Letërsi Kombëtare: “AJO QË PËRSËRITET ” (në fole të shqipes)

Po ju sjell këtu disa shkëputje nga poema historike, e cila si tërësi në vete ngërthen rreth 2000 vargje, e shkruar nga poeti Kasam ShAQIRVELA

Poema u shkruajt gjatë kohës: vjeshtë-`97, Tiranë / dimër-`98, Tetovë
kurse doli nga shtypi në tetor/2010, fill pas botimit të
Enciklopedisë Maqedonase, si kundërpërgjigje AShARM-së.

“AJO QË PËRSËRITET ”
(në fole të shqipes)

.
.
.
.
.
***
Jeta e qetë vazhdoi gjer m’atëherë
Sa s’nxori haptas dreqi popuj të mjerë !
Mendje-gjymtues, turmash lukuni
Me shpirtin sterrë të zi, mbushur n’lakmi
Plaçkitës, gjakpirës, më tepër se vandalë
Seç ia prishën rendin natyrës edhe jetës
Dogjën, shkatërruan, prenë edhe vranë
Kulturë e art, i rrënuan para vetes
Pas vetes gjëmën na e lan’ në derë
Për çdo mëngjes t’i merrnim erë
Grabitën pasurinë, e shpurën matanë
Kombet e vjetra, të gjitha i pushtuan
I shtypën i sosën i lanë pa vat(ër)(t)an
Në rrobërim të gjatë keq i varfëruan
Ca i zhdukën fare , e ca i asimiluan
Gjuhë e histori ua përdhunuan
Skllavërimi e mesjeta na rrodhën lumë
Mundime dhe vuajtje, duruam si shumë?
***
Derisa Rilindja s’erdhi me ngadalë
Dhunës hovi duke iu ndalë
U formuan kombet nëpër shtete
U hoq zhgjedha me marifete
Un’ mbajta për vete, të njëjtë lëkurën
Rënduar nga brengat për të kaluarën
Që nuk ma vodhën, e as s’ën ma morën
Në shesh t’vërtetat mbase s’mi nxorën?!
***
Por, Ajo që më lodh për kalvarin tim?
Që pati fillim e s’po ka mbarim?!
Po më ngulfat mbajtja në ledhatim
Peng po ma mba timin kujtim
Meraku i madh që e kam n’vazhdim
Dhe një i thellë i mendjes shqetësim
Seç ma kthetronjë shpirtin n’padurim
Ankthi trupin ma mba n’shtrëngim
Mendime të rënda zgjatur epokash,
Nuk më lënë të qetë as në gjumë, ëndrrat
Të tmerrshmet, lemeritë, skenat makabre
Vërshojnë në mua si lumë zhgjëndrrat,
Që m’rrinë pëkrah zakonesh e dokesh
Nga jeta në jetë për timen mbijetesë
Më dalin më të rënda se rrëfime Lokesh
Përkundjet në djep!- pleqëria n’kujtesë ?!
Të miat dëshirime që më janë sublime
Më thërrasin pareshtur, uni më kallet
Veshur e ngjeshur përplot me kujtime
Thellë Nënë-Toka mi ruan visaret, e
Thërret arkelogjinë t’mi hapë thesaret
***
.
.
.
.
.

***
Do ta lartësojë emrin e t’parëve
Sepse rrjedh prej Fisit të Vjetër
Edhe pse s’u vjen mirë grabitqarëve
Ne, as që kemi ndonjë rrugë tjetër ?!
Vetëm dija, puna dhe bashkimi
Janë pemët që duhet t’i mbjellim
Do t’i vjelim frutat nga perëndimi
Atje ku shkon e pushon Dielli.

