Letërsi Shqiptare: EMISARËT GRI (Poezi)

EMISARËT GRI
(fytyrat e hirta)

Emisarët gri po defilojnë
Qytetit dhe fshatit qarkullojnë
Ditë për ditë po na shtohen
Si gjarpinj po shumohen
Tufa-tufa po na bredhin
Farën e të keqes mbjellin,
Ca me shkollë e ca pa shkollë
Gjithë një qime, mjekër hollë
Inxhinierë a profesorë
Disa juristë e ca doktorë
Na përhapin një farë të re
N’është parim apo fe
Kush e di se ku ka le
Këtu tek ne po përhapet
Ashtu haptas po përkrahet
Edhe turpi me bukë hahet
Pa çka se jemi edhe të vjetër
E kemi tonën krejtësisht tjetër
Tani kthehemi e përbuzim
E lavdërojmë Sulltan Topuzin
E përmendim ditë e natë
Rrofshin e qofshin për ne paratë
Se për to digjemi si dru i thatë
Veç t’i fitojmë na interesonë
Se për çështje s’na bëhet vonë
Emisarët po qarkullojnë
Shoqi shoqin ta takojnë
Rrjetin e vet ta zgjerojnë
Që biznisi bukur tu rritet
Edhe paga mos tu ndërpritet
Vaj medet për këta të mjerë
Që e kanë shpirtin sterrë
Dhe ndërgjrgjen e rënduar
Punë të këqia duke punuar
Ditë e natë po mundohen
Sa ma shumë të pasurohen
S`pyesin për çështje apo gjini
Duken njësoj në fytyrë,të gjithë gri
S’duan të dinë për komb
As nuk e dinë ç’është kauzë
S’janë as për shkop
Dhe as për tërkuzë
Vishen e mbështjellen
Si kukulla bostani
Lum për ato që mi ka jarani
Djersën e trupit ua fshinë jorgani
Mbahen e hiqen se janë të pastër
Tamam si halja që rri në ngastër
Në mos paçë punë thuaje të vërtetën
Në veshë të shurdhët ajo zatetën
Shoqëria jonë matën me kutë
Atje ku s’është fortë,e gjenë butë
Presim e mbesim edhe ne me shpresë
E dimë që i përmjerri s’lahet me vesë
Tradhëtitë e tyre s’i lanë as lumi
Po qe se neve nuk na del gjumi
Të këndellemi një herë e përgjithmonë
E ta flakim përtej qenies sonë
Këtë vello gri edhe me lara
Kurrë më tek ne, mos i mbiftë fara
S’ka se ç’na duhet ky lloj marifeti
Që e sjellin marifetçinjë nga kurbeti
Ngjizur me drizë nga farë laneti
Sikur dhe na qoftë parim apo fe
Lulzoftë e qoftë atje ku ka le
Ne e kemi tonën një komb dhe një fe
Të gjithë sa jemi një nënë na ka le
Me gjuhë të shqipes n’djep na ka përkundur
Kurrë për jetë t’jetëve mos me u lëkundur
Të mbesim ata që jemi e ishim ngaherë
U bëmë mysliman se ishim të krishterë
Të rritur me dhallë a me t’kuqen venë
Të lindur në dimër a në stinën verë
Të gjithë për një, një për të gjithë
Sikurse degët në të moçmin lis
Vetëm ashtu kombi do t’na ruhet
Kështu Shqiptaria kurrë s’do të shuhet.

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 11 Janar, 2017 — 23:52

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.