Letërsi Kombëtare: BALADA E NDËRTIMIT TË KËSHTJELLËS

BALADA E NDËRTIMIT TË KËSHTJELLËS
Nga libri “Strategjia e shqiptarëvet” të Gjokë Dabaj-t

E përzgjodhi Prof. Zymer Mehani

Përmbajtja e baladës, të njohur prej të gjithvet, është kjo:
Kanë qenë 3 vëllezër. Ata po ndërtonin një kështjellë. Kështjella për ta ka qenë e domosdoshme, sepse popujt e tjerë, që jetonin rreth tyre dhe që i kishin kështjellat, i sulmonin përditë…
Simbolikisht kështjellat janë shteti. 3 vëllezërit janë
simbolikisht, bashkë me gratë e tyre, pjesa më e aftë e shtetasvet. Janë pjesa më e aftë, por janë edhe kreu i kupolës. Ata donin ta ndërtonin kështjellën, por një pjesë e tyre nuk donin të dinin që kështjella kërkon sakrifica. Shteti nuk krijohet dot dhe nuk mbahet dot më këmbë pa sakrifica. Kushti është që secili prej pjesëtarëvet të aftë për punë, apo edhe për luftë, të jetë i gatshëm për t’u sakrifikuar. Ky është kushti: Të kuptojnë pjesëtarët e një bashkësie: që janë bashkësi dhe që bashkësia nuk mund të qëndrojë, po nuk pranoi, sinqerisht, secili prej tyre, që të bëjë, jo me fjalë, por praktikisht, me vepra, sakrificën që i takon.
Pesha potenciale e sakrificës individuale është e shkallëvet të ndryshme. Ajo mund të konsistojë thjeshtë në zbatimin e orarit të punës, në lodhjen gjatë punës, në veçimin e një pjese të fitimevet për tërësinë (kuotizacionet, tatimet, taksat, donacionet), por në një shumicë rastesh pesha e sakrificës individuale në interes të bashkësisë mund të bëhet shumë shumë e madhe:
Mund të arrihet deri atje, sa t’i kërkohet individit që të japë edhe jetën. Madje mund t’i kërkohet individit që të japë, për interes të bashkësisë, edhe më shumë se jetën: Të sakrifikojë gruan e t’i lërë fëmijët jetimë. Ose të sakrifikojë edhe fëmijët.
Balada, duke u marrë pikërisht me këtë kulm të kërkesës për sakrificë, thotë që të 3 vëllezërit pyetën një njeri të shenjtë dhe ai ua tregoi mënyrën se si mund të ndërtohej kështjella dhe si mund të qëndronte më këmbë ajo kështjellë. Ata duhej, në radhë të parë të lidhnin besën për të qenë të sinqertë ndaj njëri-tjetrit, pastaj sakrificën ta bënte ai, të cilit do t’ia sillte fati. Njeriu i shenjtë u tha që njërit prej tyre, qysh të nesërmen, do t’i duhej të sakrifikonte gruan e vet, nënën e fëmijës së vet.
Marrë në veçanti, pesha individuale është vërtet tepër e
rëndë, por pesha kolektive e sakrificës s’është më shumë se 17%. Ata janë 3 vëllezër dhe kanë secili nga 1 grua. Dmth janë 6 pjesëtarë, njërit prej të cilëvet i kërkohet për t’u sakrifikuar. Fëmijët edhe pleqtë nuk kanë detyrime të vetëflijohen. Vëllezërit ia dhanë fjalën njëri-tjetrit se do t’ishin të sinqertë, Strategjia e shqipëtarvet por 2 prej tyre nuk e mbajtën fjalën. Ata u treguan gravet të veta, gratë gjithashtu u treguan të pasinqerta me kunatën dhe, në fund, sakrifica nuk u bë me “urdhër” të fatit, por me hile. U muros nusja e vëllait më të vogël. Ajo la fëmijën e vet jetim. Kështjella u ndërtua, por e gëzuan të pasinqertët, ata që nuk e meritonin. E gëzuan hileqarët. (Do të mund të cilësoheshin edhe me fjalë më të ashpra, por ne po ndalemi në kaq. Po i quajmë vetëm hileqarë.) Po të merren të 6 pjesëtarët si 100% të njerëzvet që u takonte për t’u sakrifikuar, del që 4 prej tyre, 66,6%, ishin hileqarë, të cilët kërkonin të rronin në kurriz të vëllait të vet. Vetëm 33,3% qenë të gatshëm për të bërë sakrificë. E bënë sakrificën dhe prandaj u ndërtua kështjella. U ndërtua kështjella, qëndroi kështjella, por ne shqiptarët (sepse balada është e jona) duhet ta kuptojmë (natyrisht, në mënyrë të figurshme) që, qysh në ato kohë të largëta, këto kështjella apo kështjellëza të Kombit tonë i ka mbajtur më këmbë sakrifica e madhe e vetëm 33,3% e pjesëtarëvet. Dhe duhet të kuptojmë kështu që, po të kishim më pak hileqarë në gjirin tonë, nuk kish pse të ishim sot vendi më i varfër në Evropë dhe vendi ku vetë ne nuk gjejmë ëndje për të jetuar.