***
Andaj, ti shqiptar më mos dëgjo!
Udhëzime për jetën nga cilido
Ti, vetveten nis e shpëto !!!
Avazit të huaj, pas, mos i shko!
Se,vetëm puna dhe bashkimi
Janë për ty të vetmit miq
Ndërsa të tjerët që të nxisin
Ti i ke vetëm armiq, pra
Rrugës së diellit shkoji pas
Flaki grindjet që t’kanë hy
Në mes veti mos u përplas
Vetëm kështu do t’gëzosh Liri !
***
Madje, ti shqiptar, që kur ke le
Besë e Fe i ke për Mëmëdhe,
Atdhe e Flamur i ke të shenjtë
Liria për ty është shum’ e shtrenjtë !
Amanet për ty, këtë, ta la i pari
Ta fitosh dhe ta ruajsh! -qoftë edhe
Me gjak të derdhur shqiptari ?!
Atë pas Ati, e bir pas biri,
Këtë, në shkrim e këngë ta thuash !!!
***
Ne, lirinë, dikur e kishim
Në shtet të madh ziheshim
Ai, shtrihej gjerë e gjatë
Si na e pat falë vetë Zoti Tatë
N’det e n’tokë, n’qiell e n’male
Shqipja e jonë hidhte valle
Yje të bardhë aty ndriçonin
Diell e Hënë aty pushonin
Zëna mali aty këndonin
Kuaj me flatra aty vraponin
Armë t’Akilit aty farkonin
Aty Perenditë e kishin Fronin
Tokë dhe det gjithnjë i bekonin
Bashkë me njerëzit, që aty rronin
Male e fusha, ara e kullota
Aty qe Parajsa nga e gjithë bota
***
Nisur nga jugu e deri n’perendim
Deti Jon bashë me Detin Ilirik
Lagnin brigjet e Atdheut tim
Nga Gjiri i Artës deri n’Vened(t)ik
E kishte emrin Deti Pellazgjik
N veri-lindje, Gi(e)g(anti) bagëti kullotte
I bukuri Mali Albanik, sa lartë ngrihej
Tokën tonë si kurrorë e rrethonte
Fusha e Dardanisë e gjerë shtrihej
E kishim edhe Gurin e Shpuem
Bashkë me të moçmen, Mollën e Kuqe
Kapur nga perendimi e deri në veri
I lagur nga Adriatiku me Detin e Zi
Prej ku lind Dielli e tek perëndon
Egje, Anatoli vendit tim i takon, se
Ishte tokë e jona, që i thonim Pellazgji,
Nipa e mbesa…! -rritur gjithherë në:
Iliri(Yll-i-ri), Arbëri(Ar-bën) dhe
Shqiptari(Skeptari)!
***
Nuk e lë pa i përmendur prej themelit
Pjesët nga lindja, në dalje të Diellit
Portat e Bosforit edhe Dardanelit
I hapte Apolloni për çdo mëngjes
Nga Mali Ida, në ujdhesën e Kresë,
Dëgjohej blegërima e Amaltes-ë
Tek po i jepte sisë djalit të Resë
Atëherë kur Zë-si qante me përtesë
Rrufeshëm dëgjohej Vringëllima
Nga vallja e shpatave në erë
Që luhej nga rojet Kuretë trima
***
Ti, deri vonë, i pate këto teritore !
Vende t’bukura e shum’ pjellore
Por Evropa ta bëri dramën
Tokën tënde tue e ndamun
Fqinjëve të tu, j’ua dhuroi
Edhe ty shumë të varfëroi
Edhe në numër shum’ të zvogëluan
Vrasja, përçarja që tjerët ta punuan
***
Megjithatë, zogu yt s’u ndal, s’pushoi
Anekand vendit të vet ai fluturoi
Dëshirën për Liri sërish e zgjoi
Djemtë e Shqiptarisë prapë na i afroi
Nga Lidhja e Madhe që u formue
N’Prizrenin e lashtë ku qenë tubue
Se Burrat e Dheut u patën zotue
Trojet e të parëve mos me i lëshue
***
Katër vilajetet i patën bashkue
Një shtet të fortë për me krijue
Në një Gjuhë për me këndue
Një Fflamur për me value
Rend dhe rregull patën shtrue
Lirshëm shqiptarët patën frymue
Si kombet tjera, patën fillue
Shtetin e vet me e lulëzue, por
Fqinjët tonë u patën trazue!
Pse Shqiptaria u rikrijue!?
Sërish filluan me e përça!
Që pastaj, më lehtë me e nda!?
***
As njëqind vjet nuk kanë kalue
Tri herë tupin ta kanë copëtue
Duer e këmbë t’i kanë shkurtue
Bishat e egra t’i kanë llaptue
Duar e trup edhe dy këmbë
T’i këputën tjerët ty me dhëmbë
Çamëri, Kosovë, n’Maqedoni
N’Mal t’Zi, n’Serbi edhe n’Greqi
Tue të nda shtetet në tavolina
Nëpër Londra edhe Berlina
Tu t’i marrë ty e dhënë atyna
Këlyshëve t’vet, shkavi e shkina
Jua ka dhënë, n’shenjë nderimi !
Kush tjetër, veçse perëndimi ?!
Shkoq nga unë e njgjit atyre
Po u jep gjah këlyshëve të tyre
***
Si Parisi edhe Londra
Si Berlini edhe Roma
Si Stambolli edhe Moska
Na e futën thikën gjer në kocka

