Pse Kosova nuk ka arrestu asnjë kriminel lufte!

Problemi filloi nga qershori 1999, e që realisht vendosja e Misioneve të huaja të përkohshme, tashmë botërisht janë cilësu me shumë mangësi, e që të tillat misione vendosen zakonisht në vende ku nuk ka shtet-ligj, pra veçmas në vendet e Afrikës! Realisht barazimi i vendit tonë, me vendet afrikane është absurditet që s’do duhej pranuar! Kjo nuk ndodhi në Kroaci!
Pjesën më të madhe të fajit ka faktori politik vendor, i cili ishte polarizu maksimalisht, sa që mund të eskalonte në luftë vëllavrasëse( luftë civile për pushtet!)! Kjo gjeneroi pastaj vargonjët e problemeve të më vonshme!
Nga ana tjetër Sistemi i Drejtësisë në Kosovë, i trashëguar nga Serbia, ishte i mbushur vetëm me gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë të tjerë të gjithë besnik të regjimit të Millosheviqit( sepse kundërshtarët ishin pushu nga puna!)! Këta u treguan shumë fleksibël, sa që menjëherë u bënë Shqipëtarët më ekstremist, duke tentu që t’i pëlqejnë Shqiptarve, që të mund të vazhdojnë punën duke i’u përshtatur rendit të ri- Kosovës së Lirë! Nga kjo deri në vjeshtë të 2001, u inicuan raste penale të numërta! Mirëpo situata politike, që Serbia arriti të luaj para botës, duke mediatizu kinse shpërngulje dhe dhunë masive kundër serbëve lokal( siç i quanin), por edhe ringritjes së Rusisë, e faktorë të tjerë më periferik, bëri që faktori ndërkombtar i vendosur si mision i OKB-së( UNMIK) në Kosovë, të suspendonte këto kompetenca!
Derisa Faktori politik Shqiptar, i angazhuar sidomos në luftën për marrje të pushtetit, prodhoi luftë të flliqur brenda Shqiptare, duke akuzu vëllau-vëllanë për krime lufte, vrasje politike, krim të organizuar etj( jo që ca prej tyre nuk ndodhën!), apo edhe të angazhuar ca edhe për ndarjen e “plaçkës së luftës”, harruan ngritjen e shtetit të Kosovës!
Kosova nuk pësoi vetëm në këtë aspekt, por edhe në këtë rast u shkaktu ndarja faktike a latente e Mitrovicës, zbehja e mbështetjes ndërkombtare të Kosovës, por jo pak edhe disa parti politike të Kosovës, ndikuan-shantazhuan në përfundimin e Luftrave për Çlirim të Luginës së Preshevës( UÇPMB-së) dhe UÇK-së në Iliridë-Maqedoni!
Nga 2001, deri më sot, nën administrimin e misioneve të huaja, si UNMIK dhe EULEX, ku mes tyre rregullisht janë shqu dy pole: Poli miqësor për Shqiptarët dhe ai armiqësor! Poli miqësor i udhëhequr nga SHBA dhe vendet mike nga BE, ndërsa poli armiqësor i udhëhequr nga Rusia dhe vendet nën ndikimin e saj! Shkaktuan disa qindra burgosje politike në Kosovë, të ish ushtarve Shqiptar, mes tyre disa dhjetra të vdekur në burgje e Kosovës! Derisa kriminelët e vërtetë të krimeve të luftës, lëviznin anë e mbanë Kosovës pa asnjë problem, madje edhe kur arrestoheshin edhe për akte tjera kriminale ordinere, ata liroheshin! Pos saj drejtësia politike selektive, ku Shqipëtarët dënohen për krime lufte edhe për një sjellje të keqe në luftë, kurse serbët as për vrasje e masakra nuk dënohen! Apo një luftëtar Shqiptar dënohet për një krim lufte me dënim mbi 20 vite, kurse një serb për 10 vrasje( krime lufte), dënohet me më pak se 10 vjet burg( edhe atë rast i rrallë-pasiqë shumica nuk dënohen)!
Mos të flasim më për angazhimin e Serbisë, përmes institucioneve ndërkombtare, sidomos Interpol dhe Europol! Por edhe vetë shteti serb, disa qindra ish luftëtar Shqiptar i arrestoi, burgosi gjoja për krime lufte! Madje jo pak prej tyre edhe për vepra penale politike( që s’kanë fare lidhje me krimet e luftës)-pra praktikën e njejtë të regjimit të Millosheviqit!
Luftëtarët Shqiptar, të ikur si refugjat nga vendlindjet e tyre, sidomos nga Lugina e Preshevës, por edhe nga Ilirida, duke shpresu të strehohen në Kosovë, nga fraksionet politiko-kriminale(mafioze) të misioneve si UNMIK dhe EULEX, u akuzuan, burgosën dhe vuajtën dënime politike në burgjet e Kosovës, madje ca edhe u ekstraduan sidomos në Maqedoni!
Nga viti 2001 deri më 2017, institucionet e drejtësisë së Kosovës, kanë vendnumru! Kjo formë e jetës shtetrore deri më sot, ka humb shpresat e qytetarve, gjë që bëri edhe jo pak të iknin nga Kosova, madje edhe në rrugë ilegale të rrezikshme!

Çfarë presin qytetarët nga drejtësia- Asgjë!

A do ketë drejtësi!? Jo e them me siguri edhe për së paku disa vite!

Deri në qershor 2016, misioni i EULEX-it, kishte kompetenca ekskluzive mbi sistemin e drejtësisë në Kosovë, pas kësaj mbetet kompetencë e vendorve! Mirëpo as kjo nuk premton asgjë! E tërë kjo periudhë, prej 2001-2016, fraksioni politiko-kriminal( mafioz) i UNMIK-ut dhe EULEX-it, nuk bëri asgjë për ndjekjen e kriminelve të luftës, sepse arsyetohej që :”ruante paqen dhe stabilitetin!” Madje edhe në të ardhmen, po për këto arsye, do pengohen edhe institucionet vendore që të ndjekin kryesit e krimeve të luftës, që janë të nacionalitetit serb!

Derisa në vazhdimsi, vetëm rastet kur arrestohen firgura politike të partive politike të Kosovës, që këto 10 vite nuk ishin të pakta, bëhen mediatike dhe ngritet si çështje, sapo të mbaroj rasti, mbaron e tëra! Ndërsa kur arrestohen luftëtarët Shqiptar, që s’janë funksionar partish politike, kalon plotësisht në heshtje, askush nga zyrtarët shtetror e as institucionet nuk lëvizin fare! Kjo dukuri ndodhë vetëm në Kosovë, nuk e ke as në Kroaci, Serbi e as në Bosnje! Qartazi i’u pëlqen edhe disa politikanve të Kosovës, që të ekzistojnë këso lista, që të ndjehen se janë mbiqytetarë, që kur të lëvizin në shtetet tjera paraparkisht të lajmërojnë shtetin që do vizitohet ( simptoma e robit!).
Derisa drejtësia këmbehet më monedhën politike “të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe Ballkan!”, është utopike të pritet që do ketë drejtësi!

Me keqardhje për viktimat dhe familjet e viktimave të krimeve të luftës, që kanë pritur mbi 15 vite për të marr drejtësi, kështu edhe për disa vite në mos edhe së paku 10 vite, s’duhet të pritet asgjë-fatkeqësisht!

Drejtësia e vonuar, drejtësi e mohuar!

Më: 08.01.2017

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.
Mbaroi master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Shperndaje ne
Updated: 7 Janar, 2017 — 16:32

The Author

Skender Jashari

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.