EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT (VI)

Brahim_Avdyli

  Shkruan: Brahim (Ibish) AVDYLI

Në pjesën paraprake e kemi vërtetuar se Dodona e ka prejardhjen nga malet e larta të Tomorit, të Shqipërisë, për të cilën na flet me gjuhën e malit të shenjtë Perikli Ikonomi; na flet me gjuhën e emërtimeve rreth e rrotull këtyre bjeshkëve të larta e të shenjta, që e ruan kudo kjo bjeshkë e madhe shqipe deri në ditët e sotshme; me gjuhën shkencore të shkencëtarëve të vjetër grekë, që analizohen nën dritën e gjuhës së mbetur gjallë, gjuhës shqipe, dhe bëjnë fjalë vetëm për malet e Tomorit, sado që kanë gërmuar në Janinë të Epirit pellazgo-ilire, gjoja sikur janë “në tokë greke”, duke gjurmuar.

Në radhë të parë, e kemi deshifruar çka do të thotë “Epiri”, sado që Evropa na e nxjerrë për “tokë greke”. Por, ende do të merremi me Dodonën, me qytetin e Dodonës së dytë, e cila nuk e “sheh detin”, nuk është “dimërkeqe”, dhe nuk e ka Lopësinë për skaj, as fushat e pambarim të Myzeqesë.

Në e kemi parë se “qyteti i Dodonës”, i ka në të vërtetë dy vende në Shqipëri, rreth Tomorit dhe në Tomor. “Shkencëtarët” gjurmojnë rreth “qytetit të parë” të Dodonës dhe nuk e shohin Dodonën e Tomorit. Pseudoshkencëtarët dhe shkencëtarët e vjetër Evropian e greko-sllavë, apo të Botës i numërojnë “zbulimet” e tyre, sikur atje fillon miti i krijimit të botës dhe mitologjia “greke”.

Ky është për ta “qyteti i parë”, sepse nuk e shohin të vërtetën. De fakto, ai është qyteti i dytë apo i tretë i Dodonës, i ndërtuar në Tomar të Epirit, “i lakuar” nga pendët greke, që duan ta nxjerrin “zanafillën” e botës nga “territori grek”, i cili është grabitur nga grekët pamëshirë, d.m.th. prej territorit pellazgo-ilir, prej duarve dhe mendjeve të tyre. Ne do të futemi në një analize shkencore me libra të veçanta të kësaj çështje, që është e domosdoshme të merren në këtë shqyrtim. Ne po e fillojmë së pari me Niko Stylon, duke vazhduar me të tjerë. Niko Stylo e fillon këtë shqyrtim me studimin e Mumies së Alkmenës, të gjetur e të ruajtur në Muzeun Kombëtar të Zagrebit, në Pavionin e Arkeologëve të Egjyptit, e cila është kufoma e një gruaje, e njohur si Agramer Mumia. Sipas Plutarkut, të theksuar nga vetë Niko Stylo, çvarrimi dhe varrimi i Alkmenës ka ndodhur në kohën e Faraonit Nektanavi i Parë, mbretërimi i të cilit është më 378 p.e.s., d.m.th. në hapësirën kohore që e përcakton analiza e karbonit të cohës së linit, me të cilën është mbështjellë ajo, d.m.th. Mumia e Zagrebit. Sipas Niko Stylos, varri i Alkmenës ishte në Dodonën e lashtë, mu pranë pemës së lisit të shenjtë, lisat e Figos.

Pa u futur në librat e Apollodorit dhe autorëve të tjerë, të gjenealogjisë së emrave apo miteve “helene”, siç i quan me të padrejtë autori, kur e bën gabimin e parë shkencor, as nëse është Alkmena nëna e Herkulit për grekët apo jo, ne po merremi vetëm me analizat e tekstit të Mumies, që janë me alfabetin jonik, alfabet i vjetër dhe pikërisht i alfabetit që e përdorte kleri i Dodonës së lashtë, për ne i Dodonës së dytë apo të tretë, i cili ndjek një përvojë tjetër nga metoda e shkrimit të sotshëm të gjuhëve Evropiane dhe të gjuhës shqipe, pra që fillonte nga e djathta e shkonte në të majtë. Gjuha e tekstit është gjuha jonike dhe gjenealogjitë nuk janë shkruar me të njëjtin dialekt. Kjo është arsyeja që specialistët të këtij teksti pretendojnë se gjenden në gabimet ortografike dhe se pranojnë se nuk dinë çfarë gjuhe flisnin etruskët e vjetër dhe mendojnë se ky shkrim atyre u përkiste. Por, këtu është një plotësim i veçantë që e bën Niko Stylo, e të cilin e lënë pothuajse të gjithë “shkencëtarët” para tij.