***
Kështu gjithmonë kanë vepru
Shtetet tjera nga Evropa
Sa herë që ti po bën hopa
Ato ngrihen me t’bë copa
Për me t’fshi si shtet nga bota
Dhe me t’shti në t’zezat gropa
Kurrë për jetë ti mos me dalë
N’sytë e tyre iu ke bë halë…!
Ty me t’djegë, flakë me të kallë
Mos me t’lënë frymë me marrë
Se nuk mundën me t’asimilue
Po dojnë farën me ta shue
Kështu po loz Evropa mike
Me jetimët, në teh thike
Qoftë ajo homerike …!
Qoftë ajo diplomatike …!
***
E ne Besë gjithmonë tu i zanë
Dheun nën këmbë tu na e ngranë
Thika pas shpine tu na ra
Copë me copë tu na ba
Në pesë shtete na kanë nda
Si plaçkë lufte u ka ra
Me gjysmë shteti na kanë lënë
Se s’kanë mundë me na përzënë
Dhe me kaq nuk janë ndalë
Tutje rrugën kanë vazhdue
Nga një Kalë Troje, si trofe !
N’paqe a n’luftë, na e kanë dhurue?!
.
.
.
.
.
***
Si duket, prapë në skenë Evropa na del !
Kjo kurvë e vjetër, si nuse me tel ?!
Po do me na marrë neve nën sjetull !
Me na e qitë syrin, për t’na vënë vetull ?!
M’duket i erdhi fundi dhe do t’ndërpritet
Do ta shkulim n’rrënjë atë që përsëritet
Edhe Evropës do t’i themi në skenë
Mjaft moj meskine! Se rrenat t’u prenë.
***
Pra, kjo Evropa do ta lajë këtë hile
Kur Çështjen Tonë, drejtë ta zgjidhe !
E kjo çështje, është Tërësia !
Vetëm atëherë, për ne, do të jetë Liria !
Atëherë, do të pushojë edhe armiqësia
Dhe do të lirohet nga ankthi njerëzia
Ballkani kështu do të rehatohet !
Shkatërrimit madje do t’i largohet
Dhe ne këtë duhet ta mbërimë
Pa marrë parasysh çmimin
Sipas logjikës, do të ishte më mirë
Që më në fund ta lëmë veprimin
Po qe se tjerët, neve na detyrojnë
Atëherë ne mundemi shpejt e shpejt
Rendin punëve t’ua ndërrojmë
Gjithnjë duke llogaritur të fitojmë !
Po! – le ta qesim në fillim veprimin ?!
Të mbështetur në vullnetin e organizimin
Kurse për fund, le ta lëmë bisedimin
Ku vetë rezultati ta caktojë përfundimin
***
.
.
.
.

