Emri, mbiemri dhe prej nga keni ardhë?
Pellazgë,Ilir me shekuj jam shqiptarë!
Cila është mosha jote!
Sa është e vjetër Hëna e Dielli i kësaj bote!
Vendi i lindjes ku ke lindur moj mike?
Në tokën e lashtë të Shqipërisë Etnike!
Cilit Komb dhe Atdhe i takon ti?
Shqipëtarë na thonë të nënës Shqipëri!
Cilat janë ngjyrat e Flamurit tuaj?
Kuq e zi me shqiponjën e bekuar!
Pse shqiponja juaj e ka kokën e ndarë në mes?!
Padrejtësisht ia ndau Europa e pabesë!
Cilat lule në tokën tuaj rriten?
Ato që me gjak trimat i ujitën!
Sa e shtrenjtë është për ju Liria?
E paguan me gjak edhe fëmia!
Cilin kusht ia vini vetes në rendë të parë?
Të punoj për bashkim kombëtarë!
Cilit religjion ju i takoni?
Për shqiptarët feja është Kombi!
Një dëshirë që në shpirtë e ke?
Të bashkohet Kombi me Atdhe!
Një mesazh për gjithë shqiptarinë?
Ta bashkojmë nënë Shqipërinë!