Askujt nuk i shkon ndërmend të analizojnë emrat sipas kuptimit të tyre historik dhe të gjejnë se prej cilës gjuhë kanë filluar të shkruhen ata. Mund ta kuptojnë deri diku se deti i “jon-ë” e ka domethënien e vetme sipas gjuhës shqipe, sepse ai, sipas greqishtes nuk ka kuptim. Ai nuk shpjegohet pa gjuhën e sotme shqipe. Këtyre gjurmuesve nuk u bien ndër mend që të njohin ligjet e këtyre gjuhëve dhe vrapojnë vetëm pas “emrave” të zotave, të veshur me dhunë me petkat “greke”, me mija petka të “mitologjisë greke”, që de fakto nuk janë “greke”, por pellazge-shqipe. Dialektet jonike, mandej edhe ato dorike, sipas Niko Stylos, ne i quajmë sot dialekte të gjuhës së mbetur gjallë, gjuhës shqipe. Dodona, po ashtu sipas të njëjtit, “ishte e vetmja në Epirin e vjetër dhe të vonshëm”, dhe se “për Dodonën do të shkruante vetë një libër të veçantë”.

Ky është gabimi i dytë shkencor që e bënë edhe vetë Niko Stylo, sepse “Dodona” e tij nuk “e sheh detin”, nuk i ka “malet e lashta plot me vëgjej”; nuk i ka “100 burime”; nuk është “dimërkeqe”; nuk është para saj “fusha e gjerë e Myzeqesë”; nuk është “Lopësia” e vjetër, etj. Varrin e Almenës e përcaktonte në Oropin e sotëm, pranë kishës së Shën Josipit, të cilën e gjeti banori i fshatit, Jorgo Petriti, gjatë hapjes së një varri të lashtë, pra Mumien, të mbështjellë me fasho dhe me ndërmjetësimin e gjyshit të Niko Stylos, e dërgoi në Tergjest. Të dhënat mbi këtë Mumie i gjejmë te Serafim Ksenopulos, i cili ishte bërë Metropol i Artës, me 27 Janar 1864.

Në librin e tij, ndër të tjera, thotë se ”midis këtij fshati dhe malit Zalongo, mendojmë se është qyteti i Alkmenës, ku duken rrënojat e një qyteti të lashtë” (aty, në faqe 237). Kur thotë se janë “rrënojat e një qyteti të lashtë”, Niko Stylo mendon se është fjala për qytetin e Dodonës, “të vetmen”-siç e thotë ai, pra qytetin e dytë apo të tretë apo me cilindo numër. Dihet se Alkmena apo Almena apo Alja është varrosur në kohën e Naktanavit të parë, diku gjatë përfundimit të sundimit të tij në vitin 378 p.e.s. Pirro Burri ka jetuar në vitet 319-272 dhe e ka ndërtuar gjatë kësaj kohe Dodonën e dytë. Ky shkencëtar na e jep se është ndërtuar, Dodona “e vetme” në Orop, pa pasur asnjë gjurmë të këtij qyteti të lashtë në rrënojat e gjetura, pra Dodonës. “Za-longo” është një tog fjalësh, sipas Niko Stylos, sepse “longo” shënon një pyll, ndërsa “za” shënon një zë të gjallë, por edhe të pavdekshëm dhe Zalongo nënkupton Pyellin e Alkminës.

Emri i Alkminës është në fakt Almina, sepse në tekstet jonike shënohet “Alje”, të cilin, më vonë, e shënojnë edhe “Alie”, pra Almina, jo Alkmina. Kështu na del qyteti që e përshkruan Plutarku, atje ku është gjetur varri i Alkminës, në veri të lumit Akeronda, siç e quajnë sot, ku siç thotë Plutarku se e pa nga Aliarto, që kjo do të thotë se ishte në vendin e lashtë dhe të ri, në Orop. Duke shqyrtuar vendin përreth, na jepet Zalongo.