***
Nëse ju përsëri nuk bindeni
Dhe nuk doni të kuptoni
Ju lutem shumë, mos më qortoni
Troç do t’ua them, doni apo s’doni
Po deshët vetëm me veshë më dëgjoni
Po deshët drejt në sy më shikoni
Dhe kurrë për jetë mos ta haroni
Mirë e mirë në mendje ta shtrëngoni
T’ju del përpara kur të gaboni !
Të bëheni zap, veten ta frenoni
Fjalët, që juve dua t’jua them
E di mirë që, vështirë do ta kem
Sepse do më akuzoni për ekstrem
A ku ta di se në ç’kategori do të jem?!
Mbase unë i nxora nga arka e shpirtit tem
Të poppullit tim i kam, janë me drehem
As i kthej tagji për veti, as ia jap tjetrit ujem!
***
Do Ju lutem shum’! Mos merrni sersem
Atë që më ri në zemër edhe do ta them
Se, Toka të Lashta e të Reja dhamë
Trupin mbështjellur nga qefini n’mundim
Plagët e përgjakura me djesë i lamë
Mbërthyer xhamadanin, ngusht në shtërngim
Ideali me shpresën n’të njëjtin rrugëtim
Tok me lëkurë e shpirt t’Korifeut
U nxorën e u torën nga e imja jeta
Dhe presin si shpata e Damokleut, e
Vrasin si rrufeja e Zeusit, e vërteta
Se, për Ne, ato janë fjalë të arta
E për Ju, mbase janë të zjarrta, dhe
Ju djegin, sikur plagës krypë kur i hidhet
Sepse është Fjala! Po, Fjala që s’ndalet e s’lidhet
Mu atëherë kur vullneti i tjetrit s’përfillet!
***
Çka u them un’ mbane mend mirë
Pakëz histori do t’ju kërtylet
Në recitim do t’jem pak më i lirë
Për vargun e thurur nga zemra e dlirë!
Këndellur më parë nga shum’ martirë
E nxitur nga poetë të penës së mirë
Po qe se i merr vesh dhe do me i kuptue
Nuk rri dot i qetë për pa u trazue
Se nuk flas unë por flet vetë zemra
E nxjerr atë që e djeg nga brenda
Tamam si ylli kur shkëputet në natë
Nga barku e koka te gjoksi e zhvatë, e
Do t’i hedh shkëndijat si shpata me shpatë
***
Po sikur dhe Mali Plak t’më digjet, e
Lisi im i Vjetër në flakë të kridhet
N’vallen e djegies t’bëhet shkrumb e hi
Dhe hiri i derdhun anekënd botës
Nga murlane, tufane, larg të degdiset
Biblik të bëhet, sikush t’i vardiset
Koha rrebeshet t’mi vesh’ këmish’
Nga vetja, t’mos m’i hiqet rrotës
Dhe në mu bëftë si koci me mish
Apo si feniks nga vetja të niset
Të kthehet e t’bëht sërish Mal i Ri
Unë, s’lëviz nga i shenjti, ky vendi im !
Gjithmonë për mua legjitim
Dikur i Vjetër edhe tani i Ri
Prore, këtu do të rri ….!!!
Do të rri këtu me shekuj, serbes
Siç rrinin të parët e mi në Lashtësi
Dhe për jetë të jetëve do të pres
Ashtu siç pritet drita e Yllit të Ri
Njashtu siç pritet edhe për Liri, se
Një zjarr të vjetër këtu e kam ndez
Në vatër prushin e mbuluar me hi
Nuk e lë t’më fiket, për çdo mëngjes
Unë vetë atë gjithnjë e ripërtëri!
Pata dhe kam për të shum’ kujdes
***
Andaj, mua më ngroh dhe Dielli
Ai kur lindi, këtu më gjeti !
Thelluar n’kujtime nën Lisin tim
Numroja shekujt, varg në kalim
Edhe emrin ia vura unë për veti
Ndritje rrugëtimi deri n’amshim
***
Këtu më mba Toka edhe Qielli
Njërit i lutem e tjetrit i përkulem
Më ushqen Uji, Ajri edhe Bima
Më bëjnë të fortë, kurrë t’mos përulem
Më njohin Guri e Druri, Moti e Klima
Më njohin, madje si Pjellë e Bardhë
Që nga filli, dhe ajo që ka me ardhë
Kumtin ma sjell Pëllumbi i Bardhë
Herët n’kuqërrimin e Agut, -timin
Fatin ma thot Dushku im i Artë
Bashkë me këngën e Bilbilit, pra
Hiç s’më shkon mendja për harimin
