Letërsi Kombëtare: NË FAMILJEN REXHA(Poezi)

1.
Si duhet atdheu
dhe kombi,
Nëse doni ta mësoni,
Ju lutem,
mos vononi,
Në FAMILJEN REXHA
Shkoni!
2.
Nëse doni të kuptoni
Çfarë është NDERI
dhe BESA,
Ju lutem,
mos hezitoni,
Shkoni
në Familjen Rexha-
Portë e hapur
për mikun.
Emër i lavdishëm
Nderi dhe krenarie.
Vatër e Heroit
Shembull atdhetarie.
3.
Nëse doni ta dini
Ç’është MIKPRITJA
E BESA SHQIPTARE
Ju lutem,
shkoni,
shkoni
Te Rexhajt-
Te kjo Familje e madhe-
Emër që s’pat frikë,
Me zemrën çelik,
Kështjellë e dëshmorit,
Besëlidhje e malësorit.
4.
Nëse doni ta dini
Si duhet Kosova
dhe Nënë Shqipëria,
Ju lutem,
rendni e shkoni
Te MOTËR Sanija-
Tmerr për armikun
Dhe dridhje për tradhtinë,
Besnike
e Komandant ABEDINIT,
Shqipe, gjeraqinë.
E betuar
me besa-besë,
Në Pushkë të SANDOKANIT,
Burrneshë
me gjithë zemër
Motër e NUHI LUANIT.
5.
Nëse doni ta dini
Si duhet Liria
dhe Flamuri
Ju lutem,
Sa më parë shkoni,
Te trim SOKOL BURRI-
Te Familja e tij
Shkoni,
Të kaluarën ta mësoni
6.
Dje,
në stinën e trazuar,
Me gjëmba,
E shpuar
me therra,
e përgjakur,
Me dhembje
E përflakur.
7
E sot
plot krenari
Shembull
I qëndresës
Për mua dhe për ty
8
Dje,
në ditët
plot stuhi,
Nën çati t’shtëpisë
reja e zezë vërtitej
Jua përmbysi
bukën e kripën
nga mllefi i pabesisë
9
Ju,
FAMILJE ATDHETARE
i hapët kraharorët
para tytave të barbarit
Mburojë dhe istikam
Iu bëtë vatanit
Derdhët gjak
Dhe zjarrin
në grusht e shtrënguat
E plumbat e gjaksorëve
I shkritë nëpër duar
10
Kundër jush
hapën zjarr
çetnikë të urrejtur
Me disa tradhtarë
11
Ju,
FAMILJA REXHA,
Me trimëri dhe guxim,
Armiq dhe tradhtarë,
Të atdheut tim,
Me turp i dëbuat,
I shporrët në pakthim.
Sot me ju jem’ krenarë
Ju do Kombi im.

Poezi nga Zymer Mehani

Shperndaje ne
Updated: 14 Janar, 2017 — 09:40

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.