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Siç thotë Serafim Ksenopulos, sipas Niko Stylos, “Lamari është vend i Epirit, që nisë në malin e Rinjashit dhe mbaron në gjirin e Ambrak. Përmbledh 15 fshatra të banuar me kristianë grekë (kur thotë “grekë”, ai bën gabim të madh, sepse nuk ka pasur “grekë” atëherë dhe aq më pakë “kristianë grekë”, shënimi i im, por po e citojmë ashtu siç është shkruar, sipas N. Stylos) e shtrihet deri në vendin e Alminës së vjetër”. (Faqe 234, të së njëjtës vepër të Serafimit).

Nëse e kalojmë në historinë kishtare të viteve të vona, në atë zonë e kemi peshkopatën e rogëve dhe të Kozyllit apo Mezyllit, e cila më pas është quajtur Manastiri i Kozyllit, në Lindje të Manastirit të sotëm të Zalongos. Këta emra, me rrënjë të përbashkët “yll”, që do të thonë “pyll”, janë domethënëse, dhe fjalët “koz” e “mez” janë fjalë avranitase, pra arbërore, shqipe, që e kanë kuptimin “virgjëri”, prej të cilave fjala “mezë” e ka humbur kuptimin e saj të drejtpërdrejtë të virgjërisë dhe atë fjalë e gjejmë në kuptimin “zogëz” dhe “kërriq”, që përdoret sot si metaforë për vajzat dhe djemtë e njomë, pra virgjër. Pyelli i Kozyllit apo Mezyllit e tregojnë se është Pylli i Virgjëreshës, ose edhe Pylli i Alies, pra Alminës, të thënë nga grekët Alkminës.

Aty mund të jetë fillimi i qytetit të Almenës, apo Alkmenës- siç i thonë grekët, apo Aljes, siç e thonë në origjinë arbërit (pra avranitasit), nënës së Herkulit, i cili ka udhëtuar kudo, edhe në Egjiptin e vjetër, por kjo nuk është gjeneza e qytetit të vjetër për Dodonën, as gjeneza “e vetme” për këtë qytet- siç thotë Niko Stylo, por Dodona pa numër, që i bie në Orop të Greqisë së sotme. “Qyteti i Dodonës” shtrihet nga pendët greke në shumë treva, për të përligjur të dhënat e tyre, sikur janë “atdheu” i të parëve të Evropës. Dinë të thonë se “Zotat” dhe “Zeusi” ka lindur në tokën e tyre, që e mbajnë ata, i kanë veshur me emra të rrejshëm, me tipare të rrejshme, me veti të rrejshme, etj. Harrojnë se ata vetë e kanë cituar “origjinën” e Greqisë prej pellazgëve, që kanë shtrirje nëpër territorin e sotshëm të Greqisë, që është një gënjeshtër e shumëfishtë. Pellazgët e vjetër hyjnorë janë pellazgo-ilirët dhe shqiptarët, nuk janë grekët.

Pellazgët e vjetër kanë ditur të popullojnë tërë Evropën dhe nuk janë grekët. Pellazgët e vjetër dhe shqiptarët e sotëm i kanë udhëhequr të gjitha shoqëritë e vjetra, prej Mesopotamisë, Indisë, Babilonisë, Persisë, Sirisë, Libisë e Izraelit dhe Jordanisë, nëpër Egjiptin e vjetër, Libi, Etiopi, Algjeri, Marok e Spanjë dhe tërë Evropën, Ballkanin apo Gadishullin Ilirik, pa harruar Turqinë e sotme, që mbanë aq shumë shqiptarë, dhe kthehemi prapë në rreth, deri në Indi. Pra, pellazgët hyjnorë janë pellazgo-ilirët, borealët, shqiptaret. Po të mund të quhej “Pellazgjia” vendi i të gjitha trojeve të gjëra anë e përtej, në të tri kontinentet ku kanë qenë, që e përbëjnë një “atdhe” të këtyre njerëzve të parë, atëherë janë shqiptarë, pra pellazgo-ilirë, sepse e kanë mbajtur “plisin e bardhë”, ndonëse sot flasin gjuhë të tjera.

