Histori Kombëtare: IDENTITETI SHQIPTAR I ÇAMËRISË (ESE)

IDENTITETI SHQIPTAR I ÇAMËRISË – ese 

Lidhja me Çamërinë mua më vjen nga zemra, nga shpirti, nga varri i gjyshërve dhe stërgjyshërve, nga brigjet me det, me kopshte dhe male, nga rrënjët e gjakut dhe të ullirit.
Unë Çamërinë e dua, jo pse aty kam shtëpinë e nënës dhe të babait, dhe të afërmëve të tjerë, Më thotë Epiri, por, unë në Çamëri kam ma shumë s´e zemrën dhe shpirtin, në Çamëri kam gjuhën, gjakun, luftat dhe paqen, flamurin e pëjetësisë sime.
 
Çamërinë unë të dua edhe kur më dhunon, edhe kur më vret, edhe kur më poshtëron, sepse, jam çam, jam gjak dhe shpirt i vendit tim. Lidhja ime me Çamërinë është lidhje e gjakut, e gjuhës, e qumështit të përjetshëm të dheut tem.
 
Çamëria është bota ime e krijimit dhe e dashurisë, vazhdon Epiri. Ah, sa i dua  këngën çame, poetikën e valleve, veshjjet, doket dhe zakonet e Ipeve – të folmen shqipe të vendit tim.
Vëllëzër dhe motra; juve mund t´ju duket pak sa e çuditshme, por, Shqipëria në Greqi ka 2 dete, një tokë me një sipërfaqe prej 17 mijë e 5 qind kilometrash, dhe me mbi 4 milion banor çamë dhe arvanitë. Epiri i Ilirisë- Çamëria, është identitet im shqiptar, gjak i pandërprerë i kombit dhe  atdheut tim.
 
Të gjitha monumentet në Çamëri e gjithandej Greqisë janë prodhim shpirtëror, pellazgo-iliro-shqiptar. O më të mirët e vendit tim, edhe Dodona, edhe Akropoli, edhe qindëra monumente të tjera nëpër tërë Greqinë janë ndërtime dhe krijime shqiptare.
 
Ore, jam popull gjysh i Evropës. Jam i lashtë kur s´kishte Athinë. Jam i lashtë kur s´kishte Greqi. Jam i lashtë kur s´kishte grek. Prandaj, kjo është arsyeja pse unë e dua Çamërinë aq shumë. Çamërinë e dua sepse unë jam banor i parë i tokës i lindur në Epirin e Ilirisë e më gjerë.
 
Epiri I Ilirisë i dha botës Njëperendinë, i dha papë e figura të çmuara. O ma të dashurit e mi; Të gjakut e kam Hoxha Tasinin, Elena Gjikën, Muharrem Rushitin, Alush Taken, Abedin Dinon, Rexhep e Musa Demin, Kolë Idromenin, Faik Konicën, Abaz Dojakën, Niko Stillon, Bilall Xhaferrin e sa e sa të tjerë.
 
Atdhe, unë do punoj që ti të jesh i fortë, dhe Greqisë t´i thuash guximshëm, liroma tokën time, o unë gjallë s´hiqem nga toka 13 mijë vjeçare e të parëve të mi. Do të luftoj një shekull, do luftoj dy shekuje e ma shumë, dhe do t´i dalë zot tokave të mia gjithandej.
 
Në Evropë nuk ka një popull të dytë sa populli shqiptar që të ketë aq histori të pasur, dhe njëherit, dhe aq  histori masakrash dhe gjenocidesh nga fqinjët e tyre.
 
Epiri i Ilirisë është toka dhe vatra e një populli tepër të lashtë, shkruan, Straboni. Qysh në paleolitin e hershëm në gadishullin ballkanik pellazgët qenë i vetmi popull qytetërues për më se 10 mijë vjet. Dokumentet arkeologjike, por edhe mitologjia flasin s´e pellazgët  qenë “njerëzit e parë” në këto troje. Pra, shqiptarët e lashtë, pellazgët, gjuha të tyre e kishin gjuhë e lashtë shqipe.
 
Bile edhe helenët, të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten e tyre,  për pellazgët përdornin një epitet të pashlyeshëm “proselinoi” ( parahënësor ), pra më të vjetër se vet Hëna. Kjo figurë e skajshme është tepër elokuente për lashtësinë tonë.
 
Fijet e misterit pellazg ndërthuren në kohëra, gjersa në histori përmenden ilirët. Si një popull kryesor, si një “Hauptvolk”- siç e pat quajtur një nga themeluesit e ilirologjisë L.G.Thunman. Ilirët e Ilirisë, dhe fisi i tyre i Dardanëve, morën pjesë në të gjitha proceset shoqërore, kulturore, dhe në ngjarjet kryesore politike që e përshkruan botën antike të Mesdheut.
 
Shqiptarët në raport me ngjarjet dhe historinë nuk u ngurtësuan në relikte muzeore, po me anë të dinamizmit të tyre, të gjuhës dhe të kulturës bënë Metaforën e Pavdekshme të rezistencës dhe mbijetesës.
 
Me emrin Epir, në kohët e lashta quheshin krahinat në Jug të Ilirisë. Mbretëria e Mbretit Pirro të Epirit kishte shtrirje shumë të gjerë, në tërë Maqedonin, dhe gjithandej Greqisë.

 

Epir i Ilirisë – Çamëri, shprehet biri i saj, po me emrin, Epir, mua më ke luftëtarë në fushë të betejës, aty ku mbrohet dhe fitohet Çamëria. Rroftë Pavarësia e Çamërisë! Rroftë Republika e Çamërisë! Rroftë Ushtria Çlirimtare e Çamërisë! Rroftë Bashkim i Çamërisë me Shqipërinë! Eseja vazhdon…

Rrustem Geci – Dortmund,
Janar, 2017

 

 

Shperndaje ne
Updated: 2 Janar, 2017 — 12:03

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.