në Greqi ka 17 mijë e 5 qind kilometra tokë shqiptare, me një popullatë mbi 4 milion banor çamë dhe arvanitë. Ne s´duam asgjë më shumë s´e sa tokën tonë.

Në Greqi prej një shekulli shqiptarët vazhdojnë të jenë në shtetrrethim, dhe të gjenociduar. Shqiptarët nuk kanë tokë për të falur, Greqia duhet ta kuptoj sa më parë, se shqiptarët nuk do të heqin dorë për Çlirimin e Çamërisë, dhe Bashkimin me Shqipërinë. Këtë demonstratë e përshendetën miq hollandezë, dhe gjermanë, përkrahës të Pavarsisë së Çamërisë.

Në këtë Demonstratë shëtitëse para përfaqësive diplomatike botërore, u brohoritën shumë parulla, Greqi, njihe gjenocidin e bërë ndaj shqiptarëve të Çamërisë!,

Rroftë Republika e Çamërisë!

Rroftë Ushtria Çlirimtare e Çamërisë!

Greqi, liro 17 mijë e 5 qind kilometra tokë shqiptare! Shqiptarë, mos bëni gjumë po zgjohuni!

Dhe parulla më e shpeshtë qe, U.Ç.Ç.! U.Ç.Ç.! U.Ç.Ç.!

Me këtë rast, Shoqata Demokratike Shqiptare Çamëria qendra në Hollandë, ua dorëzoi, shumë ambasadave, tekstin e Shpalljes së Pavarësisë së Çamërisë, dhe kërkesën për Njohjen e Republikës së Çamërisë.

Për një orë e 15-të minuta, sa zgjati Demonstrata, për mirëvajtjen e Demonstratës u kujdes me shumë respekt, Policia e Qytetit të Hagës.
 

Rrustem Geci – Hagë, 16 dhjetor, 2016

Shperndaje ne
Updated: 21 Dhjetor, 2016 — 23:16

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

2 Comments

Add a Comment
  1. MëRGIMTARë

    Mërgimtarë kudo
    Zoti ju bekoftë
    Atdheun gjithmonë e bartët
    Mbi supe .

    MëRGIMTARI

    jo nuk jam
    Zog i humbur
    Jam Shqiponjë
    E do të kthehem
    Në folenë time
    Me shumë zogj
    Shqiponjash .

    Përshëndetje, dikur isha mergimtarë si ju , unë Halil Preniqi

  2. Përgjigjiuni

    Halil Preniqi
    Halil Preniqi
    10 Prill, 2017 at 11:57

    Your comment is awaiting moderation.

    BALADë PëR CAMëRINë

    Nga vatrat autoktone
    Të dëbuan Camëri
    Ah Camëri Camëri
    Shikoj hartën
    Gadishullin Ilirik
    Gjeografinë Shqiptare
    Atdheun e coptuar
    Nga Piromanët
    Kuajt e drunjët Grekët
    Trojën e tradhtuan
    Gjenezën tonë Pellazge
    Camërinë e dogjën
    Shpresoj – një gjak
    Një gjuhë e një kulturë
    Na bashkon
    Eshtë ngulitur
    Dashuria në ty
    Do të vimë
    Ta e thithim atmosferën
    CAME – CAMëRI
    Na bijët e tu të Arbërit
    S’do të heshtim
    As duarkryq s’do të rrimë

    Nga Halil Preniqi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.