Çdo komb e ka historinë e vet, edhe kombi shqiptar. Të huajt, rreth e rrotull, na kanë shkatërruar, na kanë copëtuar; na kanë grabitur; na kanë zvogëluar; na kanë shtyrë me dhunë që ti themi fjalët e tyre “shkencore”, se ne nuk jemi të parët; se nuk jemi pellazgë; se madje nuk e flasin gjuhën pellazgo-shqipe prej gjenezës së kombeve; se jemi të ardhur në tokat tona autoktone; se nuk kemi pasur gjuhë; se vonë kemi filluar të shkruajmë një gjuhë prej “Formulës së Pagëzimit”, në vitin 1462, etj. këto që janë gënjeshtra të kulluara armiqësore për ne, plot “shkencëtarë” shqipfolës, që pëshpëritin në gjumë gënjeshtrat e mbjella me dhunë, gjatë dhunës mijëvjeçare mbi shqiptarët.

Dhe, nuk të vjen çudi kur i dëgjon “shkencëtar të Evropës” që i pëshpëritin dhe i rrisin këto gënjeshtra, sado që nuk janë aspak të vërteta. Nuk është e vërtetë as ajo që e thotë “shkenca evropiane” dhe “shkencëtarët” e shumtë të botës. Njëri vjen nga Zvicra, qendra e Evropës, që po e marrim sot, Oliver Schmidt, i nderuar si “akademik” edhe në Akademinë e Shkencave të Kosovës. Dihet se ka shumë miq të ngushtë serb e serbo-fil, që kanë lindur të përbetuar te djalli i madh dhe janë armiq të përbetuar të shqiptarëve dhe të Kosovës, veçanërisht sot. Ai thotë se vazhdimësia iliro-shqiptare “nuk mund të provohet për shkak të mungesës së gjurmëve të mjaftueshme të gjuhës ilire”.

Gjuha ilire ka qenë gjuha shqipe, nuk ka si të mos ketë lënë gjuhë tjetër dhe ai u referohet vetëm armiqve tanë të mëdhenj nëpër tërë ballkanizmit ekstrem, të politizuar kundër shqiptarëve, pra “linguistëve”. Ata e konsiderojnë me qëllim vazhdimësinë iliro-shqiptare si “të pamundur”. Paralelen pellazgo-shqiptare nuk di “t`a vendosë”. Sikur shumë shkencëtar të Evropës, edhe ai e mbështetë “mendimin e linguistëve, të cilët e konstatojnë thjeshtë se ne nuk mund të provojmë që gjuha moderne shqiptare vjen nga ilirishtja, pasi nuk e njohim aq mirë sa duhet.

Mund të ekzistojë vazhdimësi iliro-shqiptare, por për momentin tonë ku ndodhen kërkimet tona, kjo është një hipotezë.” Ka mjaft të tjerë, që ndërthuren në këtë padituri të “shkencëtarëve”. Albano-logët bazohen në të ashtuquajturën “prejardhje të shqiptarëve prej ilirëve” dhe se “paraardhësja e saj gjuhësore është ilirishtja” për gjuhën shqipe, pa prova të mjaftueshme të provimit të saj shkencorë. S

hihet nga mitologjia e vjetër se Iliri është djalë i Evropës, krahas të tjerëve, dhe kështu themeloi më vonë fare-fisin, fisin dhe shtetin që mbahej mbi njërën prej tokave tona-Ilirinë (Ilyrinë), e cila shtrihej në tërë Evropën Jug-lindore, por më vonë edhe nëpër Austri, Gjermani, Angli, Francë, Spanjë, Francë e Itali, që gjenden sot prova të ilirëve. Po i marrim dy prova nga historia, që mbreti Ilir ka sunduar në Gjermani, Austri dhe Slloveni, pra në Evropë, dhe do të shohim mirëfilli se nuk ka askund “trashëgimtare” e ashtuquajtura “gjuhë ilire”, por do të shohim vetëm kudo rrënojat edhe gjendjet arkeologjike, që flasin gjuhën e pellazgëve, pra gjuhën e vjetër shqipe, pellazgjishten.

