LËVIZJA PËR RIBASHKIM KOMBËTAR (LPRK)
Lëvizja për Ribashkim Kombëtar
R E A G I M
Lëvizja për Ribashkim Kombëtar reagon dhe e vlerësonsi të padrejtë aktin e ndalimit të Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga organet e rendit në Francë, edhe pse Tribunali i Hagës atë e ka liruar nga çdo akuzë.
Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, është arrestuar të mërkurën nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit, me një urdhër arrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004. Një gjykatë në Francë, të enjten, vendosi që ish-kryeministri i Kosovës të mbahet në paraburgim deri në kërkesën zyrtare të Beogradit për ekstradimin e tij.
Me këtë rast LPRK-ja apelon deri te shteti i Francës, por edhe te gjithë bashkësia ndërkombëtare, si dhe organizatat tjera ndërkombëtare në ndikim që sa më parë të ndërhyjnë në funksion të mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut dhe lirisë për lëvizje të lirë, pasi që të gjitha shtetet evropiane e dinë shumë mirë se z. Ramush Haradinaj, dy herë doli i pafajshëm në GJND, prandaj edhe aktualizimi i urdhërarrestit ndërkombëtar nga ana e autoriteteve serbe kundër z. Haradinaj, për çështjet e gjykuara më parë nga Gjykata Ndërkombëtare është keqpërdorim flagrant i të drejtës ndërkombëtare.
Prishtinë-Tiranë-Colprado, 06.01.2017
Reagojnë:
– Kryetari i LPRK-së, Zenel Zymeri
– Nënkryetarët: Murat Fetahu, Kliton Shuli, Kastriot Xhemalaj
– Koordinatorja për Kosovë: Sanije Rexha
– Koordinatori për Evropë: Avni Llumnica
Thënja e thuprave nga Gjergj Kastriotit Skenderbeut është akoma zgjedhja me e mir nder Shqiptaret ,karrshi kujdo qe na sulmon .