Si ma duan tjerët përfundimin
Për vete e njoh veç përparimin, se
Ma njohin tjerët të Burrit vajtimin
Andaj, me mua jeton dhe Lashtësia
Ajo që m`erdhi nga vetë Perëndia
Dhe do t’mi qajë hallet e mia
Derisa t’mos shuhet Gjithësia
***
Unë, përsëri drejt po e them…!!!
Shkurtë e Shqip, hiç pa u tremb
Ju që s’kuptoni, lexone mirë !!
Qoftë nga inati, qoftë me dëshirë
***
Sikur dhe një Yll i vetëm të ndriçojë
dhe qielli i vrënët t’lotojë pa ndal
Dhe Hëna e plotë, natën të mos dalë
Unë, atij ylli, pas do ti shkojë
Derisa ylli të mos jetë ndalë, dhe
Shpirti im prapë ta ketë kallë
Me shpresën për shpresë, se
Unë, edhe më tej do të mbetem gjallë!
***
Un’ jam Shqiptar, jam autokton
Edhe pse ti Sllav nuk e pranon
Dhe ti Grek që po m’bie n’qafë
S’keni të drejtë të bëni gafë, se
Mua më thirrnin Lalë Zotat në këtë vend
Kur shum’ të tjerë si Ju, nuk binin në mend
Jetonin shpellave, gjysmë të egër
Për fruta, pemëve ua çanin degët !?
Ju, erdhët në Tokën time nga Urali!
Dolët nga Karpatet si bisha mali ?
Unë, ua mësova zejen, dijen …e shumëçka ?!
Në tokën time u shëtitët lirshëm, u endët gjithkah !
Madje, u bëra vend në timen shtëpi
Pa i marrë leje Atit tim, që më tha ?
Nga koha e lashtë, trashëgim ma la!
Mbaje për vete bir, e jo për miqësi !
Se i pret për miq, vet del qiraxhi! Unë
Ju pranova brenda dhe të lirë ju lashë !
Në shenjë miqësie dhe Besën j’ua dhashë !
Bukën e gojës me ju e thërmova ?
Nga sofra e ime nuk ju largova ?!
***
Që Ju ardhacakë të ndiheshit më mirë ?
Se vinit nga Stepet, lakuriq e t`mërdhirë
Teshat e shtratit i ndava bashkë me Ju
N’livadhe dhe ara s`vuna gardh e hu
Ju dhash bagëti, kullota, madje pyll me dru
Tani, po kujtohem dhe thellë pendohem !
Përse bamirësia s`mu kthye për së mbari ?
Athua vallë gabova, unë Iliro-Shqiptari ?!
Që futa në timen, jo aq të madhe Shtëpi
Mysafirë Karpatesh, të paftuar në gosti, që
Sot, duan t`më nxjerrin mua jashtë, si më zi
Madje më thuan, se qenkam bile qiraxhi?!
Edhe pse jetoj unë prej miravetëshh aty
Me bëma e gjëma n’timen Shqiptari
Djepa edhe varre në oborrin tim
Përolot me shkrime t’vjetra, n’epigrafim
Shqipja e jonë, s’lejon përkthim
Idioma Pellazge, mbuluar me dhe
Në pllaka varresh ndodhen tek ne
Jetën e moçme ma bëjnë të re
Edhe të resë i japin forcë shumë
Ndodhi e ngjarje ndër shekuj lumë!
***
Kot, edhe të tjerë si Ju, janë munduar
Nga Vendi im i Shenjtë, për t’më larguar
Barbarë, Vandalë, Gotë edhe Hunë
Romakë, Bizantë, Osmanë me dhunë!
Disa më vritnin, e tjerë më pritnin
Ca më therrnin e tjerë më mbytnin
Më digjnin mua dhe Tokën time
Skrumb e hi ma bënin thërmime
Gjenerata të tëra më mbeteshin jetime
Sërish nga Hiri, si Feniks i ri
Çohesha unë me gjithë Rini
Përherë ngrihesha me ballin lart
Shuaja etjen nga Kroni i Artë
Isha ndër popuj gjithmonë më i Lartë
Sa herë që e rimerrja veten unë
Turreshin barbarët në mua me dhunë
Për t`ma përzier besimin edhe fenë
T`ma prishnin gjuhën dhe MëmëDhenë
T`ma njgjiznin gjakun tim të Arbrit
T`ma ndërronin racën time t`Flokartit
***
Por unë su përkula e s’përkulem dot
Se kështu më deshi Zoti për jetë e mot
S`më zhdukën atëherë, s’më zhdukni as sot
Kam Unin e fortë, s’ma theni për mot
Çdo veprim i egër do t`ju shkojë kot
As nuk dorëzohem, e as s’gjunjëzohem