Gjuhëtari Joachim Matzinger, në një Ligjëratë në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, të mbajtur me 9 tetor 2012, në Vienë, pohon tezën se gjuha e sotme shqipe nuk e ka ilirishten, por proto-shqipen e lashtë. Sipas këtij gjuhëtari, ajo ka një lashtësi prej 3000 vjetësh. “Shqiptarët nuk duhet të shqetësohen që shqipja nuk e ka origjinën te ilirishtja”-thotë ai në përfundim. Pra shqiptarët, jo grekët, janë ata të parët që kanë populluar Evropën dhe Botën. Atëherë, janë quajtur pellazgë dhe kanë folur shqip, pra proto-shqipen e lashtë, me të folmet dialektore të kësaj gjuhe, sipas rajoneve ku ka jetuar dhe ku është ndodhur në periudhat e vjetra. Dihet se pellazgët nuk kanë rrjedhur vetën nëpër Greqi, në Greqinë kontinentale dhe ishujt. Ata kanë lëvizur e janë shtrirë në tri kontinentet, në Evropë, Azi dhe Afrikë.

Aty e ka bazën e vet; aty ka kultivuar mitologjinë e lashtë, e cila nuk është “greke”, por pellazgo-ilire, pra shqipe. Madje, këtu e bëjnë “gabimin” e qëllimtë ata që duan ta ngrehin drejtë vetes zanafillën e botës, krahas fakteve që nuk kanë gjasa t`i kursejnë nga gjenocidi kundër shqiptarëve. Shqiptarët janë bijtë e vetëm të pellazgo-ilirëve, nuk janë grekët, serbët, bullgarët dhe turqit. Vetë historianët e lashtë të Greqisë i fillojnë shkrimet e tyre me kulturën e gjuhën, që ata e kualifikojnë se “është barbare”, pra që vetë aspak nuk e dinin, sepse vinin nga vise të largëta të Afrikës, dhe ishin të zi, si futa, pra nuk ishin “arianë”, të çeltë, raca e bardhë e Evropës.

Athua nuk e dinin këta “njerëz të ditur” dhe nuk mendoheshin fare për këtë gjë fondamentale, se këta “barbarë” kishin vetitë e larta dhe të para të tyre, që të jenë vërtetë bujarë; mikpritës; njerëzor; besnikë, të vdesin për ta-kur e jepnin fjalën, të kenë besë, të e dinë se çka është besa, që është fjalë e madhe për Zotin, që jepet vetëm në shenjë të tij, me dëshmitarë të Zotit të Madh, pra engjëjve, me flatra, që janë pranë tij kur ai flet, dhe i raportojnë Zotit, por nuk shihen prej njerëzve dhe i tregojnë Zotit të Madh-nëse i pyet për këtë, sepse për këtë punë ndodhen pranë njeriut, poshtë, në tokë.

Prandaj, Zoti i Madh sheh gjithçka, dëgjon gjithçka, e peshon çdo gjë që flitet, bëhet, mendohet, nëpër tërë rruzullin tokësor. Njerëzit e tokës kanë Besë me Zotin e Madh, dhe këtë e kanë dokumentuar me BESËN E SHENJTË, me Perëndinë BES, që në lashtësi, moralit të besimit pellazg, që mësohet në shkollën e mistereve të Thotit. Kjo gjë dihet, por, ne po e shpjegojmë sërish. BESA apo “fjala e dhënë” është dukuri e popullit tonë, me rrënjë të lashta, jo prej mesjetës, siç pretendojnë të gjithë “dijetarët” e lashtësisë, sipas një listë të gjatë, por kjo gjë dokumentohet se është nga Perëndia BES, ai që i udhëheqë shqiptarët, pra prej pellazgo-ilirët e parë dhe hyjnorë, që flinin nëpër tokë, por ishin të lartë.

Kudo që ka shkuar, merrej me gjëra të shenjta, edhe në Egjipt dhe përfshirja e tyre ka qenë në të gjitha fushat e dijes, në të gjitha sferat. Të gjithë popujt i faleshin këtij Hyjniu, të titullar thjeshtë BES, në mbretërinë e lashtë të Egjiptit, Mbretërisë së Faraonit, dhe është simbol kryesor i arbërve, arëbërësve, punuesve të tokës, prej kah si duket u vije ky emërtim, e në radhë të parë po themi prej pellazgo-ilirëve, pra sot shqiptarëve.

Po ua sjellim ndërmend edhe një thënie të studiuesit francez, të viteve 1921, Jacques Boucart, nga vepra e tij “Shqipëria dhe Shqiptarët” (Paris 1921), të nxjerrë në shesh nga Fatbardha Demi, i cili dëshmon se “të gjithë shqiptarët që shtegtojnë në Lindje, janë të një mendje kur është rasti për të lëvduar virtytet morale të shqiptarëve, si: ndershmërinë e tyre të jashtëzakonshme, besnikërinë e tyre, karakterin e çiltër dhe gazmor, të hedhur e të gjallë dhe sidomos nderimin <> që e kanë për fjalën e dhënë, për Besën”.

