Mesila Doda: Protesta para çdo ambasade franceze kudo ku ka shqiptarë…duhet të fillojmë të sillemi si një komb i përgjegjshëm…

A jemi një?

Në fillim u mendua se ishte një gabim, më pas u ndjemë të hutuar dhe tash në fund një dëshpërim krejt i natyrshëm po përhapet me shpejtësi pas lajmit të pabesueshëm se ish-kryeministri i Kosoves, kryetar i një partie parlamentare AAK-së, i akuzuar dy herë dhe po aq herë i shpallur i pafajshëm nga Tribunal i Hagës, Ramush Haradinaj, ndalohet në territorin francez si pasojë e një urdhri ndalimi nga qeveria serbe.

Ndalimi nuk ndodh në Serbi, siç mund të kish qenë e kuptueshme…ndodh në Francë, një vend në të cilin Ramush Haradinaj ka qenë edhe herë të tjera, një vend që bën pjesë në forcat e armatosura KFOR që janë të instaluara në Kosovë, një vend që njeh fuqinë e vendimeve të Hagës dhe që konsiderohet si zemër e Europës.

Kjo është rrjedhoja e politikës mjerane, të pafuqishme e disfatiste që shqiptarët kanë prodhuar gjatë këtyre viteve.

Përgjatë historisë sonë politikanët kanë lëshuar shpesh pjesë të territoreve kombtare për të marrë pushtet…dhe sot e gjejmë Shqipërinë me çerekun e territoreve që do duhet të kishte, sot e gjejmë luftën e luftëtarëve të Kosovës nën akuzë në Tribunal e ngritur me votën e deputetëve shqiptarë të Kosovës, gjejmë Kosovën të shqyer në Mitrovicë, Preshevë e në Mal të Zi, sot vështrojmë pa kurrfarë habie se si një luftë heroike e vetmbrojtëse po demontohet moralisht e ligjërisht dhe po vihet nën akuzë, ndërsa ne mjerisht ose rrimë e kundrojmë pa lëvizur as gishtin, ose i japim votën në parlament…

Tash ka nevojë për veprime e bashkveprime urgjente.

Më së pari shteti shqiptar i Shqipërisë dhe i Kosovës duhet të veprojë si një i vetëm.

Të lemë mënjanë cicërimat sa në Tiranë e sa në Prishtinë, dhe t’i dalim bashkërisht në krah Ramush Haradinajt që sot është fytyra e Luftës së UÇK-së, anipse e goditur, e përbaltur dhe e tradhëtuar.

Së dyti, të nisim një process të vërtetë bashkimi mendjesh e politikash të përbashkëta, të lemë mënjanë marrinat e kombit Kosovar e shqiptar dhe të sillemi si një gjak e një mendje.

Ramush Haradinaj nuk ka nevojë për askënd nga ne.

Ja ka dalë bukur fort të tregojë pafajsinë e tij me parë, e ka dalë me ballin lart nga Haga dhe do ja dalë edhe kësaj here.

Por sot e kaluara dhe e ardhmja jonë ka nevojë për mbrojtje nga të gjithë ne, nga politikanët e Shqipërisë, Kosovës, opozita, diaspora, diplomacia dhe ekonomia e fuqishme dhe që vepron njëherazi.

Veprime e protesta energjike, ne Francë nga diaspora, në diplomaci nga Tirana e Prishtina, protesta para çdo ambasade franceze kudo ku ka shqiptarë…duhet të fillojmë të sillemi si një komb i përgjegjshëm..

Nga: Mesila Doda

 

Shperndaje ne
Updated: 5 Janar, 2017 — 20:52

The Author

Mesila Doda

2 Comments

Add a Comment
  1. Miredita shume e nderuara Zonja/zonjusha Doda,se pari me pelqeu shkrimi i juaj shum edhe per vet faktin se jeni shum direkte dhe shum e sinqerte dhe e drejtperdrejt.Rrallhere ndodh te kemi ndonji bashkeatdhetare e cila eshte kaq e zjarrte per qeshtjen Kombtare,duhet ta pranojm se ne Shqiptaret njihemi pak a shum si Patriarkal por ja qe fal Zotit del nganjihere nga gjiri i Popullit edhe ndonji engjull si juve qe mundohet me mish e me shpirt per qeshtjen e Kombit.Une do jem me juve po edhe me Zonjen Bregu e cila poashtu me pelqen shum se edhe ajo lufton per qeshtjen Kombtare pa marre parasysh perkatesin politike.Do kisha deshire te takohemi ketu ne Perendim po edhe ne Shqiperi a Kosove dhe te bisedojm hapur gjer e gjate per rruget e Bashkimit Kombtar.Kam edhe nji lutje,po te kini mundesi ma dergoni(Videon)me fjalimin tuaj te zjarrte ne Parlamentin Shqiptare se te them te drejten mua me pelqeu pa mas po per qudi ay u hoq sa hap e mbyll syte.Me nderime i juaji Ejup Gashi nga Republika Federale Gjermane-Qyteti Universitar Heidelberg.

  2. Email adresa ime eshte ijup@live.de
    me nderime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.