Nuk lypi lëmoshë, dhe as derdhi lot
Un’ fatit tim, gjthnjë, vetë i gëzohem
Në s’më nderofshi ju, vet’ do të mbrohem!
***
Pra, edhe ty, o zog shqiptari
Po ta them atë që ma tha i pari
N’fushë t’mejdanit kur të ndalesh
Qëndro larg brengash edhe hallesh
Aty s’ka vend për mendime të kota
Përgatitjeve më herët u ik koha,
Sepse, nuk del ti veç të tallesh?
Me cilindo qoftë armik që përballesh
Akcioni, strategjia bashkë me
Përkrahjen, që ti e zgjedh në shoqëri
Planifikohen më herët qysh n’Akademi
Pra, ushtarak, or trim me fletë!
Të mbetet ty ta zbatosh këtë në jetë
Ti do të jeshë prelud i vërtetë
I asaj çka duhet të vijë
***
Dhe mos humb kohë
As duar kryq mos rri!
Po, mësy! –ore, mësy!,
Në jug e n’veri
E, ç’pret! -që s’thërret!
Kushtrimin e vërtetë!
Ti, Lelegu i Bardhë!
Ti or, Api i Zi!
Lindje e perendim
Kërkoje Diellin tim!
***
Rrugës që i ke hy
Nuk të ndal njeri
Shtegun e hap vetë!
Dhe nga tjetër s’pret?!
Se, e ke për Liri!-për
Më t‘shtrenjtën në jetë,
Gjallnimi dhe historia
Kanë Nënë Lirinë
Veç ajo nuk falet, por
Fitohet, rruhet edhe mbrohet
Vetëm atëherë kur Uni të kallet!
Dhe nuk di më të ndalet…!!!
***
Ajo, veçse meritohet, se
S’mund të trashëgohet,
Edhe pse e dëshiron ti
Por, për të, jeta flijohet…!!!
Veçse gjaku i dëshmorit
Altarin e Atdheut e nderon
Ti, kur bindshëm, për të lufton?!
Kurrën e kurrës më mos haro!
Atë që e fiton një herë me jetën
Atë, ia përcjell edhe breznisë!
Madje ia lë bile amanet
Ta mbajë përherë, tok me veten
***
Këtë ta them Un’! -edhe Ti thuaje pra!
Nuk është fati i yt, që nga lart tu nda?
Derirsa kombet tjera, jo dhe aq t’mëdha
Historinë e tyre me laps e shkruajnë
E ty, hisja jote, të takon me e marrë,
S’je dhe komb i vogël për ata që druajnë
Por je nga kombet, padrejtësisht i ndarë
Që me gjakun e vet, historinë e shkruajnë?!
***
Pprandaj, ti gjithnjë, veç pranverave hapu
E dimrave me acar, mirë mblidhu
Për rrënjën tënde përherë kapu!
Me sojin tënd, fortë lidhu!
Qëndro drejt, fuqishëm mbahu!
Kurrë mos lejo të t‘thehet krahu
Përpara le të t’ec karvani jot
Se kështu të do Vatani për mot!
***
Dëgjoni dhe njëherë, një gjë po j’ua themi !
Që nga lashtësia, Ne, një Lis këtu e kemi!!!
Rrënjët Pellazgë, Trungun Ilir’ mbarë,
Degët Arbër, Frutat Shqiptarë!
Gjithnjë në vazhdimësi dhe kurrë i ndarë
Rrënjët e mia, futur thellë në dhe
Gjithnjë me gjakun tim i kam ujitur lalë
Në këtë tokë të shenjtë, trungun e kam parë
Me lot e djersë, trupin ia mbaj përherë
Ia njom dhe degët n`tonën Pranverë
Këtu, për jetë, plot me lule do t’i kem
Vjeshtat me fruta në vendin tem
I kam Kadem, Dem Baba Dem
Si mi la trashëgim dhe At’(i)Em
T’i përcjelli brez pas brezi. Rekuiem!
Ai si m’i tha, edhe unë po t’i them
***
Po, po, unë jam At’ i Skardit !
Jam nun i Malit të Sharrit !
Unë ia lash emrin këtij mali
Për hir e nder t’im djali
Në shumë vende të botës shkova
Që m’i pa syri e m’i shkeli thembra
Me Gjuhë Perëndie i pagëzova
Në Gjuhën Time u vura emra
***
.
.
***
Një të bëhemi, duam e themi,
Se vetëm të bashkuar mes veti sot
Tehun e kohës e thejmë, para vemi
Së bashku përpara ne ecim për mot
.
.
.

***

Autor: © Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 7 Janar, 2017 — 21:12

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.