Perëndia BES ishte mbrojtës i familjes së FARAONIT, e më vonë e shtriu këtë mbrojte mbi çdo familje të Perandorisë. Ai e kishte prejardhjen shqiptare, ilire dhe pellazge, deri në ditët tona. Në luftëra me “shpirtrat e këqij”, Perëndia BES e përdorte jo vetëm thikën teh-shkurtër, të njohur nga historianët si thikë ilire, por përdorte edhe veglat muzikore, si tamburin, etj. Ai na paraqitej si njeri i shkurtër, me një kokë energjike si të luanit, me mjekër të dendur. Një statujë e tillë është gjetur edhe në një shtëpi në Kodrën Albani, në juglindje të Romës, pranë liqenit me të njëjtën emër dhe dy emërtimet paraqesin etninë shqiptare, pra albanët e vjetër, të banorëve të vjetër të kësaj ane, përpara tjerëve, që e besonin vetë Perëndinë BES, në Gadishullin Italik. Në Egjipt, Perëndia BES njihej si mbrojtës i familjes, i martesës, i lehonave dhe i porsalindurve; si mbrojtës i shtëpisë nga syri i keq; mbrojtës i muzikës, i artit, i prodhimtarisë, etj.

Te i njëjti Perëndi përfshihen për t`u mbrojtur shumë “punë” apo profesione të ndryshme dhe të prodhimtarisë. Madje, Perëndia BES lidhet me besimin pagan apo sellenik të Dodonës, me arbërit, pra shqiptarët dhe lidhet me dhënien e Besës për të ruajtur të fshehtën, me ritet që e kanë origjinën e tyre në tokat pellazge, me fenë apo ritualet e besimit dhe shkencës së lashtë që titullohet edhe sot si “ekzoterizmi”, në ato rite që zhvilloheshin me tepër natën kur sundonte Perëndesha Sellenë dhe mbaheshin sekret. Sellena përfaqësonte Hënën, “diellin e vdekur”-siç e thërrisnin egjiptianët e vjetër hënën.

Kjo gjë, sipas miteve pellazge (jo greke) është pellazgo-ilire, kur thuhet se “Errësira dhe Nata kanë ekzistuar dhe më vonë është krijuar Dita”. Për rrjedhojë, i tërë kulti i besimit të Hënës ka qenë i pari të njeriu primitiv dhe perënditë e tjera kanë qenë perëndi hënore. Besimi hënor i Sellenës ka qenë besimi hënor i Dodonës, që mund të quhet “sellenizmi” dhe është më i vjetër se vetë besimi egjiptian. Duhet të mos harrojmë se Afrika Veriore dhe treva të Azisë dhe Afrikës, kanë qenë pjesë e Evropës Pellazgjike dhe se ajo është sunduar për një kohë të gjatë nga mbretërit e huaj, nga pellazgo-ilirët.

Pra, këtu kemi të bëjmë me një besim të popujve pellazgo-ilir, të cilëve u përket Perëndia BES, siç na e dëshmojnë jo vetëm emri, simbolet shoqëruese të tij, domethënia iliro-shqiptare e emrit Besë (ndër shqiptarët, ka plot emra të tillë, si emrat Besa, Besnik, Besart-a, Besianë apo Besian, Bestar, etj.), por edhe domethënia e Besës së dhënë tradicionalisht të pellazgo-iliro-shqiptarët, si veti e veçantë e karakterit, e ruajtur deri më sot vetëm te shqiptarët.

Popujt e tjerë në kontinent dallojë nga ky popull. Shkencëtari francez J. Boucard, cituar sipas Fatbardha Demit, në shkrimin e caktuar, vëren se “fjala <<besë>> më tepër do të thotë <>.

Por, duke qenë një fjalë thellësisht shqiptare, ajo është shume e vështirë të përkthehet. Besa është e vërteta, burrëria, mbrojtja, betimi, besnikëria ndaj zbatimit të një marrëveshje ose një detyrimi… Kjo fjalë ka edhe kuptime të tjera… Shqipëria na del në pah pikërisht sipas një kuptimi të besës: besa është feja e mikpritjes… mikpritja shqiptare i jep të huajit tipare të shenjta”.