Ne duhet të pranojmë që 66,6% e Kombit tonë nuk është
përmirësuar ende, sepse, po t’ish përmirësuar ky 66,6%, ne nuk do të iknim prej vendit tonë. Do ta gjenim këtu punën, do ta krijonim këtu pasurinë dhe do t’ishim të kënaqur në shtetin tonë, në qytetin tonë, në fshatin tonë.
Jemi pra, gjithnjë konvencionalisht, 66,6% e Kombit tonë
njerëz jo të sinqertë. Jemi vetëm 33,3% njerëz të punës serioze në dobi jo vetëm të vetëvetes, por në dobi edhe të Atdheut. Jemi madje 33,3% njerëz të mrekullueshëm, nga më të mirët që ka njerëzimi. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Kjo shifër na lë ne shqiptarëvet gjithë jetën mu në fund të Botës.
Mjafton të kesh hileqarë 66,6% të parlamentit, të atillë siç
ishin 2 vëllezërit më të mëdhenj te balada jonë, dhe krejt punët e shtetit, edhe të Kombit, të na shkojnë së prapthi. Mjafton të kesh hileqare 66,6% të administratës… Mjafton të kesh hileqarë 66,6% të gjykatësvet, mjafton të kesh hileqarë 66,6% të policëvet, të kontrolluesvet, të tatimmbledhësvet, të doganierëvet, të tenderuesvet, të përmbaruesvet, të dritëfaturuesvet dhe të dritëpaguesvet…
Kështu, duke e marrë si më realen shifrën 10 milionë të
shqiptarëvet që jetojnë në Shqipëri, pa futur këtu diasporën, na del shifra e hidhur që 6 milionë e 666 mijë prej nesh jemi hileqarë dhe vetëm 3 milionë e 333 mijë jemi shqiptarë të devotshëm. Kjo shifër është vërtet e ashpër. Ky konstatim është vërtet i rëndë. Asnjëri prej nesh nuk dëshiron të jetë pjesë e këtij 6 pikë 666 milionëshit… Madje secili mund të mendojë që i takon ajkës së Kombit, atij 33,3-përqindëshit.
Por ne nuk jemi të detyruar t’i besojmë baladës. Janë
sondazhet dhe statistikat ato që mund ta bëjnë verifikimin. Sa vëllezër kemi që ua bëjnë me hile vëllezërvet të vet? Vëllezër që nuk flasin njëri me tjetrin, vëllezër që rrihen e që edhe vriten. Jo për një gardh, siç thuhet shpesh nëpër gazeta, por për një hile, për mungesë sinqeriteti vëllazëror! Sa gra ka që ua bëjnë me hile burravet? Sa burra ka që ua bëjnë me hile nënavet të fëmijëvet të vet? Ua bëjnë me hile dhe i detyrojnë të heshtin, se kërcet druri! Sa fëmijë nuk duan të jenë mirënjohës ndaj prindërvet?
(Për aq sa kanë mundur të bëjnë prindët për ta!) Po sa burra “zot shtëpie” ka, që gjysmën e të ardhuravet të familjes i lënë nëpër restorante e klube, ndërsa gratë e fëmijët e tyre ushqehen me bukë thatë e me gjizë?!
Sa punëtorë kemi, në shkallë Kombi, që punëdhënësi të
mund t’ua japë punën në mëngjes dhe të mos ketë frikë se do t’ia kryejnë keq? Punëtorëvet tanë duhet t’u rrish gjithë ditën Strategjia e shqipëtarvet mbi punëdhënësit. Sa zyrtarë kemi që i kryejnë punët e veta pa hile, qoftë ndaj shtetit, qoftë ndaj vartësvet apo eprorëvet, qoftë ndaj publikut? Sa zyrtarë kemi që nuk pranojnë ryshfet? Sa zyrtarë kemi që nuk japin ryshfet, kur kërkojnë punësim? Sa zyrtarë kemi që nuk bëjnë makinacione, dmth hile, duke shfrytëzuar vendin e vet të punës? (Nëse do të rrinim këtu të numëronim llojet e makinacionevet, nuk do të na mjaftonte 1 libër) A kemi administrata hileqarësh apo kemi administrata njerëzish të sinqertë? Sa policë, rrugorë apo të llojevet të tjerë, kemi që janë mirëfilli policë e jo ryshfetxhvatës? Sa gjykatës kemi që janë mirëfilli gjykatës? Më në fund, ministrat e kryeministrat shqiptarë, a janë udhëheqës të ndershëm e të devotshëm në shërbim të Kombit tonë, apo janë të atillë që historiografia do të detyrohet t’i cilësojë negativë, siç ka ndodhur në shumicën e rastevet?!
Ky është testi, i cili na jep përgjigjen: Jemi një komb
hileqarësh apo jemi një komb njerëzish dinjitozë?!

Shperndaje ne
Updated: 7 Janar, 2017 — 21:22

The Author

GJOKË DABAJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.