Aq e plotfuqishme ishte forca e fjalës së dhënë tek ilirët, sa edhe traktatet midis mbretërive bazoheshim në lidhjen e besës. Shikuar historikisht, të gjitha marrëveshjet në mes të mbretërive pellazgo-ilire apo arbërve nga mitet e lashta apo periudhës më të hershme të shoqërisë njerëzore quheshin “BESË-LIDHJE”.

Besa ishte e shenjtë edhe kur i flijoheshin kafshë të gjalla perëndive dhe vet Zotit të Madh, Zeusit, në të gjitha mitet pellazge. Zoti i Madh apo Zeusi, si i thonë grekët artificial, cilësohej si mbrojtës i shenjtërisë së fjalës së dhënë. Thyerja e besës apo besëlidhjes te pellazgo-ilirët gjatë tërë periudhës së gjatë e mijëvjeçare konsiderohej si sjellje e papranueshme, e ndëshkueshme, prekje e interesave, dhe ishte një turpërim i pushtetshëm.

Ndërsa mbajtja e fjalës së dhënë, besnikëria, është ushqyer kurdoherë me gjirin e nënave tona arbëreshe që janë të gjitha pellazgo-shqiptare dhe është tipar kryesor i njeriut tonë. Edhe në ditët e sotme, dhënia e besës, pra BETIMI, si mjaft elemente të tjera të trashëgimisë pellazge te popujt e Evropës vijon në betimin e presidentëve, të qeveritarëve, të gjyqtarëve, etj., por pa shenjtërinë e saj që e kishte në lashtësi. P.sh. në lashtësi, Mbreti Pirro Molosi, kur nënshkroi me makedonët traktatin e paqes me be, e flijoi një cjap, një dash dhe një ka, për nderë të Perëndisë.

Flijime, për ditët e caktuara, ka sot te shqiptarët, që përcillen brez pas brezi. Zakone, tradita dhe veti të larta ka edhe ndër popujt e tjerë. Të sjellim ndërmend, se Briti, djalë Pirro Burrit, ka udhëtuar në Angli. Prej tij e ka marrë emrin mbretëria e Britanisë së Madhe. Evropa është mbushur me pellazgët, etruskët, ilirët e shqiptarët.

Ajo duhet të mendojë sa dhunë kanë bërë grekët, bullgarët, sllavët, serbët, që janë “themeluar” artificialisht në tokat e pushtuara ilire, duke mos e harruar Turqinë, që është osmane-jo turke, me të gjitha gjenocidet e tyre të pafalshme, për zhdukjen e kombit shqiptar. [Të tjerat, do ti përcjellim në vazhdimet e mëtutjeshme…]

Niko Stylos, “Historia e shenjtë e arvanitasve”, Printing Press, Prishtinë 2004, faqe 8-9. Po aty, faqe 10. Po aty, në faqen 12. Po aty, tekstualisht, faqe 76. Po aty, tekstualisht, faqe 275. Po aty, e njëjta faqe, në fund. Po aty, faqe 292. Cituar sipas shkrimit në gazetën „Tribuna“, të datës 11 shkurt 2013, „Shmidt: nuk ka prova se shqiptarët janë pasardhës të ilrëve“. Oliver Schmidt, po aty, Shiko publikimin në agjencionin Floripress, të dates 16. Tetor 2012, “Gjuha e shqiptarëve nuk është bijë e ilirishtes”, http://www.floripress.com. Fatbardha Demi, “Si u hyjnizua <> e Arbërve në tempujt e Faraonëve“, artikull i dërguar te autori, me datën 18.12.2012. Jacques Boucart, „Shqipëria dhe Shqiptarët“, Dituria, Tiranë 2004, faqe 30, cituar sipas shkrimit të F. Demit. Shkrimi i Fatbardha Demit, po aty. Po aty. Jacques Boucart, vepra e cituar, faqe 50, nga i njëti shkrim i Fatbardha Demit. Mehdi Frashëri, “Historia e lashtë e Shqipërisë“, Plejad, Tiranë, 2012, faqe 46.

Shperndaje ne
Updated: 22 Tetor, 2015 — 20:35

The Author

Brahim Avdyli

DISA SHËNIME BIOGRAFIKE PËR AUTORIN DHE VEPRAT Brahim Ibish Avdyli është i lindur më 5.9.1960, në fshatin Morinë, Komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës dhe i takon plejadës së shkrimtarëve të fundviteve shtatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX). Që në vitet e hershme të rinisë u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e kombit shqiptar. Ai merret paralelisht me shkrime shkencore, gazetar e publicist, krahas krijimtarisë letrare (prozë, poezi, dramë, etj.)... Katër klasat e para të shkollës fillore "Ganimete Terbeshi" i ka kryer në Morinë të Gjakovës dhe katër klasat e tjera, në fshatin Ponoshec, në kushte mjaft të rënda. Pastaj i ka vazhduar dy klasat e para të gjimnazit “Hajdar Dushi“ në Ponoshec dhe dy klasat e fundit, me rezultat të shkëlqyeshëm, në Gjakovë, duke udhëtuar këmbë apo duke banuar atje. Më 1979 është regjistruar si student me korrespondencë në Fakultetin Filologjik, të cilat i kreu në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe. Pas fatkeqësisë shëndetësore, ka vazhduar t’i ndjekë studimet në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në Fakultetin e Shkencave Politike - Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, të cilat i ka kryer, me qëllim të përmirësimit. Aty ka vazhduar me studimet e pas diplomës dhe e ka mbrojtur temën e magjistraturës, në tetor të vitit 2010. Brahim Avdyli ka botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-organizative, ndërsa gjatë viteve 1990-1995 e ka redaktuar e udhëhequr revistën gjithëshqiptare „Qëndresa“ në Zvicër, e cila është botuar me vështirësi jashtëzakonisht të mëdha financiare e politike... Deri më sot e kanë parë dritën e botimit këto vepra: -"Në hijen e Alpeve", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983; -"Buka e kuqe", poemë, Atdheu, Cyrih, 1990; -"Kur zgjohet Dodona", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992; -"Pasqyrë e përgjakur", poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994; -"Klithje nga fundi i ferrit", poezi, Onufri, Tiranë, 1997; -"Gjuha e dheut tim", poezi, Albin, Tiranë, 1999; -"Klithje nga fundi i ferrit", botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000; -"Baraspesha e humbur", poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003; -"Vragat e një kohe", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005; -"Lëvozhga e vdekjes", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007; -"Stelele Veşniciei /Yjet e Përjetësisë", Poezie albaneză, din Kosova, BKSH të Rumanisë, Bukuresht, 2008; -"Zogu i këngës", poezi të zgjedhura, SHB “Pjetër Bogdani”, Has, 2009; -"Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj", politikë e publicistikë, Brezi `81, Prishtinë, 2011; -"Qielli i paprekur", poezi, Brezi `81, Prishtinë 2012; -"Vetëvrasja e një poeti", dramë e kthyer nga romani me një titull tjetër, Shoqata e Intelektualëve "JAKOVA", Gjakovë, 2013; -"Shtegtimi i lirisë", poezi, Faik Konica, Prishtinë 2014; -"Torzo e shpirtit tim/Der Torso meiner Seele", zgjedhje e poezive në shqip e gjermanisht, Amanda Edit Verlag, 2015; “Arena e dhembjeve”, poezi, Botimet Meshari, Prishtinë 2017. “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, vepër analitike e publicistike, Lena Grafik, Prishtinë 2019. Tani, pritet të botohet vepra “Die Verrückten Pferde”, me lektur nga zvicranja Laura Shämerli dhe redaktori Dr. Naim Kryeziu, Magic Verlag, Basel 2019... Janë të shumta veprat e ndryshme, të cilat janë botuara nga fushat e letërsisë, publicistika e antologjitë, shqiptare e ndërkombëtare, apo ato që e kanë brenda faqeve të veta, me punime apo me fotografi. Ato, nuk i numrojmë... Mjaft shkrime e vepra të pabotuara i janë marrë nga policia sekrete serbe apo nga policia shqiptare dhe janë zhdukur, pa gjurmë... Poezia e tij kryesisht është përkthyer në gjuhët italisht, gjermanisht, rumanisht dhe pak më pak në anglisht. Brahim Ibish Avdyli është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK); i Autoreve dhe Autorëve të Zvicrës (AdS); dhe i disa organizatave të tjera. Këto poezi lirike janë nga libri më i ri i poezisë së tij lirike...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.